Komisari i Garave të Raiffeisen Superligës, Ismet Ahmeti, më datën 08.10.2013, lidhur më regjistrimin e ndeshjeve të javës së 9-të për Kampionatin 2013/14, – shqyrtoi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të SUPERLIGËS së Kosovës në futboll (kategoria e SENIORËVE), andaj duke u bazuar në dispozitat e nenit 56 të Propozicioneve, nenit 68 të Rregullores së garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka, mori
V E N D I M
1. Regjistroi ndeshjet e javës së 9-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll për edicionin 2013/14, me rezultatet e arritura në fushë, – Renditja në faqen e ardhshme te Buletinit,
2.Duke shqyrtuar dhe analizuar Raportet e Vëzhguesve, Kontrollorëve, dhe të dhënave nga Protokolet zyrtare të ndeshjeve, lidhur më rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të javës së 9-të të Kampionatit, kategoria e Seniorëve, ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim kryesisht në kohën e paraparë në nje organizim shumë të mirë.
Komisari i garave ka vlerësuar se ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri sipas Propozicione dhe Rregullore të garave të FFK-së, (përveç ndeshjes Fushë Kosova-Ferizaj në të cilën pas përfundimit të ndeshjes është shqelmuar gjyqtari kryesor nga ndihmës trajneri i dytë i KF “Fushë Kosova”Muharrem Thaçi.
Megjithatë, për rregullësinë e takimeve, sjelljet e lojtarëve dhe zyrtarëve në ndeshje dhe të ndëshkuarve (kryesisht me kartonë të verdhë – apo edhe të kuq), pastaj, Vëzhguesëve, Kontrollorëve e Gjyqtarëve, për moskryerjen e detyrës së besuar sipas Propozicioneve apo qendrimeve të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së), Komisari ka vendosur që aty ku ka pasur lëshime, tek Komisioni Disiplinor të inicioi procedurën e duhur.
Andaj, Komisari i Garave, mbështetur në gjithë materialin e prezantuar, inçizimeve televizive (dhe Raporteve te personave zyrtar të FFK-së), si dhe mjeteve të informacionit, tek ai Disiplinor, për këtë javë, ka gjetur prova për,
Inicim të procedurës disiplinore ndaj:
1.Ndihmës trajnerit të dytë të KF “Fushë Kosova” Muharrem Thaçi, me nr.licence 166, motivi: shkelmim i Gjyqtarit kryesor pas përfundimit të ndeshjes (aty ku kryesisht bëhet përshendetja e akterëve të ndeshjes), si revoltim dhe bindje se ekipi i tij KF “Fushë Kosova” është dëmtuar në gjykimin e ndeshjës, F.Kosova-Ferizaj, Java e 9 e Raiffeisen Superligës e zhvilluar në Fushë Kosovë,
1.Klubit të Futbollit “Llamkos Kosova” , motivi: sjelljes së kryesuesit të grupit të tifozëve “Forca” më kërcnime banale ndaj Gjyqtarëve e Vwzhguesit, pas përfundimit të ndeshjës Llamkos Kosova-Hysi, e zhvilluar në Vushtrri, (Raporti i zyrtarëve),
KËSHILLË JURIDIKE: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 8 (tetë) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë më Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me Buletin zyrtar nr.9.më dt.12/13.10.2013.
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Komisari i Garave të Raiffeisen Superligës,
Ismet Ahmeti
Komisari i garave i Ligës së Parë, Ismet Ahmeti, më datën 08.10.2013, në procedurën e regjistrimit të ndeshjeve të javës së 8-të – Liga e Parë (kategoria e Seniorëve) të vlefshme për Kampionatin 2013/14, – shqyrtoi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve, andaj duke u bazuar në dispozitat e nenit 56 të Propozicioneve, nenit 68 të Rregullores së garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka, mori
V E N D I M
1. Regjistroi ndeshjet e javës së 8-të të Ligës së Parë e Kosovës në futboll për edicionin 2013/14, me rezultatet e arritura në fushë, Renditja në faqen e ardhshme te Buletinit,
2.Duke shqyrtuar dhe analizuar Raportet e Vëzhguesve, Kontrollorëve, dhe të dhënave nga Protokolet zyrtare të ndeshjeve, lidhur më rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të javës së 8-të të Kampionatit, kategoria e Seniorëve, ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim kryesisht në kohën e paraparë.Vlerësuar nga Komisari i garave ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri sipas Propozicione.
Andaj, lidhur më këtë ndeshje dhe për rregullësinë e takimeve, lëshimeve eventuale, sjelljet e lojtarëve dhe zyrtarëve në ndeshje dhe të ndëshkuarve (kryesisht me kartonë të verdhë – apo edhe të kuq), pastaj, Vëzhguesëve, Kontrollorëve e Gjyqtarëve, për moskryerjen e detyrës së besuar sipas Propozicioneve apo qendrimeve të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së), Komisari ka vendosur që aty ku ka pasur lëshime, tek Komisioni Disiplinor të inicioi procedurën e duhur.
Andaj, Komisari i Garave, mbështetur në gjithë materialin e prezantuar, inçizimeve televizive (dhe Raporteve te personave zyrtar të FFK-së), si dhe mjeteve të informacionit, tek ai Disiplinor, për këtë javë, ka gjetur prova për,
Inicim të procedurës disiplinore ndaj :
1.Lojtarit të KF “Flamurtari” Veton KABASHI, me nr.licence 6 dhe libreze 6493, për shkak të ndëshkimit më karton të kuq (motivi:start i palejuar si lojtar i fundit) në ndeshjën Flamurtari-2.Korriku, Java e 8 e Ligës së Parë, zhvilluar në Prishtinë,
2.KF “Flamurtari” motivi: mospërmbushja e obligimeve të zyrtarëve të ndeshjës Flamurtari-2.Korriku, Java e 8 e Ligës së Parë, zhvilluar në Prishtinë,
KËSHILLË JURIDIKE: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 8 (tetë) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë më Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me Buletini zyrtar nr.8.më dt.12/13.10.2013.
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Komisari i Garave të Ligës së Parë
Ismet Ahmeti