Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e vet të mbajtur me datë 20.05.2016 , ditë e premtë ora 14,00 , shqyrtoi procedurat e hapura disiplinore nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara nga ana e komesarëve të garave pas përfundimit të ndeshjeve nga gjysmëfinalet e DIGITALB Kupes saë Kosovës në futboll dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve, conform Dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto;
V E N D I M E
KF “ DRITA “ nga Gjilani në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komesarit të garave , për lëshime në organizimin e ndeshjes gjysmëfinale të DIGITALB Kupës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve – rrethi dytë (fyerjet, sharjet më banale në kor si dhe kërcnimet e shikuesve ndaj lojtarëve dhe stafit udhëheqës të klubit të futbollit “ TREPÇA 89 “ dhe kërcnimet drejtuar kryetarit të komisionit për gjyqtarë të futbollit z Perparim Hasani pas përfundimit të takimit ) ndeshja ; DRITA – TREPÇA 89 e zhvilluar me datë 18.05.2016 në stadiumin e qytetit në Gjilan ( raportet e përsonave zyrtar të ndeshjes) i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në vendimin përfundimtar të komisionit ( kompletimin e lendës – provave ). Kërkohen raporte – deklarata plotësuese nga zyrtaret e klubit të futbollit “ Drita “ nga Gjilani, lidhur me rastin. Afati datë 23.05.2016 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
AFRIM SHAHINI ; ndihmëstrajner në klubin e futbollit “ DRITA “ nga Gjilani me numër të licencës 14, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komesarit të garave, për manifestim të sjelljeve jo sportive ( largim nga pankina për fyerje dhe sharje drejtuar gjyqtarit kryesor Genc Nuza si dhe sulmimi i po të njejtit pas përfundimit të takimit ) në ndeshjen gjysmëfinale të DIGITALB Kupes së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve – rrethi dytë ; DRITA – TREPÇA 89 e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes ), në mungesë të deklaratës vetanake
DENOHET
Me të holla në shumë prej ; 250 EURO ( dyqind e pesdhjetë ) në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 2. Afati i pagimit të dënimit në të hola është 15 ditë , nga data e sjelljes së këtij vendimi në Buletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës date 20.05.2016.
TAHIR BATATINA ; kryetrajner në klubin e futbollit “ LLAPI “ nga Podujeva me numër të licencës 156, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komesarit të garave, për deklarata të pa matura dhe fyese dhënë mediave elektronike – supersport kosova, pas përfundimit të ndeshjes gjysmëfinale të DIGITALB Kupes së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve – rrethi dytë ; LLAPI – PRISHTINA e zhvilluar në Merdare me date 18.05.2016 ( raporte e zyrtarëve të ndeshjes ), në mungesë të deklaratës vetanake i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE;
Deri në kompletimin e lendës – provave ( vendimi përfundimtar i komisionit ), kërkohet deklarata plotësuese nga kryetrajneri në procedurë Tahir Batatina, afati datë 23.05.2016 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
FATJON ORUQI ; lojtar i klubit të futbollit “ FLAMURTARI “ nga Prishtina, me numër të librezës sportive 675/Pr dhe licencuar në Federatn e Futbollit të Kosovës më numër 2, në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor, për ndëshkim me karton të kuq ( start i palejuar në lojtarin kundërshtar ) në ndeshjen e javës së XXV-të të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve ; FLAMURTARI – PRISHTINA e zhvilluar në stadiumine Flamurtarit ( raportet e zyrtarëve dge deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar );
DENOHET
Me ndalesë loje për 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
GAZMEND AHMETI ; lojtar i klubit të futbollit “ VUSHTRRIA “ nga Vushtrria më numër të librezës sportive 1288/M dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 18, në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit, për ndëshkim me karton të kuq ( sulm në asistentin e takimit ) në ndeshjen e javës së XXVI-t të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve ; PRISHTINA – VUSHTRRIA e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Prishtinë ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarit të perjashtuar )
DENOHET
Me ndalesë loje për; 3 (tri) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
DRENIT KLARALITI ; lojtar i klubit të futbollit “ FERIZAJ “ nga Ferizaj, me numër të librezës sportive 11720 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 8, në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor, për ndëshkim me karton të kuq ( fyerje e gjyqtarit kryesor ) nga ndeshja e javës së XIV – të , të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve; FERIZAJ – GJAKOVA e zhvilluar në stadiumin “ Ismet Shabani “ në Ferizaj ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar )
DENOHET
Me ndalesë loje për; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pa kënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit për ankesa të shkallës së dytë në afatin kohor prej ; 8 ( tetë ) ditëve, nga data e sjelljes së këtij vendimi në Buletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës date 20.05.2016, respektivisht nga data e pranimit. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e këtij vendimi.
Prishtinë, datë 20.05.2016
Kryetari: DUKAGJIN ZEFI d.v.