Komisari i Garave të Raiffeisen Superligës, Ismet AHMETI, më datën 29.10.2013, lidhur më regjistrimin e ndeshjeve të javës së 13-të për Kampionatin 2013/14, – shqyrtoi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të SUPERLIGËS së Kosovës në futboll (kategoria e SENIORËVE), andaj duke u bazuar në dispozitat e nenit 56 të Propozicioneve, nenit 68 të Rregullores së garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka, mori këto
V E N D I M E
1. Regjistroi ndeshjet e javës së 13-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll për edicionin 2013/14, me rezultatet e arritura në fushë, – Renditja në faqen e ardhshme te Buletinit,
2.Orari i ndeshjeve për Javën e 14: E Marte 05.Nentor 2013 DRENICA-LLAMK.KOSOVA,
e Merkure 06.11. TREPÇA 89-PRISHTINA, Fushë Kosova-Hajvalia, Besa-Trepça, Feronikeli-Hysi,
e ENJTE 07.11.2013 nga ora 14.00:FERIZAJ-DRITA.
3.Orari i ndeshjeve për Javën e 15:e Shtune 09.11. 2013 DRENICA-TREPÇA 89,
e Diele 10. Nentor nga ora 14.00: HYSI-PRISHTINA, Drita-Feronikeli,Llamkos Kosova-Besa,
Trepça-Fushë Kosova, Hajvalia-Ferizaj,
4.Ndeshjet e RETHIT TË PARË të Digitalb kupës do të zhvillohen më 12/13.Nëntor 2013 nga ora 13.00.
Java e 16 më 16/17.11.2013 nga ora 13.00 Java e 17.më 23/24.11.2013 nga ora 13.00
5.Duke shqyrtuar dhe analizuar Raportet e Vëzhguesve, Kontrollorëve, dhe të dhënave nga Protokolet zyrtare të ndeshjeve, lidhur më rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të javës së 13-të të Kampionatit, kategoria e Seniorëve, ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim kryesisht në kohën e paraparë dhe në nje organizim shumë të mirë dhe korrekte në të gjitha ndeshjet e kësaj jave.
Komisari i garave ka vlerësuar se ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri sipas Propozicione dhe Rregullore të garave të FFK-së
Megjithatë, për rregullësinë e takimeve, sjelljet e lojtarëve dhe zyrtarëve në ndeshje dhe të ndëshkuarve (kryesisht me kartonë të verdhë – apo edhe të kuq), pastaj, Vëzhguesëve, Kontrollorëve e Gjyqtarëve, për moskryerjen e detyrës së besuar sipas Propozicioneve apo qendrimeve të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së), Komisari ka vendosur që aty ku ka pasur lëshime, tek Komisioni Disiplinor të inicioi procedurën e duhur.
Andaj, Komisari i Garave, mbështetur në gjithë materialin e prezantuar, inçizimeve televizive (dhe Raporteve te personave zyrtar të FFK-së), si dhe mjeteve të informacionit, tek ai Disiplinor, për këtë javë, ka gjetur prova për,
Inicim të Procedures disciplinore ndaj:
1.Lojtarit të KF “Prishtina” Liridon KUKAJ, me nr.licnce 21 dhe libreze 1/978, për shkak të ndeshkimit më karton të kuq (motivi:ndërhyrje e palejuar si lojtar i fundit) në ndeshjën Ferizaj-Prishtina, Java e 13 e zhvilluar në Ferizaj,
2.Lojtarit të KF “Trepça 89” Elvis OSMANI, me nr.licnce 11 dhe libreze 505, për shkak të ndeshkimit më karton të kuq (motivi:ofendim e fyerje ndaj Gjyqtarit) në ndeshjën Trepça 89-Feronikeli, Java e 13 e zhvilluar në Mitrovicë,
3.Ndihmës trajnerit të KF “Feronikeli” Ramiz Dervishi,me nr.licence 77, për shkak të përjashtimit nga pankina,(motivi:ofendime ndaj Gjyqtarit kryesor të ndeshjës) Trepça 89-Feronikeli, Java e 12,
4.Klubit të Futbollit “Trepça 89”,nga Mitrovica, (motivi: për shkak të lëshimeve në organizimin e ndeshjës Trepça 89-Feronikeli e zhvilluar në Mitrovicë,
5. Përgjegjësit për siguri të KF “Trepça 89”- Ilir BOJKU,(motivi:hyrja në terren si përson i pautorizuar dhe kërcnime ndaj Gjyqtarit kryesor të ndeshjës) Trepça 89-Feronikeli, Java e 12 e zhvilluar në Mitrovicë,
KËSHILLË JURIDIKE: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 8 (tetë) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë më Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me Buletin zyrtar nr.13.më dt.29/30/31.10.2013.
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Komisari i Garave të Raiffeisen Superligës
Ismet Ahmeti
Komisari i Garave i Ligës së Parë, Ismet AHMETI, më datën 29.10.2013, në procedurën e regjistrimit të ndeshjeve të javës së 11-të – Liga e Parë (kategoria e Seniorëve) të vlefshme për Kampionatin 2013/14, – shqyrtoi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve, andaj duke u bazuar në dispozitat e nenit 56 të Propozicioneve, nenit 68 të Rregullores së garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka, mori këto
V E N D I M E
1. Regjistroi ndeshjet e javës së 11-të të Ligës së Parë e Kosovës në futboll për edicionin 2013/14, me rezultatet e arritura në fushë, Renditja në faqen e ardhshme te Buletinit,
2.Orari i ndeshjeve për Javën e 13 më 06.07.11.2013 nga ora 14.00, Java e 14.09/10.11.2013 – 13.00
3.Ndeshjet e REHTIT TË PARË të Dig italb kupës do të zhvillohen më 12/13.Nëntor 2013 nga ora 13.00.
4.Duke shqyrtuar dhe analizuar Raportet e Vëzhguesve, Kontrollorëve, dhe të dhënave nga Protokolet zyrtare të ndeshjeve, lidhur më rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të javës së 11-të të Kampionatit, kategoria e Seniorëve, ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim kryesisht në kohën e paraparë.Vlerësuar nga Komisari i garave ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri sipas Propozicione.
Andaj, lidhur më rregullësinë e takimeve, lëshimeve eventuale, sjelljet e lojtarëve dhe zyrtarëve në ndeshje dhe të ndëshkuarve (kryesisht me kartonë të verdhë – apo edhe të kuq), pastaj, Vëzhguesëve, Kontrollorëve e Gjyqtarëve (ë , për moskryerjen e detyrës së besuar sipas Propozicioneve apo qendrimeve të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së), Komisari ka vendosur që aty ku ka pasur lëshime, tek Komisioni Disiplinor të inicioi procedurën e duhur.
Andaj, Komisari i Garave, mbështetur në gjithë materialin e prezantuar, inçizimeve televizive (dhe Raporteve te personave zyrtar të FFK-së), si dhe mjeteve të informacionit, tek ai Disiplinor, për këtë javë,ka gjetur prova për,
Inicim të procedures disciplinore ndaj:
1.Lojtarit të KF “Liria”Valon BYTYQI, me nr.licence 20 dhe libreze 7486, (motivi: goditje e lojtarit të ekipit rival me brryl),në ndeshjën e Javës së 11 të Ligës së Parë Liria-Lepenci e zhvilluar në Suharekë,(Raporti i Vëzhguesit),
2.Lojtarit të KF “Lepenci”Pajtim MULAKU, me nr.licence 10 dhe libreze 31/Fe, (motivi: prekje e topit me dorë si lojtr i fundit),në ndeshjën e Javës së 11 të Ligës së Parë Liria-Lepenci e zhvilluar në Suharekë,(Raporti i Vëzhguesit),
3.Kryetrajnerit të KF “Gjilani”Muharrem SAHITI, me nr.licence 35 (motivi: kundërshtime të ashpërta ndaj Gjyqtarit),në ndeshjën e Javës së 11 të Ligës së Parë Gjilani-Istogu e zhvilluar në Gjilan,(Raporti i Gjyqtarit dheVëzhguesit),
4.Mjekut të KF “Istogu”Milazim GJOCAJ, (motivi: kundërshtime ndaj Gjyqtarit),në ndeshjën e Javës së 11 të Ligës së Parë Gjilani-Istogu e zhvilluar në Gjilan,(Raporti i Vëzhguesit),
5.Klubit të futbollit ”Deçani”, (motivi: dështim në organizimin e ndeshjës dhe sigurimi i mjaftueshëm i personelin zyrtar,me ç’rast pas përfundimit të ndeshjës është shqelmuar Gjyqtari nga një person nga publiku),në ndeshjën e Javës së 11 të Ligës së Parë Deçani-Flamurtari e zhvilluar në Pejë,(Raporti i Gjyqtarit),
6.Kryetrajnerit të KF ”Deçani”,-Gani Dautaj, (motivi: ofendime me sharje ndaj gjyqtarit dhe nxitje e prrsonave civil për sulm ndaj Gjyqtarit),në ndeshjën e Javës së 11 të Ligës së Parë Deçani-Flamurtari e zhvilluar në Pejë,(Raporti i Gjyqtarit),
7.Përfaqësuesit zyrtar të KF ”Flamurtari”,- Agim Hasani, (motivi: ofendime banale ndaj publikut),në ndeshjën e Javës së 11 të Ligës së Parë Deçani-Flamurtari e zhvilluar në Pejë,
KËSHILLË JURIDIKE: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 8 (tetë) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë më Propozicione e Rregullore të FFK-së). Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me Buletini zyrtar nr.11.më dt.30.10.2013.
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Komisari i Garave të Ligës së Parë
Ismet Ahmeti