Komisioni disiplinor i shkallës së pare në përbërje ; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtar, në mbledhjen e mbajtur me date 07.06.2016 – ora 14,00 shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhjet e kaluara si dhe inicimet e filluara nga ana e komesarit të garave pas përfundimit të ndeshjeve të parazhit- përcaktuese për Raiffeisensuperligë dhe Ligën e pare, dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve, conform dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto;
V E N D I M E :
KF “ DRENICA “ në procedurë të inicuara nga ana e komesarit të garave për hudhje të gjasendeve – mjeteve piroteknike në terren – dhe brenda rrethojave të fushës nga ana e spectatorëve, para dhe gjatë zhvillimit të ndeshjes së barazhit – përcaktuese për Raiffeisensuperligë – kategoria e seniorëve; DRENICA – DUKAGJINI e zhvilluar në stadiumin “ Rexhep Lushta “ në Mitrovicë ( në mungesë të raportit nga klubi i futbollit “ Drenica “ nga Skënderaj ); i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lendës – provave ( deri në vendimin përfundimtar të komisionit ) Kërkohet deklarata plotësuese nga zyrtare e klubit të futbollit “ Drenica “ nga Skënderaj, afati date 09,06.2016 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
KF “ DRITA “ nga Gjilani në procedurë të inicuar nga ana e komesarit të garave , për hudhje të gjasendëve të rënda dhe mjeteve pirotekinike në fushë dhe jashtë saj si dhe fyerje dhe sharje e orkestruar në kor nga ana e spectatorëve drejtuar zyrtarëve dhe spectatorëve kundërshtar si dhe sulm fizik ndaj kameramanëve të DIGITALBIT të cilët qenë të detyrueshem për të ndërprerë transmetimin e drejtëpërdrejtë televiziv pas 3 minutave, në ndeshjen e barazhit = përcaktuese për Raiffeisensuperligë për kategorinë e seniorëve; DRITA – FLAMURTARI e zhvilluar në stadiumin “ Rexhep Rexhepi “ në Drenas ( në mungesë të raporteve plotësuese nga klubi futbollistik “ Drita “ nga Gjilani ) i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletiomin e lendës – provave ( deri në vendimin përfundimtar të komisionit disiplinor ). Kërkohet deklarata plotësuese nga zyrtaret e klubit të futbollit “ Drita “ nga Gjilani, afati date 09.06.2016 ( Rregullorja disiplinore neni 11 ).`
AFRIM SHAHINI ; ndihmëstrajner në klubin e futbollit “ DRITA “ nga Gjilani në procedurë të inicuar nga ana e komesarit të garave për largim nga pankina e lojtarëve reserve ( fyerje dhe sharje drejtuar gjyqtarit kryesor ) në ndeshjen e barazhit – përcaktuese për Raiffeisensuperligen e Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; DRITA – FLAMURTARI e zhvilluar me date 02.06.2016 në stadiumin “ Rexhep Rexhepi “ në Drenas ( në mungesë të deklaratës plotësuese i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lendës – provave ( deri në vendimin përfundimtar të komisionit ) Kërkohet deklarata plotësuese e trajnerit në procedurë Afrim Shahini, afati date 13.06.2016 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ),
KF “ FLAMURTARI “ nga Prisahtina në procedurë të inicuar nga ana e komesarit të garave për hudhje të gjasendeve në fushë nga ana e spectatorëve të së njejtës gjatë ndeshjes së barazhit – përcaktuese për Raiffeisensuperligës për kategorinë e seniorëve ; DRITA – FLAMURTARI e zhvilluar në stadiumin “ Rexhep Rexhepi “ në Drenas ( raportet e zyrtarëve dhe deklaratat plotësuese të klubit të futbollit “ Flamurtari “ nga Prishtina )
DENOHET
Me të holla në shumë prej ; 500 EURO ( pesqind ) në bazë të Rregullores disiplinore neni 49 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 3 pika 2. Afati i pagimit të dëmimit të shqiptuar në të holl është 15 ditë nga dita e sjelljes së këtij vendimi. ( Rregullorja disiplinore neni 11 ).
AGIM HASANI ; përfaqësues zyrtar i klubit të futbollit “ FLAMURTARI “ nga Prishtina në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komesarit të garave për manifestim të sjelljeve jo korrekte drejtuar gjyqtarëve ) në ndeshjen e barazhit – përcaktuese për Raiffeisensuperligë për kategorinë e seniorëve ; DRITA – FLAMURTARI e zhvilluar në stadiumin “ Rexhep Rexhepi “ në Drenas ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e zyrtarit në procedurë )
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT, në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 2.
SHKELQIM SYLA ; lojtar i klubit të futbollit “ FLAMURTARI “ nga Prishtina me numër të librezës sportive 1/434 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 2, në procedurë të inicuar nga ana e komesarit të garave ( fyerje drejtuar gjyqtarëve pas përfundimit të takimit ) në ndeshjen e barazhit – percaktuese për Raiffeisensuperligë për kategorinë e seniorëve; DRITA – FLAMURTARI e zhvilluar në stadiumin “ Rexhep Rexhepi “ në Drenas ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarit në procedurë );
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore VEREJTJE E FUNDIT në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 2.
KORAB HASANI ; lojtar i klubit të futbollit “ FLAMURTARI “ nga Prishtina me numër të librezës sportive 1/1153 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 10, në procedurë të inicuar nga ana e komesarit të garave , për manifestim të sjelljeve jo korrekte drejtuar gjyqtarit kryesor pas përfundimit të takimit ) në ndeshjen e barazhit – përcaktuese për Raiffeisensuperligë për kategorinë e seniorëve ; DRITA – FLAMURTARI e zhvilluar në stadiumin “ Rexhep Rexhepi “ në Drenas ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata e lojtarit në procedurë )
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore VEREJTJE E FUNDIT, në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 2.
MUHAMET GASHI ; lojtari i klubit të futbollit “ FLAMURTARI “ nga Prishtina me numër të librezës sportive 4756 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 6, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komesarit të garave , për goditje të qëllimt përsonit me aftësi të kufizuara si dhe fyerje dhe sharje drejtuar gjyqtarit kryesor Bajram Gashi gjatë ndeshjes së barazhit – përcaktuese për Raiffeisensuperligë – kategoria e seniorëve ; DRITA – FLAMURTARI e zhvilluar në stadiumin “ Rexhep Rexhepi “ në Drenas ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarit në procedurë )
DENOHET
Me ndalesë loje në kohë zgjatje për ; 6 muaj ( gjashtë ) për të gjitha ndeshjet zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 4.
KESHILLA JURIDIKE ;
Pala e pa kënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit për ankesa për ankesa të shkallës së dytë në afatin kohor prej 8 (tetë) ditëve nga data e sjelljes së këtij vendimi. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, date 07.06.2016 Kryetari, DUKAGJIN ZEFI d.v.