ffk-llogofinKomisari i Garave të Raiffeisen Superligës, Ismet AHMETI, më datën 16.10.2013, lidhur më regjistrimin e ndeshjeve të javës së  10-të  për Kampionatin 2013/14,  – shqyrtoi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të SUPERLIGËS së Kosovës në futboll (kategoria e SENIORËVE), andaj duke u bazuar në dispozitat e nenit 56 të Propozicioneve, nenit 68 të Rregullores së garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka, mori që të,
                                                                       V  E  N  D  I  M
1.Refuzoi si të pabazë Ankesën e KF “Trepça 89” lidhur më kontestimin e ndeshjes Trepça 89-Ferizaj,
2. Regjistroi ndeshjet e javës së 10-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll për  edicionin 2013/14, me rezultatet e arritura në fushë,  –    Renditja në faqen e ardhshme te Buletinit,
3.Duke shqyrtuar dhe analizuar Raportet e Vëzhguesve, Kontrollorëve, dhe të dhënave nga Protokolet zyrtare të ndeshjeve, lidhur më rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të javës së 10-të të Kampionatit, kategoria e Seniorëve, ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim kryesisht në kohën e paraparë në nje organizim shumë të mirë (përveç ndeshjes DRITA-LLAMKOS KOSOVA, e zhvilluar në Ferizaj, ku përukundër organizmit dhe prezencës së madhe të sigurimit, shiquesit e ekipit vendas (Drita), kanë filluar a pastaj edhe shiquesit e ekipit mysafir ia kanë kthyer (sharjet shumë vullgare).
Komisari i Garave  ka vlerësuar se ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri sipas Propozicione dhe Rregullore të garave të FFK-së
Megjithatë, për rregullësinë e takimeve, sjelljet e lojtarëve dhe zyrtarëve në ndeshje dhe të ndëshkuarve (kryesisht me kartonë të verdhë – apo edhe të kuq),  pastaj, Vëzhguesëve, Kontrollorëve e Gjyqtarëve, për moskryerjen e detyrës së besuar sipas Propozicioneve apo qendrimeve të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së), Komisari ka vendosur që aty ku ka pasur lëshime, tek Komisioni Disiplinor të inicioi procedurën e duhur.
Andaj, Komisari i Garave, mbështetur në gjithë materialin e prezantuar, inçizimeve televizive (dhe Raporteve te personave zyrtar të FFK-së), si dhe mjeteve të informacionit, tek ai Disiplinor, për këtë javë, ka gjetur prova për,
      Inicim të  Procedurës disiplinore ndaj:
1.Lojtarit të KF “Besa” Florent PAPUQI, me nr.licence 13,  dhe libreze 1/2141 motivi: sjelljeve të tija vullgare dhe josportive sepse pas ndëshkimit më kartonin e dytë të verdh (i kuqi), në shenjë pakënaqësie dhe revolte ka demoluar deren e xhveshtorës së ekipit mysafir në stadionin e KF “Prishtina” në ndeshjës, Prishtina-Besa, Java e 10 e Raiffeisen Superligës e zhvilluar në Prishtinë,
2.Gjyqtarit kryesor ndeshjës së Javës së 10 të Raiffeisen Superligës Hajvalia-Trepça e zhvilluar në Kizhnicë – Gramoz SHALA, nga Peja, motivi: notimi më notën jokënaqshëm 2 (dysh),
KËSHILLË JURIDIKE: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 8 (tetë) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa,  sipas procedurës së paraparë  më Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me Buletin zyrtar  nr.10.më dt.18/19/20.10.2013.
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Komisari i Garave të Raiffeisen Superligës,
Ismet Ahmeti,
Komisari i Garave i Ligës  së Parë, Ismet AHMETI, më datën 16.10.2013, në procedurën e regjistrimit të ndeshjeve të javës së  9-të  – Liga e Parë (kategoria e Seniorëve) të vlefshme për Kampionatin 2013/14,  – shqyrtoi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve, andaj duke u bazuar në dispozitat e nenit 56 të Propozicioneve, nenit 68 të Rregullores së garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka, mori që të,
                                                V  E  N  D  I  M
1. Regjistroi ndeshjet e javës së 9-të të Ligës së Parë e Kosovës në futboll për edicionin 2013/14, me rezultatet e arritura në fushë,  Renditja në faqen e ardhshme te Buletinit,
2.Duke shqyrtuar dhe analizuar Raportet e Vëzhguesve, Kontrollorëve, dhe të dhënave nga Protokolet zyrtare të ndeshjeve, lidhur më rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të javës së 9-të të Kampionatit, kategoria e Seniorëve, ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim kryesisht në kohën e paraparë.Vlerësuar nga Komisari i garave ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri sipas Propozicione.
Andaj, lidhur më këtë ndeshje dhe  për rregullësinë e takimeve, lëshimeve eventuale, sjelljet e lojtarëve dhe zyrtarëve në ndeshje dhe të ndëshkuarve (kryesisht me kartonë të verdhë – apo edhe të kuq),  pastaj, Vëzhguesëve, Kontrollorëve e Gjyqtarëve, për moskryerjen e detyrës së besuar sipas Propozicioneve apo qendrimeve të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së), Komisari ka vendosur që aty ku ka pasur lëshime, tek Komisioni Disiplinor të inicioi procedurën e duhur.
Andaj, Komisari i Garave, mbështetur në gjithë materialin e prezantuar, inçizimeve televizive (dhe Raporteve te personave zyrtar të FFK-së), si dhe mjeteve të informacionit, tek ai Disiplinor, për këtë javë, nuk ka gjetur prova për,
                         Inicim të  procedures disciplinore   :
KËSHILLË JURIDIKE: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 8 (tetë) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa,  sipas procedurës së paraparë  më Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me Buletini zyrtar  nr.9.më dt.19/20.10.2013.
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Komisari i Garave të Ligës së Parë,
Ismet Ahmeti