Komisari i Garave i Raiffeisen Superligës dhe Ligës së Parë, në mbledhjen e mbajtur më datën 10.11.2015, pasi shqyrtoi materialin e zyrtarëve të ndeshjeve lidhur me rregullsinë e fillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të Raiffeisen Superligës dhe Ligës së Parë dhe të dhënave nga Protokolet zyrtare, duke u bazuar në dispozitat e Propozicioneve të garave dhe Rregullores në fuqi
I N I C O I
Procedurën disiplinore:
1.Ndaj lojtarit të KF “Trepça ‘89”, Shpetim Idrizi me nr lic 10 dhe nr lib 5504 Karton i kuq (motivi- luajtje me dorë duke e hekur topin nga porta e zbrazët në ndeshjen KF Besa – KF Trepça ’89, e zhvilluar në Pejë me datë 08.11.2015) sipas raportit të personit zyrtar të ndeshjes.
2.Ndaj përfaqësuesit zyrtar të KF “Besa” Arber Muhagjeri (motivi – pas përfundimit të ndeshjes në lokalet zyrtare fyen dhe ofendon rëndë asistentin e dytë të ndeshjes Edmond Zeqiri me preteks se e ka anuluar golin e rregullt në ndeshjen KF Besa – KF Trepça ‘89 e zhvilluar në Pejë me datë 08.11.2015) sipas raportit zyrtar të vëzhguesit.
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.13 i dt.10.11.2015.
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Komisari i Garave i Raiffeisen Superligës dhe Ligës së Parë
Ismet Ahmeti. dv