31 gusht, 2016 – Komisioni Disiplinor i shkallës së pare në mbledhjen e mbajtur me date 31.08.2016 – ditë e mërkurë ora 15,00, shqyrtoi procedurat e inicuara disiplinore nga ana e komisionit të garave të Vala-Superliges dhe Ligës së paraë të Kosovës në futboll për kategoritë e sinorëve pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit ( java e II – vala superliga dhe java e pare – Liga e pare ) dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve konform Dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto;
V E N D I M E
1. VIKTOR KUKA lojtar i klubit të futbollit “ DRITA “ nga Gjilani me numër të librezës sportive 1/755 dhe licencuar në Federatën e Futbollit t ë Kosovës me numër 13, në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq ( fyerje dhe sharje drejtuar gjyqtarit kryesor ) në ndeshjen e javës së dytë të Vala-Superliges së Kosovës në futboll për kategorinë e sniorëve TREPÇA 89 – DRITA e zhvilluar në stadiumin “ Riza Lushta “ në Mitrovicë ( raportet e zyrtarëve ) ;
DENOHET;
Me ndalesë loje për 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
2. VEHBI LEKU ; – mjeku i klubit të futbollit “ TREPÇA “ nga Mitrovica në procedura të inicuar nga ana e komisionit të garave , për largim nga pankina e lojtarëve reserve, në ndeshjen e javës së dytë të VALA – SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e sniorëve ; LLAPI – TREPÇA e zhvilluar në Merdare ( raportet e zyrtarëve të takimit);
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT, në bazë të RRegullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 2.
3. KF “ GJILANI “ nga Gjilani në proceduraë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për lëshime në organizimin e ndeshjes ( hudhje e shisheve dhe gjasendeve tjera në drejtim të asistentit ) gjatë zhvillimit të ndeshjes së javës së dyte; GJILANI – FERONIKELI e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan – raportet e zyrtarëve dhe inqizimet televizive ( në mungesë të raportit zyrtar të klubit i)
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës – vendimin përfundimtar të komisionit. Kërkohet deklarata plotësuese nga klubi I futbollit “ Gjilani “ nga Gjilani – zyrtari i saj për atë ndeshje , afati datë 05.09.2016 ( Rregullorja disiplinore neni 39 )
4. AGIM MALIQI ; ndihmëstrajner në klubin e futbollit “ HAJVALIA “ nga Hajvalia me numer te licences 72, në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave ( motive – fyerje, sharje dhe kërcnime drejtuar gjyqtarit kryesor ) në ndeshjen e javës së dytë ( II ) të Vala-superliges së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; HAJVALIA – DRENICA e zhvilluar në stadiumin e Flamurtarit në Prishtinë ( në mungesë të deklarates vetanake ) i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës – vendimin përfundimtar të komisionit. Kërkohet deklarata plotësuese nga Agim Maliqi, afati date 05.09.2016 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
5. KF “ LIRIA “ nga Prizreni në procedure të inicuar nga ana e komisionit të garave , për lëshime në organizimin e ndeshjes ( hudhje e shisheve dhe gjasendeve të tjera në fushë ) së javës së dytë ( II ) LIRIA – PRISHTINA e zhvilluar në stadiumin “ Perparim Thaqi “ në Prizren ( raportet e zyrtarëve dhe inqizimet televizive ( në mungesë të deklaratës së klubit ) i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës – vendimin përfundimtar të komisionit. Kërkohet deklarata plotësuese nga klubi i futbollit “ LIria “ nga Prizreni – zyrtari për atë ndeshje, afati date 05.09.2016 ( Rregullorja disiplinore neni 31 )
6. MERVAN BEJTULLAHU ; gjyqtar futbolli nga Gjilani , në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për lëshime në kryerjen e detyrës së gjyqtarit të katërt ( mos mbajtje e rendit dhe kontrolles në hapsirat teknike – si dhe mos tërheqje e verjtjes trajnerit nikoqir për dalje jashtë hapsirës teknike ) gjatë ndeshjes së javës së dytë të Vala- superliges së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; LIRIA – PRISHTINA e zhvilluar në stadiumin “ Perparim Thaqi “ në Prizren ( në mungesë të deklaratës vetanake i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës – vendimin përfundimtar të komisionit. Kërkohet deklarata plotësuese nga gjyqtari Mervan Bejtullahu , afati date 05.07.2016 )
7. BESMIR HAXHIKADRIJA ; përfaqësues zyrtar i klubit të futbollit “ VËLLAZNIMI “ nga Gjakova në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për mos njohje të propozicioneve të garave dhe aplikimin e tyre në aktivizimin e lojtarëve nën moshën 20 vjeqare në ndeshjen e javës së pare të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; ISTOGU – VËLLAZNIMI e zhvilluar në stadiumin “ Demush Mavraj “ në Istog I
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës – vendimin përfundimtar të Komisionit. Kërkohet deklarata plotësuese nga zyrtari i klubit të futbollit “ Vëllaznimi “ nga Gjakova ; Besmir Haxhikadrija, afati date 05.09.2016 ( Rregullorja disiplinore neni 31 )
8. VISAR GOJNOVCI ; lojtar i klubit të futbollit “ FUSHË KOSOVA “ nga Fushë Kosova me numër të librezës sportive 1/1908 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 69, në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për ndëshkim me karton të kuq ( fyerje dhe sharje drejtuar zyrtarëve të takimit ) në ndeshjën e javës së pare të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; FUSHË KOSOVA – VITIA e zhvilluar në Fushë Kosovë ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarit ) ;
DENOHET
me ndalesë loje për 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
9. MISIN DRAGAÇINA ; lojtar i klubit të futbollit “ ULPIANA “ nga Lipjani me numër të librezës sportive 6404 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 10, në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për ndëshkim me karton të kuq ( fyerje dhe ofendime drejtuar zyrtarëve të takimit ) në ndeshjen e javës së pare të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; ULPIANA – FLAMURTARI e zhvilluar në Lipjan ( në mungesë të deklaratës plotësuese të lojtarit ) i
PEZULLOHET
Pa te drejte loje deri në kompletimin e lëndës – vendimin përfundimtar të komisionit. Kërkohet deklarata plotësuese nga lojtari Misin Dragaçina, afati date 05.09.2016 ( Rregullorja disiplinore neni 31 )
10. KF “ DUKAGJINI “ nga Klina ne procedue te inicuar disiplinore nga ana e komisionit te garave , per leshime ne organizimin e ndeshjes se javes se pare ( I ) te Liges se pare te Kosoves ne futboll per kategorine e senioreve ; DUKAGJINI – VELLAZNIMI e zhvilluar ne Kline ( raportet e zyrtareve; pas perfundimit te ndeshjes duke u larguar nga stadium – goditet autobusi mysafir prej nga thehet xhami I atutobusit ne largim ) ne mungese te deklaratave shtese i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri ne kompletimin e prlendes – vendimin perfundimtar te komisionit. Kerkohet deklarata plotesuese nga klubi i futbollit “ Dukagjini “ nga Klina – zyrtari i ndeshjes lidhur me rastin e lartecekur. Afati date 05.09.2016 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pa kenaqur ne keto vendime ka te drejte ankese drejtuar komisionit per ankesa ne shkallen e dyte, ne afatin kohor prej 8 ( tete ) diteve, nga data e publikimit te ketij vendimi ne Buletinin Zyrtar te Federates se Futbollit te Kosoves date 31.08.2016, respektivisht nga data e pranimit. Ankesa e ushtruar nga ana e pales se ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë 31.08.2016
Kryetari, DUKAGJIN ZEFI d.v.