Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtarë, në mbledhjen e rregullt mbajtur më datë 12.03.2013 shqyrtoi procedura e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara nga ana e komesarëve të garave pas përfundimit të ndeshjeve nga jave e fundit të datës 09-10.11.2013, dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve konform Dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto ;
V E N D I M E
ARMEND JASHANICA ; lojtar i klubit të futbollit “ Fushë Kosova “ nga Fushë Kosova me numër të librezës sportive 1217 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 17, për ndëshkim me karton të kuq ( ofendime drejtuar gjyqtarit kryesor )në ndeshjen e javës së ; XII-të të superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve ; Hysi – Fushë Kosova e zhvilluar në Merdare të Podujevës ( raportet e zyrtarëve të takimit ) ;
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullorës disiplinore neni 38 paragrafi 3.
ENDRIT ADEMI ; lojtar i klubit të futbollit “ Ulpiana “ nga Lipjani me numër të librezës sportive 10631 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 8, në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit, për ndëshkim me karton të kuq ( grushtim i lojtarit kundërshtar ) në ndeshjen e javës së ; XIII-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Ulpiana – Ballkani e zhvilluar në Lypjan ( raporte e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar )
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3
ILIR HASANI ; lojtar i klubit të futbollit “ Vicianumi “ nga Vushtrria me numër të librezës sportive 03553 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 22, në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit, për ndëshkim me karton të kuq ( ofendime drejtuar gjyqtarit kryesor ) në ndeshjen e javës së ; X-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve Drini – Vicianumi ( raportet e zyrtarëve të takimit – shtesë ) ;
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës , në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
SHPETIM ZHARA ; lojtar i klubit të futbollit “ Besa “ nga Peja me numër të librezës sportive 4143 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 6, për ndëshkim me karton të kuq ( start i palejuar si lojtar fundor ) në ndeshjen e javës së XV-të të Raiffeisen superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Llamkos Kosova – Besa e zhvilluar në Vushtrri me datë 10.11.2013 ( raportet e zyrtarëve nga takimi i zhvilluar );
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
KUSHTRIM MUSHICA ; lojtar i klubit të futbollit “ Prishtina “ nga Prishtina , me numër të librezës sportive ; 5090 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 23, për ndëshkim me karton të kuq ( loja me dorë si lojtar fundor ) në ndeshjen e javës së ; XV-të të Raiffeisen superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Hysi – Prishtina e zhvilluar në Merdare me 09.11.2013 ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes)
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3
ARMEND RUXHI ; lojtar i klubit të futbollit “ Liria “ nga Prizreni me numër të librezës sportive ; 1/1316 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 1, për ndëshkim me karton të kuq ( ndërhyrje e pa lejuar si lojtar fundor ) në ndeshjen e javës së ; XIV-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Ballkani – Liria e zhvilluar në Therandë me datë 09.11.2013 ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes );
DENOHET ;
Me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zurtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
BEKIM XANI ; ndihmëstrajner i klubit të futbollit “ Drenica “ nga Skënderaj,i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 169 për manifestim të sjelljeve josportive ( tentim sulmi në gjyqtaret e takimit ) pas përfundimit të ndeshjes së javës së ; XV-të të Raiffeisen superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve : Drenica – Trepça 89 , e zhvilluar në Skënderaj me datë 09.11.2013, në mungesë të deklaratës dhe raportit plotësues nga ky takim ;
PEZULLOHET
Pa të drejtë të kryerjes së dëtyrës së ndihmëstrajnerit dhe të gjitha funkcioneve tjera në klub deri në vendimin përfundimtar të komisionit ( grumbullimin e lëndës ) për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës. Kërkohet deklaratë plotësuese nga i pezulluari Bekim Xani, afati datë 14.11.2013 ( Rregullorja disiplinore neni 31 )
ALI AJETI ; drejtor i klubit të futbollit “ Hajvalia “ nga Hajvalia , për largim nga pankina ( manifestim të sjelljeve josportive – ofendime dhe kërcnime drejtuar gjyqtarëve të takimit ) në cilësi të përsonit për siguri në ndeshjen e javës së ; XV-të të Raiffeisen superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Hajvalia – Ferizaj e zhvilluar në Kizhnicë, në mungesë të deklaratës plotësuese dhe raporteve shtesë ;
PEZULLOHET
Pa të drejtë të kryerjes së të gjitha funkcioneve në klub lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në vendimin përfundimtar të komisionit disiplinor ( kompletimin e lëndës ). Kërkohet deklaratë plotësuese nga i pezulluari ; Ali Ajeti afati datë 14.11.2013 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
KËSHILLA JURIDIKE:
Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë ankesë drejtuar shkallës së dytë ( komisionit për ankesa ) në afat kohor prej 8 ( tetë ) ditëve nga data e publikimit të këtij vendimi në Buletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës numër ; XIV-XV-të, rrespektivisht nga data e marrjes së tij, por ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, 12.11.2013
Kryetari: Dukagjin Zefi d.v.