24 gusht, 2016 – Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur me datë 24.08.2016 (ditë e mërkurë – ora 13,00 ) shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara disiplinore nga ana e komisionit të garave të VALA-Superligës së Kosovës pas përfundimit të ndeshjeve nga java e parë dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve konform Dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto;
V E N D I M E :
KF “ FERONIKELI “ nga Drenasi në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit për hudhje të mjeteve piroteknike në fushë në minutat 8 dhe 51 të ndeshjes së Superkupes së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; FERONIKELI – PRISHTINA e zhvilluar në stadiumin “ Shahin Haxhiislami “ në Pejë me 13.08.2016 ( raportet e zyrtarëve të takimit )
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT, në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 2
KF “ GJILANI “ nga Gjilani në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së pare të Vala- superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; GJILANI – TREPÇA 89 e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan ( hudhje të bombollës dhe shisheve të plasticës në brendi të fushës – raportet e zyrtarëve ) i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës ( vendimin përfundimtar të komisionit ) Kërkohen deklarata plotësuese nga zyrtari i klubit – personi për siguri lidhur me rastin ) afati datë 26.08.2016 ( Rregullorja disiplinore neni 31 )
KF “ FERONIKELI “ nga Drenasi në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për lëshime në organizimin e ndeshjës së javës së parë të Vala-superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FERONIKELI – BESA e zhvilluar në stadiumin “ Rexhep Rexhepi “ në Drenas me datë 20.08.2016 ora 16,00 ; motive ; hudhje e gjasendëve në drejtim të zhveshtorës së mysafirëve dhe thyerja e xhamit të zhveshtores – raporti i zyrtarit të ndeshjes)i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE ;
Deri në kompletimin e lëndës (vendimin përfundimtar të komisionit ). Kërkohet deklarata plotësuese nga zyrtari – personi për siguri nga ajo ndeshje Ilir Demaku, afati datë 26.08.2016. Njëherit deklaratë plotësuese kërkohet edhe nga zyrtari klubit të futbollit “ Besa “ nga Peja Egzon Maraj.( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit për ankesa në afatin kohor prej 8 ( tetë) ditëve nga data e publikimit në Buletinin Zyrtar të FFK-së datë 24.08.2016.Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e këtij vendimi.
Prishtinë, datë 24.08.2016
Kryetari DUKAGJIN ZEFI d.v.