Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje ; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtar, në mbledhjen e mbajtur me datë 11.11.2016 – ditë e premtë ora 12,00, shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara nga ana e Komisionit të Garave, pas përfundimit të ndeshjeve nga javet e fundit, dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve, konform Dispozitave të Rregullores Disiplinore sjelli këto;
V E N D I M E
ISMET MUNISHI ; kryetrajner në Klubin e Futbollit “ DRITA“ nga Gjilani, licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 151 në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit, për largim nga pankina e lojtarëve rezervë ( fyerje, sharje dhe ofendime drejtuar gjyqtarit kryesor Bajram Gashi ) në ndeshjen e javës së ; XIII-të të VALA SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; DRITA – TREPÇA 89 e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes dhe deklaratat shtesë );
DENOHET
Me të holla në shumë prej; 250 euro ( dyqind e pesdhjetë) në bazë të Rregullores Disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 2. Afati i pagimit të dënimit në holla është 15 ditë , nga data e sjelljes së këtij vendimi datë 11.11.2016 – respektivisht nga data e pranimit ( Rregullorja Disiplinore neni 11 paragrafi 1 ).
KF “ KEK-u “ nga Kastrioti, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për lëshime në organizimin e ndeshjes ( goditje e asistentit me guri në kokë dh endërprerja e ndeshjes minuta e 63 ) së javës së XIII-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; KEK-u – VLLAZNIA e zhvilluar në stadiumin “ Agron Rama “ në Kastriot ( raportet e zyrtarëve dhe deklaratat shtesë të zyrtarëve );
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore VEREJTJE E FUNDIT , në bazë të Rregullores Disiplinore neni 49 paragrafi 1 pika 1.
LIRIDON SELIMAJ ; lojtar Klubit të Futbollit “ BEHARI “ nga Vitomirica e Pejës me numër të Librezës sportive 443/9 dhe licencuar në Federeatën e Futbollit të Kosovës me numër 6 në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave , për ndëshkim me karton të kuq ( kacafytje me lojtarin kundërshtar ) në ndeshjen e javës së –X-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve – grupi; A ; BEHARI – OPOJA e zhvilluar në Vitomiricë ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes );
DENOHET
Me ndalesë loje për 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores Disiplinore neni 38 paragrafi 3.
ARDI KALENDERI ; lojtar i Klubit të Futbollit “ OPOJA “ me numër të librezës sportive 11527 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 9, në procedurë të innicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq ( kacafytje me lojtarin kundërshtar ) në ndeshjen e javës së -X-të të Ligës së dytë të futbollit për kategorinë e seniorëve grupi A ; BEHARI – OPOJA e zhvilluar në Vitomiricë të Pejës ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes )
DENOHET
Me ndalesë loje për 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores Disiplinore neni 38 paragrafi 3.
VALMIR KASTRATI ; lojtar i Klubit të Futbollit “ ILIRIA “ nga Vragoci i Pejës me numër të librezës sportive 2213/14 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 2 , në procedurë të inicuar nga ana e Komisionit të Garave , për ndëshkim me karton të kuq ( ofendime drejtuar gjyqtarit kryesor ) në ndeshjen e javës së ; X-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi A; ONIX BANJA – ILIRIA e zhvilluar në stadiumin “ Demush Mavraj “ në Istog ( raportet e zyrtarëv e – ndeshje e ndërprerë )
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores Disiplinore neni 38 paragrafi 3.
AGON LLUGIQI ; lojtar i Klubit të Futbollit “ ARBERIA “ nga Arberia me numër të librezës sportive ; 1938/13 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 9, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për grushtim të gjyqtarit kryesor pas përfundimit të ndeshjes së javës së ; X-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve – grupi B; ARBERIA – DARDANIA e zhvilluar në Dobrajë të Lipjanit ( raportet e zyrtarëve dhe metariali shtesë );
DENOHET
me ndalesë loje në kohëzgjatje për ; 2 ( dy ) vite për të gjitha ndeshjet zyrtare dhe aktivitetet tjera të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores Disiplinore neni 44 paragrafi 1 pika 1
GRANIT FETAHAJ ; lojtar i Klubit të Futbollit “ RILINDJA E KOSOVES “ nga Skivjani i Gjakovës me numër të librezës 1832/13 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 1, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për grushtim të gjyqtarit kryesor në ndeshjën e javës së ; X-të të Ligës së dytë të Kosovës për kategorinë e seniorëve grupi; A ; R.KOSOVES – L.BARANIT e zhvilluar në Gjakovë ( raportet dhe materiali shtesë nga ana e zyrtarëve të ndeshjes )
DENOHET
Me ndalesë loje në kohëzgjatje për; 2 ( dy ) vite për të gjitha ndeshjet zyrtare dhe aktivitetet tjera në klub të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores Disiplinore neni 44 paragrafi 1 pika 1.
BRIKENT HULAJ ; lojtar i Klubit të Futbollit “ “ RILINDJA E KOSOVËS “ nga Skivjani Gjakovës, më numër të librezës sportive 2495/16 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 77, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për tentim sulmimi në gjyqtarin kryesor të ndeshjes së javës së ; X-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi; A ; R.KOSOVES – L.BARANIT e zhvilluar në Gjakovë ( raportet dhe deklaratat shtesë të zyrtarëve të takimit )
DENOHET
Me ndalesë loje në kohëzgjatje për; 6 ( gjashtë ) muaj për të gjitha ndeshjet dhe aktivitetet tjera zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores Disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 4.
DRILON ALIJA ; lojtar i Klubit të Futbollit “ LESHANI “ nga Leshani me numër të librezës sportive 2216/14 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 6, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave ( goditje e gjyqtarit kryesor ) në ndeshjen e javës së XII-të të LIgës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi; A ; ONIX BANJA – LESHANI e zhvilluar në stadiumin “ Demush Mavraj “ në Istog ( raporte e zyrtarëve të ndeshjes së ndërprerë minuta e 75 );
DENOHET
Me ndalesë loje në kohëzgjatje për; 2 (dy) vitë për të gjitha ndeshjet zyrtare dhe aktivitetet tjera të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores Disiplinore neni 44 paragrafi 1 pika 1.
ARIF KRASNIQI ;përfaqësues zyrtar i Klubit të Futbollit “ LESHANI “ nga Leshani “ në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave , për tentim sulmi në gjyqtarin kryesor të ndeshjes së javës së ; XII-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve – grupi; A ; ONIX BANJA – LESHANI e zhvilluar në stadiumin “ Demush Mavraj “ në Istog ( raportet e zyrtarëve nga ndeshja e ndërprerë minuta e 75 );
DENOHET
Me ; 6 ( gjashtë ) muaj ndalese të kryesrjes së funkcioneve në klub lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores Disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 5
RAMIZ BYTYQI ; kryetrajner në Klubin e Futbollit “ ILIRIA “ nga Vragoci licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 206, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave , për largim nga pankina ( ofendime drejtuar gjyqtarit kryesor ) në ndeshjen e javës së – X-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve – grupi;A ONIX BANJA – ILIRIA e zhvilluar në stadiumin “ Demush Mavraj “ në Istog ( raportet dhe deklaratat shtesë të zyrtarëve të takimit );
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore ; VEREJTJE E FUNDIT, në bazë të Rregullores Disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 1.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime të Komisioni Disiplinor të shkallës së pare, ka të drejtë ankese drejtuar Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej 8 (tetë) ditëve nga data e sjelljes së këtij vendimi në faqën zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës date 11.11.2016 – respektivisht nga data e pranimit të tij. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë 11.11.2016
Kryetari; DUKAGJIN ZEFI d.v.