Komisari i garave të Raiffeisen Superligës, së Kosovës në futboll, më datën 26.08.2014, në procedurën e regjistrimit të ndeshjeve të javës së 2-të për Kampionatin 2014/15, – shqyrtoi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të SUPERLIGËS së Kosovës në futboll (kategoria e SENIORËVE), andaj duke u bazuar në dispozitat e nenit 56 të Propozicioneve e 68 të Rregullores së garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka, mori këtë,
V E N D I M
1/. Të regjistroi ndeshjet e javës së 2-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll për edicionin 2014/15, me rezultatet e arritura në fushë-Renditja në faqen e ardhshme te Buletinit,
2.Orari për vazhdimin e Kampionatit:
Java e 4-të më 03/04 .09.2014 nga ora 16.00 Java e 5-të më 13/14.09.2014 nga ora 16.00
3.Duke shqyrtuar dhe analizuar Raportet e Vëzhguesve, Kontrollorëve, dhe të dhënave nga Protokolet zyrtare të ndeshjeve, lidhur më rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të javës së 2-të të Kampionatit, kategoria e Seniorëve, ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim kryesisht në kohën e paraparë dhe në nje organizim kryesisht të mirë dhe korrekte (përveç ndeshjes Hajvalia-Llamkos Kosova, në të cilën ka patur largim të Kryetrajnerëve nga pankina,), të dhëna këto tëe vërtetuara edhe nga Raportet e zyrtarëve të ndeshjëve.
Komisari i garave ka vlerësuar se shumica e ndeshjeve kishin një rrjedhë dhe ecuri sipas Propozicione dhe Rregullore të garave të FFK-së. Megjithatë, për rregullësinë e takimeve, sjelljet e lojtarëve dhe zyrtarëve në ndeshje,të ndëshkuarëve (kryesisht me kartonë të verdhë – apo edhe të kuq), pastaj, Vëzhguesëve, Kontrollorëve e Gjyqtarëve, për moskryerjen e detyrës së besuar sipas Propozicioneve, Komisari ka vendosur që aty ku ka pasur lëshime, tek Komisioni Disiplinor të inicioi procedurën e duhur.
Andaj, Komisari i Garave, mbështetur në gjithë materialin e prezantuar, inçizimeve televizive (dhe Raporteve te personave zyrtar të FFK-së), si dhe mjeteve të informacionit, tek ai Disiplinor, për këtë javë, ka gjetur prova për,
Inicim të Procedures disciplinore ndaj:
1.Kryetrajnerit të “Hajvalia” Sunaj KEÇI, me nr.licence 175, motivi: sharje ndaj Gjyqtarit të katërt në ndeshjën HAJVALIA-LLAMKOS KOSOVA, Java e 2-të e Raiffeisen Superligës e zhvilluar në Kizhnicë,
2.Kryetrajnerit të “Llamkos Kosova” Ismet MUNISHI, me nr.licence 151, motivi: sharjeve banale ndaj Gjyqtarit të katërt, në ndeshjën HAJVALIA-LLAMKOS KOSOVA, Java e 2-të e Raiffeisen Superligës e zhvilluar në Kizhnicë,
2.Trajnerit të “Llamkos Kosova” Bekim SHOTANI, me nr.licence 65, motivi: sjelljeve të tija ndaj Gjyqtarit të katërt, në ndeshjën HAJVALIA-LLAMKOS KOSOVA, Java e 2-të e Raiffeisen Superligës e zhvilluar në Kizhnicë,
KËSHILLË JURIDIKE: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 8 (tetë) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa) sipas procedurës së paraparë më Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së,dt. 26.8.2014 Ekspedimi me Buletin zyrtar nr. 2.-dt.30/31.08.2014
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Komisari i garave të Raiffeisen Superligës,
Komisari i garave i Ligës së Parë, në cilësi të udhëheqësit të garave në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, më datën 26.08.2014, në procedurën e regjistrimit të ndeshjeve të javës së 1-rë – Liga e Parë (kategoria e Seniorëve) të vlefshme për Kampionatin 2014/15, – shqyrtoi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve, andaj duke u bazuar në dispozitat e nenit 56 të Propozicioneve, nenit 68 të Rregullores së garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka, mori këtë,
V E N D I M
1.Regjistroi ndeshjet e javës së 1-rë të Ligës së Parë e Kosovës në futboll për edicionin 2014/15, me rezultatet e arritura në fushë, Renditja në faqen e ardhshme te Buletinit,
2.Orari për vazhdimin e Kampionatit:
Java e 3-të më 03/04 .09.2014 nga ora 16.00 Java e 4-të më 13/14.09.2014 nga ora 16.00
3. Duke shqyrtuar dhe analizuar Raportet e Vëzhguesve, Kontrollorëve, dhe të dhënave nga Protokolet zyrtare të ndeshjeve, lidhur më rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të javës së 1-rë të Kampionatit, kategoria e Seniorëve, ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim kryesisht në kohën e paraparë.Vlerësuar nga Komisari i garave ato kishin një rrjedhë dhe ecuri sipas Propozicione.
Andaj, lidhur më rregullësinë e takimeve, lëshimeve eventuale, sjelljet e lojtarëve dhe zyrtarëve në ndeshje dhe të ndëshkuarve (kryesisht me kartonë të verdhë – apo edhe të kuq), pastaj, Vëzhguesëve, Kontrollorëve e Gjyqtarëve (për moskryerjen e detyrës së besuar) sipas Propozicioneve apo qendrimeve të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së), Komisari ka vendosur që aty ku ka pasur lëshime, tek Komisioni Disiplinor të inicioi procedurën e duhur.
Andaj, Komisari i Garave, mbështetur në gjithë materialin e prezantuar, inçizimeve televizive (dhe Raporteve te personave zyrtar të FFK-së), si dhe mjeteve të informacionit, tek ai Disiplinor, për këtë javë, ka gjetur prova për,
Inicim të procedures disciplinore ndaj:
1.Përfaqësuesit të KF “Llapi” nga Podujeva Muhamet REXHEPI, për shkak të përjashtimit nga pankina e ekipit, motivi: reagim në vendimine të Gjyqtarit kryesor dhe fjalosje më të në ndeshjës Flamurtari-Llapi, Java e 1-rë ë Ligës së Parë, zhvilluar në Prishtinë, (RPOVË; Protokoli dhe Raporti i Vëzhguesit)
2.Vëzhguesit ngaVëzhguesit të ndeshjws Vllaznia (p)-Deçani, e zhvilluar nw Pozharan Zija HAZIRI, motivi; lwshimeve esenciale nw Protokolin e ndeshjws, gabimisht i shwnuar ekipi qw ka shwnuar golin dhe golashwnuesi i ndeshjwpër Vllaznia (p)-Deçani: (RPOVË; shih Protokolin)
KËSHILLË JURIDIKE: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 8 (tetë) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë më Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi në faqen zyrtare të FFK-së, dt.26.8.2014,Ekspedimi me Buletini zyrtar nr.1 më 30/31.8.2014
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Komisari i garave të Ligës së Parë,