ffk-llogofinKomisari i Garave të Raiffeisen Superligës, Ismet AHMETI, më datën 01.11.2013, lidhur më regjistrimin e ndeshjeve të javës së  13-të  për Kampionatin 2013/14,  – shqyrtoi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të SUPERLIGËS së Kosovës në futboll (kategoria e SENIORËVE), andaj duke u bazuar në dispozitat e nenit 56 të Propozicioneve, nenit 68 të Rregullores së garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka, mori këto,

V  E  N  D  I  M E

1. Regjistroi ndeshjet e javës së 13-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll për  edicionin 2013/14, me rezultatet e arritura në fushë,  –    Renditja në faqen e ardhshme te Buletinit,
2.Orari i ndeshjeve për Javën e 14: E Marte 05.Nentor 2013 DRENICA-LLAMK.KOSOVA,
e Merkure 06.11. TREPÇA 89-PRISHTINA, Fushë Kosova-Hajvalia, Besa-Trepça, Feronikeli-Hysi,
e ENJTE 07.11.2013 nga ora 14.00:FERIZAJ-DRITA.
3.Orari i ndeshjeve për Javën e 15:e Shtune 09.11. 2013 DRENICA-TREPÇA 89,
e Diele 10. Nentor nga ora 14.00: HYSI-PRISHTINA, Drita-Feronikeli,Llamkos Kosova-Besa,
Trepça-Fushë Kosova, Hajvalia-Ferizaj,
4.Ndeshjet e RETHIT TË PARË të Digitalb kupës do të zhvillohen më 12/13.Nëntor 2013 nga ora 13.00.
Java e 16 më 16/17.11.2013 nga ora 13.00    Java e 17.më 23/24.11.2013 nga ora 13.00
5.Duke shqyrtuar dhe analizuar Raportet e Vëzhguesve, Kontrollorëve, dhe të dhënave nga Protokolet zyrtare të ndeshjeve, lidhur më rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të javës së 13-të të Kampionatit, kategoria e Seniorëve, ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim kryesisht në kohën e paraparë dhe në nje organizim shumë të mirë dhe korrekte në të gjitha ndeshjet e kësaj jave.
Komisari i garave  ka vlerësuar se ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri sipas Propozicione dhe Rregullore të garave të FFK-së
Megjithatë, për rregullësinë e takimeve, sjelljet e lojtarëve dhe zyrtarëve në ndeshje dhe të ndëshkuarve (kryesisht me kartonë të verdhë – apo edhe të kuq),  pastaj, Vëzhguesëve, Kontrollorëve e Gjyqtarëve, për moskryerjen e detyrës së besuar sipas Propozicioneve apo qendrimeve të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së), Komisari ka vendosur që aty ku ka pasur lëshime, tek Komisioni Disiplinor të inicioi procedurën e duhur.
Andaj, Komisari i Garave, mbështetur në gjithë materialin e prezantuar, inçizimeve televizive (dhe Raporteve te personave zyrtar të FFK-së), si dhe mjeteve të informacionit, tek ai Disiplinor, për këtë javë, ka gjetur prova për,
Inicim të  Procedures disciplinore  ndaj:
1.Klubit të futbollit “LLAMKOS KOSOVA” nga Vushtrria, dhe KF “HAJVALIA” për shkak të mospërmbushjës së obligimeve të dënimeve edhe pas plotëfuqishmërisë së Vendimit të Komisionit disciplinor të FFK-së,
2.Lojtarit të KF “Besa” Florent PAPUQI, me nr.licnce 13 dhe libreze 1/2148, për shkak të ndeshkimit më karton të kuq (motivi:kacafytje dhe grushtim më lojtarin e ekipit rival) në ndeshjën Hajvali-Besa, Java e 13 e zhvilluar në Kizhnicë,
3.Lojtarit të KF “Hajvalia” Fillim GURAZIU, me nr.licnce 10 dhe libreze 11215, për shkak të ndeshkimit më karton të kuq (motivi:kacafytje dhe grushtim më lojtarin e ekipit rival) në ndeshjën Hajvali-Besa, Java e 13 e zhvilluar në Kizhnicë,
4.Lojtarit të KF “Besa” Agron CACAJ, me nr.licnce 3 dhe libreze 4539, për shkak të ndeshkimit më karton të kuq (motivi:sharje ndaj lojtarit të ekipit rival) në ndeshjën Hajvali-Besa, Java e 13 e zhvilluar në Kizhnicë,
KËSHILLË JURIDIKE: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 8 (tetë) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa,  sipas procedurës së paraparë  më Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me Buletin zyrtar  nr.13.më dt.5/6/7.11.2013.
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Komisari i Garave të Raiffeisen Superligës,
Ismet Ahmeti,
Komisari i Garave i Ligës  së Parë, Ismet AHMETI, më datën 01.11.2013, në procedurën e regjistrimit të ndeshjeve të javës së  12-të  – Liga e Parë (kategoria e Seniorëve) të vlefshme për Kampionatin 2013/14,  – shqyrtoi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve, andaj duke u bazuar në dispozitat e nenit 56 të Propozicioneve, nenit 68 të Rregullores së garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka, mori këto
                                                                                         V  E  N  D  I  M E
 
1. Regjistroi ndeshjet e javës së 12-të të Ligës së Parë e Kosovës në futboll për edicionin 2013/14, me rezultatet e arritura në fushë, përveç ndeshjes Lepenci-Vëllaznimi, e cila regjistrohet më rezultatin zyrtar 0-3 në të mirë të KF “Vëllaznimi”. Renditja në faqen e ardhshme te Buletinit,
2.Orari i ndeshjeve për Javën e 13 më 06.07.11.2013 nga ora 14.00,     Java e 14.09/10.11.2013 – 13.00
3.Ndeshjet e REHTIT TË PARË të Dig italb kupës do të zhvillohen më 12/13.Nëntor 2013 nga ora 13.00.
4.Duke shqyrtuar dhe analizuar Raportet e Vëzhguesve, Kontrollorëve, dhe të dhënave nga Protokolet zyrtare të ndeshjeve, lidhur më rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të javës së 12-të të Kampionatit, kategoria e Seniorëve, ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim kryesisht në kohën e paraparë.Vlerësuar nga Komisari i garave ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri sipas Propozicione.
Andaj, lidhur më rregullësinë e takimeve, lëshimeve eventuale, sjelljet e lojtarëve dhe zyrtarëve në ndeshje dhe të ndëshkuarve (kryesisht me kartonë të verdhë – apo edhe të kuq),  pastaj, Vëzhguesëve, Kontrollorëve e Gjyqtarëve (ë , për moskryerjen e detyrës së besuar sipas Propozicioneve apo qendrimeve të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së), Komisari ka vendosur që aty ku ka pasur lëshime, tek Komisioni Disiplinor të inicioi procedurën e duhur.
Andaj, Komisari i Garave, mbështetur në gjithë materialin e prezantuar, inçizimeve televizive (dhe Raporteve te personave zyrtar të FFK-së), si dhe mjeteve të informacionit, tek ai Disiplinor, për këtë javë,ka gjetur prova për,
                          Inicim të  procedures disciplinore   ndaj:
1.Klubit të futbollit “DUKAGJINI” nga Klina, KF “LIRIA” nga Prizreni, KF ‘ULPIANA” nga Lypjani, dhe individëve: Haki Bllacaku (KF “Kosova” (P), Bekim Bakaj (KF “Liria”, Besim Rrustemi (KF “Ulpiana” dhe Ramush Agushit (KF “Dukagjini”, – për shkak të mospërmbushës së detyrimeve sipas Vendimit të plotëfuqishëm të Komisionit Disciplinor të FFK-së,
2.KF “Lepenci” dhe lojtarit Ramush ADEMI, (motivi: aktivizim i lojtarit në ndeshje në kundërshtim më dispozitat e Propozicioneve të garave dhe Rregullorës së Garave dhe asaj Disciplinore të FFK-së,
3.Lojtarit të KF “Vëllaznimi” Albutrint MORINA, me nr.licence 16 dhe libreze 9891,për shkak të ndëshkimit më karton të kuq (motivi: grushtim i lojtarit të ekipit rival),në  ndeshjën e Javës së  12 të Ligës së Parë Lepenci-Vëllaznimi e zhvilluar në Kaçanik,(Raporti i Vëzhguesit e Gjyqtarit),
4.Trajnerit të KF “KEK-u” Xhevat TAHIRI, me nr.licence 157,për shkak të largimit nga pankina (motivi: sjellje në kundërshtim më Rregulloret e FFK-së ),në  ndeshjën e Javës së  12 të Ligës së Parë KEK-u-Gjilani e zhvilluar në Obiliq,(Raporti i Vëzhguesit e Gjyqtarit),
5.Kryetrajnerit të KF “Ulpiana” Jeton GASHI, me nr.licence _,për shkak të largimit nga pankina (motivi: sjellje në kundërshtim më Rregulloret e FFK-së ),në  ndeshjën e Javës së  12 të Ligës së Parë Flamurtari-Ulpiana e zhvilluar në Prishtinë, (Raporti i Vëzhguesit e Gjyqtarit),
6.Asistentit të ndeshjës Dukagjini-Liria, Albion BUCOLLi, motivi: notim më notën jokënaqshëm (2) në ndeshjen e Javës së 12 të Ligës së Parë Dukagjini-Liria e zhvilluar në Klinë,(Raporti i Vëzhguesit e Kontrollorit),
KËSHILLË JURIDIKE: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 8 (tetë) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa,  sipas procedurës së paraparë  më Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me Buletini zyrtar  nr.12.më dt.5/6.11.2013.
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Komisari i Garave të Ligës së Parë
Ismet Ahmeti
 
KOMISARI i GARAVE të, Ligës së parë të Kosovës në futboll, në mbledhjën e mbajtur më 01.11.2013, në procedurën e rregullt të paraparë më Propozicionet e garave duke shqyrtuar tërë materialin e paraqitur në afatin e paraparë për regjistrimin e ndeshjeve të javës së 12-të,për Ligën e Parë të Kampionatit 2013/2014, e në veçanti Ankesën e KF “Vëllaznimi” nga Gjakova të paralajmruar më 31.10.2013, ndërsa të parashtruar më 01.11.2013,nxori këtë,
                                                                                                       V E N D I M
1.Aprovohet Ankesa e KF “Vëllaznimi” si e pabazur dhe ndeshja e Javës së 12-të e Ligës së parë Lepenci-Vëllaznimi, regjistrohet më rezultatin zyrtar 0-3 në të mirë të KF “Vëllaznimi (neni 75 alinea 5 i Rregullorës së garave dhe 46 alinea 1 i Propozicioneve te garave, si dhe 14 të Rregullorës disciplinore.
                                                                                                        Arsyetim
KOMISARI I GARAVE, më rastin e regjistrimit të ndeshjës Lepenci-Vëllalznimi  Java e 12 e Ligës së Parë të Kosovës në futboll, konstatoi se  KF “Vëllaznimi” ka parashtruar Ankesë me motivacion se në ndeshjë është akativizuar lojtari RAMUSH ADEMI, pa të drejtë loje, andaj kërkon që ndeshja e kontestuar të regjistrohet më rezultatin zyrtar në të mirë të KF “Vëllaznimi”.
Komisari gjatë administrimit të provave, vërtetoi dhe saktësoi se në ndeshjën e kontestuar është paraqitur lojtari Ramush ADEMI, me nr.libreze 4245, pa të drejtë loje, sepse I përmenduri obligativisht është dashur të pauzoi në këtë ndeshje sepse:Ramush Ademi,me nr.libreze 4245 është ndëshkuar më karton të verdhë në ndeshjen e Javës së 5 Ramiz Sadiku-Lepenci, Javën e 8 Lepenci-Llapi, dhe Javën e 10 Lepenci-Ulpiana. I përmenduri është dashur të pauzoi në Javën e 11 Liria-Lepenci apo Javen e 12 Lepenci-Vëllaznimi.
Duke qenë se i përmenduri është aktivizuar edhe në Javën e 11 edhe në Javën e 12 (gjë e cila është verifikuar nga Protokolet e ndeshjeve të Ligës së pare, Java e 5,8 dhe 10  si dhe Javën e 10 dhe 11) Aprovoi ankesën e KF “Vëllaznimi” sit ë bazuar dhe ndeshjën e regjistron më rezultatin zyrtar, sepse paraqitja e lojtarit Ramush Ademi, në ndeshjën Lepeni-Vëllaznimi, ishte e në kundërshtim më rregullativën juridike të FFK-së.
Nga sa u tha më lartë u vendosë si në dispozitiv të këtij Vendimi.
KËSHILLË JURIDIKE: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraprarë  më Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, dt. 1.11.2013, rrespektivisht BULETININ ZYRTAR  Nr. 12  që iu ekspedohet Klubeve, para fillimit të Javës së 13.
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Komisari i Garave,Liga e I-rë,
Ismet  AHMETI,d.v.