ffk-llogofinKomisari i Garave i Raiffeisen Superligës, Ismet Ahmeti, më datën 27.09.2013, lidhur më regjistrimin e ndeshjeve të javës së  7-të  për Kampionatin 2013/14,  – shqyrtoi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll (kategoria e sendorëve), andaj duke u bazuar në dispozitat e nenit 56 të Propozicioneve, nenit 68 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka, mori këto
                       V  E  N  D  I  M E
1. REGJISTROHEN ndeshjet e javës së 7-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll për edicionin 2013/14, me rezultatet e arritura në fushë – Renditja në faqen e ardhshme te Buletinit
Java e 9-të më 5/6.10.2013 nga ora 15.00
2. Duke shqyrtuar dhe analizuar raportet e vëzhguesve, kontrollorëve, dhe të dhënave nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur më rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të javës së 7-të të Kampionatit, kategoria e seniorëve, ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim kryesisht në kohën e paraparë në një organizim shumë të mirë.
Komisari i Garave  ka vlerësuar se ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri sipas Propozicione dhe Rregullore të garave të FFK-së, (përveç ndeshjes TREPÇA-PRISHTINA, e zhvilluar në Mitrovicë, ku ka pasur hedhje të gjësendeve e forta dhe në min. 40 edhe është goditur me një kënaçe të zbrazët në kokë kryetrajneri i KF “Prishtina”, konstatim ky që ka prishur në masë të madhe organizimin e ndeshjes në fjalë.
Megjithatë, për rregullsinë e takimeve, sjelljet e lojtarëve dhe zyrtarëve në ndeshje dhe të ndëshkuarve (kryesisht me kartonë të verdhë – apo edhe të kuq),  pastaj, Vëzhguesve, Kontrollorëve e Gjyqtarëve, për moskryerjen e detyrës së besuar sipas Propozicioneve apo qëndrimeve të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së), Komisari ka vendosur që aty ku ka pasur lëshime, tek Komisioni Disiplinor të inicioi procedurën e duhur.
Andaj, Komisari i Garave, mbështetur në gjithë materialin e prezantuar, incizimeve televizive (dhe Raporteve te personave zyrtar të FFK-së), si dhe mjeteve të informacionit, tek ai Disiplinor, për këtë javë, ka gjetur prova për,
     INICIM të  PROCEDURËS DISCIPLINORE  ndaj:
1. Klubit të futbollit “Trepça” motivi: hedhje e gjësendeve të forta nga publiku në drejtim të pankinës së ekipit mysafir, me ç’rast në min.40 është goditur në kokë kryetrajneri i KF “Prishtina”, duke obliguar zyrtarin përgjegjës Bedri Sadiku, për sigurimin e raporteve nga policia e Kosovës dhe mjeku kujdestar, nga ndeshja Trepça-Prishtina, java e 7 e Raiffeisen Superligës e zhvilluar në Mitrovicë
2. Fizioterapeutit të KF “Prishtina’, Alban Llumnica,  motivi: keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe vënia  në lajthitje e personelit zyrtar dhe opinionit të gjerë lidhur me konstatimin dhe ndihmën e lëndimit të Afrim Tovërlanitt, në ndeshjen Trepça-Prishtina, Java e 7 e Raiffeisen Superligës e zhvilluar në Mitrovicë
3. Kryetrajnerit të KF “Prishtina’, Afrim TOVERLANI, motivi: deklaratave të pamatura e të pargumentuara në mjetet e informimit publik (të shkruara dhe elektronike) lidhur më incidentin nga ndeshja Trepça-Prishtina, Java e 7 e Raiffeisen Superligës e zhvilluar në Mitrovicë,
4. Lojtarit të KF “Hajvalia” Festim KRASNIQI, me nr.licence 7 dhe libreze 1/1433, për shkak të ndëshkimit me karton të kuq (motivi: entim i goditje me bërryl e lojtarit të ekipit rival) në ndeshjen e Javës së 7 Hajvalia-Hysi e zhvilluar në Kizhnicë,
5.Drejtorit të KF “Hajvalia” Ali AJETI, motivi: kërcënim me ofendime ndaj gjyqtarit kryesor pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes Hajvalia-Hysi, Java e 7 e Raiffeisen Superligës e zhvilluar në Kizhnicë,
KËSHILLË JURIDIKE: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 8 (tetë) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa,  sipas procedurës së paraparë  më Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së
Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR  Nr.7.më dt.28/29.09.2013.
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Komisari i Garave të Raiffeisen Superligës
Ismet Ahmeti
Komisari i Garave i Ligës së Parë, Ismet AHMETI, më datën 27.09.2013, në procedurën e regjistrimit të ndeshjeve të javës së  6-të  – Liga e Parë (kategoria e seniorëve) të vlefshme për Kampionatin 2013/14,  – shqyrtoi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve, andaj duke u bazuar në dispozitat e nenit 56 të Propozicioneve, nenit 68 të Rregullores së garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka, mori këto
            V  E  N  D  I  M E
1. REGJISTROHEN ndeshjet e javës së 6-të të LIGËS së Parë e Kosovës në futboll për edicionin 2013/14, me rezultatet e arritura në fushë,  Renditja në faqen e ardhshme te Buletinit,
Java e 8-të më 5/6.10.2013 nga ora 15.00
2. Duke shqyrtuar dhe analizuar Raportet e Vëzhguesve, Kontrollorëve, dhe të dhënave nga PROTOKOLET zyrtare të ndeshjeve, lidhur më rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të javës së 6-të të Kampionatit, kategoria e SENIORËVE, ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim kryesisht në kohën e paraparë. Vlerësuar nga Komisari i garave ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri sipas Propozicione.
Andaj, lidhur më këtë ndeshje dhe  për rregullsinë e takimeve, lëshimeve eventuale, sjelljet e lojtarëve dhe zyrtarëve në ndeshje dhe të ndëshkuarve (kryesisht me kartonë të verdhë – apo edhe të kuq),  pastaj, Vëzhguesëve, Kontrollorëve e Gjyqtarëve, për moskryerjen e detyrës së besuar sipas Propozicioneve apo qëndrimeve të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së), Komisari ka vendosur që aty ku ka pasur lëshime, tek Komisioni Disiplinor të inicioi procedurën e duhur.
Andaj, Komisari i Garave, mbështetur në gjithë materialin e prezantuar, inçizimeve televizive (dhe Raporteve te personave zyrtar të FFK-së), si dhe mjeteve të informacionit, tek ai Disiplinor, për këtë javë, nuk ka gjetur prova për,
         INICIM të  PROCEDURËS DISCIPLINORE  :
KËSHILLË JURIDIKE: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 8 (tetë) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa,  sipas procedurës së paraparë  më Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, ekspedimi me BULETININ ZYRTAR  Nr.6.më dt.28/29.09.2013.
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Komisari i garave të Ligës së Parë
Ismet Ahmeti