Komisari i Garave të Raiffeisen Superligës, Ismet AHMETI, më datën 08.11.2013, lidhur më regjistrimin e ndeshjeve të javës së 14-të për Kampionatin 2013/14, – shqyrtoi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të SUPERLIGËS së Kosovës në futboll (kategoria e SENIORËVE), andaj duke u bazuar në dispozitat e nenit 56 të Propozicioneve, nenit 68 të Rregullores së garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka, mori këto
V E N D I M E
1. Regjistroi ndeshjet e javës së 14-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll për edicionin 2013/14, me rezultatet e arritura në fushë, – Renditja në faqen e ardhshme te Buletinit,
2.Ndeshjet e RETHIT TË PARË të Digitalb kupës do të zhvillohen të MERKUREN më 13.11.2013 nga ora 13.00.
2.Korriku-Trepça 89,Trepça-Vicianumi, Rinia-Besa, Istogu-Llapi,Drita-Deçani, Liria-Fushë Kosova,
Hajvalia-Ramiz Sadiku, Drenica-Kamenica, Ulpiana-Vëllaznimi, Vllaznia-Prishtina
dhe Rilindja-Ferizaj – te Enjten më 14.11.2013 Gjilani-Liria (Milloshevë).
3.Java e 16 më 16/17.11.2013 nga ora 13.00 Java e 17.më 23/24.11.2013 nga ora 13.00
4.Duke shqyrtuar dhe analizuar Raportet e Vëzhguesve, Kontrollorëve, dhe të dhënave nga Protokolet zyrtare të ndeshjeve, lidhur më rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të javës së 14-të të Kampionatit, kategoria e Seniorëve, ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim kryesisht në kohën e paraparë dhe në nje organizim shumë të mirë dhe korrekte në të gjitha ndeshjet e kësaj jave.
Komisari i garave ka vlerësuar se ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri sipas Propozicione dhe Rregullore të garave të FFK-së
Megjithatë, për rregullësinë e takimeve, sjelljet e lojtarëve dhe zyrtarëve në ndeshje dhe të ndëshkuarve (kryesisht me kartonë të verdhë – apo edhe të kuq), pastaj, Vëzhguesëve, Kontrollorëve e Gjyqtarëve, për moskryerjen e detyrës së besuar sipas Propozicioneve apo qendrimeve të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së), Komisari ka vendosur që aty ku ka pasur lëshime, tek Komisioni Disiplinor të inicioi procedurën e duhur.
Andaj, Komisari i Garave, mbështetur në gjithë materialin e prezantuar, inçizimeve televizive (dhe Raporteve te personave zyrtar të FFK-së), si dhe mjeteve të informacionit, tek ai Disiplinor, për këtë javë, ka gjetur prova për,
Inicim të Procedures disciplinore ndaj:
1.Erduan Baliqi, asistentit të parë të ndeshjës Feronikeli-Hysi, Java e 14 e Raiffeisen Superligës e zhvilluar në Skenderaj, për shkak të notimit më notën jokënaqshëm (2) dysh,
KËSHILLË JURIDIKE: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 8 (tetë) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë më Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me Buletin zyrtar nr.14.më dt.9/10.11.2013.
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Komisari i garave të Raiffeisen Superligës,
Ismet Ahmeti,
Komisari i Garave i Ligës së Parë, Ismet AHMETI, më datën 08.11.2013, në procedurën e regjistrimit të ndeshjeve të javës së 13-të – Liga e Parë (kategoria e Seniorëve) të vlefshme për Kampionatin 2013/14, – shqyrtoi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve, andaj duke u bazuar në dispozitat e nenit 56 të Propozicioneve, nenit 68 të Rregullores së garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka, mori këto
V E N D I M E
1. Regjistroi ndeshjet e javës së 13-të të Ligës së Parë e Kosovës në futboll për edicionin 2013/14, me rezultatet e arritura në fushë, Renditja në faqen e ardhshme te Buletinit,
2.Ndeshjet e REHTIT TË PARË të Dig italb kupës do të zhvillohen më 13/14.Nëntor 2013 nga ora 13.00.
2.Korriku-Trepça 89,Trepça-Vicianumi, Rinia-Besa, Istogu-Llapi,Drita-Deçani, Liria-Fushë Kosova,
Hajvalia-Ramiz Sadiku, Drenica-Kamenica, Ulpiana-Vëllaznimi, Vllaznia-Prishtina
dhe Rilindja-Ferizaj – te Enjten më14.1.2013 Gjilani-Liria (Milloshevë).
3.Duke shqyrtuar dhe analizuar Raportet e Vëzhguesve, Kontrollorëve, dhe të dhënave nga Protokolet zyrtare të ndeshjeve, lidhur më rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të javës së 13-të të Kampionatit, kategoria e Seniorëve, ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim kryesisht në kohën e paraparë.Vlerësuar nga Komisari i garave ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri sipas Propozicione.
Andaj, lidhur më rregullësinë e takimeve, lëshimeve eventuale, sjelljet e lojtarëve dhe zyrtarëve në ndeshje dhe të ndëshkuarve (kryesisht me kartonë të verdhë – apo edhe të kuq), pastaj, Vëzhguesëve, Kontrollorëve e Gjyqtarëve (ë , për moskryerjen e detyrës së besuar sipas Propozicioneve apo qendrimeve të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së), Komisari ka vendosur që aty ku ka pasur lëshime, tek Komisioni Disiplinor të inicioi procedurën e duhur.
Andaj, Komisari i Garave, mbështetur në gjithë materialin e prezantuar, inçizimeve televizive (dhe Raporteve te personave zyrtar të FFK-së), si dhe mjeteve të informacionit, tek ai Disiplinor, për këtë javë, ka gjetur prova për,
Inicim të procedures disciplinore ndaj:
1.Lojtarit të KF “ULPIANA” Endrit ADEMI i me nr.licence 8 dhe 10361, për shkak të ndëshkimit më karton të kuq (motivi:grushtim i lojtarit të ekipit rival) në ndeshjën e javës së 13 të Ligës së Parë Ulpiana-Ballkani e zhvilluar në Lipjan,
KËSHILLË JURIDIKE: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 8 (tetë) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë më Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me Buletini zyrtar nr.13.më dt.9/10.11.2013.
FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Komisari i garave të Ligës së Parë,
Ismet Ahmeti