ffk-llogofinKomisari i Garave i Raiffeisen SUPERLIGËS, Ismet Ahmeti, më datën 01.10.2013, lidhur më regjistrimin e ndeshjeve të javës së  8-të  për Kampionatin 2013/14,  – shqyrtoi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të Superligës së Kosovës në futboll (kategoria e Seniorëve), andaj duke u bazuar në dispozitat e nenit 56 të Propozicioneve, nenit 68 të Rregullores së garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka, mori këto
                       V  E  N  D  I  M E
1. Regjistroi ndeshjet e javës së 8-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll për  edicionin 2013/14, me rezultatet e arritura në fushë, përveç ndeshjes së ndërprerë Drita-Hajvalia, e cila regjistrohet më rezultatin zyrtar 0-3, në të mirë të KF “Hajvalia”.
2.Duke shqyrtuar dhe analizuar Raportet e Vëzhguesve, Kontrollorëve, dhe të dhënave nga Protokolet zyrtare të ndeshjeve, lidhur më rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të javës së 8-të të Kampionatit, kategoria e seniorëve, ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim kryesisht në kohën e paraparë në një organizim shumë të mirë.
Komisari i Garave  ka vlerësuar se ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri sipas Propozicioneve dhe Rregulloreve të Garave të FFK-së, (përveç ndeshjes DRITA-HAJVALIA e ndërprerë në min.73 të rrjedhës së saj, për shkak të hyrjes në fushë të tifozëve të ekipit vendas, më qëllimin e sulmit në lojtarët e ekipit mysafir.
Megjithatë, për rregullsinë e takimeve, sjelljet e lojtarëve dhe zyrtarëve në ndeshje dhe të ndëshkuarve (kryesisht me kartonë të verdhë – apo edhe të kuq),  pastaj, Vëzhguesve, Kontrollorëve e Gjyqtarëve, për moskryerjen e detyrës së besuar sipas Propozicioneve apo qëndrimeve të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së), Komisari ka vendosur që aty ku ka pasur lëshime, tek Komisioni Disiplinor të inicioi procedurën e duhur.
Andaj, Komisari i Garave, mbështetur në gjithë materialin e prezantuar, incizimeve televizive (dhe Raporteve te personave zyrtar të FFK-së), si dhe mjeteve të informacionit, tek ai Disiplinor, për këtë javë, ka gjetur prova për,
INICIM TË  PROCEDURËS DISCIPLINORE  ndaj:
1.Klubit të futbollit “Drita” motivi: dështim në organizimin e ndeshjes, respektivisht ofendimeve e sharjeve në kor ndaj KF “Drita”, dhe hyrjes në fushë të tifozëve më qëllim të sulmit të lojtarit të ekipit mysafirë dhe vendas), në ndeshjen Drita-Hajvalia, Java e 8 e Raiffeisen Superligës e zhvilluar në Gjilan,
2.Asistentit Armend LATIFI (motivi: notim më notën jokënaqshëm (2) dysh), në ndeshjen Trepça 89-Fushë Kosova, Java e 8 e Raiffeisen Superligës e zhvilluar në Mitrovicë,
KËSHILLË JURIDIKE: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 8 (tetë) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa,  sipas procedurës së paraparë  më Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR  Nr.8.më dt.5/6.10.2013.
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Komisari i Garave të Raiffeisen Superligës,
Ismet Ahmeti
Komisari i Garave i Ligës së Parë, Ismet Ahmeti, me datën 01.10.2013, në procedurën e regjistrimit të ndeshjeve të javës së  7-të  – Liga e Parë (kategoria e seniorëve) të vlefshme për Kampionatin 2013/14,  – shqyrtoi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve, andaj duke u bazuar në dispozitat e nenit 56 të Propozicioneve, nenit 68 të Rregullores së garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka, mori këto
                                   V  E  N  D  I  M E
1.Regjistroi ndeshjet e javës së 7-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për edicionin 2013/14, me rezultatet e arritura në fushë.
2.Duke shqyrtuar dhe analizuar Raportet e Vëzhguesve, Kontrollorëve, dhe të dhënave nga Protokolet zyrhttp://mediavision-ks.com/federata/wp-admin/post-new.phptare të ndeshjeve, lidhur më rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të javës së 7-të të Kampionatit, kategoria e seniorëve, ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim kryesisht në kohën e paraparë. Vlerësuar nga Komisari i Garave ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri sipas Propozicione.
Andaj, lidhur më këtë ndeshje dhe  për rregullsinë e takimeve, lëshimeve eventuale, sjelljet e lojtarëve dhe zyrtarëve në ndeshje dhe të ndëshkuarve (kryesisht me kartonë të verdhë – apo edhe të kuq),  pastaj, Vëzhguesve, Kontrollorëve e Gjyqtarëve, për moskryerjen e detyrës së besuar sipas Propozicioneve apo qëndrimeve të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së), Komisari ka vendosur që aty ku ka pasur lëshime, tek Komisioni Disiplinor të inicioi procedurën e duhur.
Andaj, Komisari i Garave, mbështetur në gjithë materialin e prezantuar, incizimeve televizive (dhe Raporteve te personave zyrtar të FFK-së), si dhe mjeteve të informacionit, tek ai Disiplinor, për këtë javë, ka gjetur prova për,
INICIM TË PROCEDURËS DISCIPLINORE  ndaj:
1.Lojtarit të KF “Deçani” Edmond GJIKOKAJ, me nr.licence 11 dhe libreze 10607, për shkak të ndëshkimit më karton të kuq (motivi:ofendime reagim në vendim dhe ofendime ndaj Gjyqtarit kryesor) në ndeshjen Deçani-Vëllaznimi, Java e 7 e Ligës së Parë, zhvilluar në Pejë,
KËSHILLË JURIDIKE: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 8 (tetë) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa,  sipas procedurës së paraparë  më Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR  Nr.7.më dt.5/6.10.2013.
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Komisari i garave të Ligës së Parë,
Ismet Ahmeti