Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje ; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala në mbledhjen e mbajtur me datë 06.09.2016 – ditë e martë ora 16,00. Shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve të zyrtareve , deklaratave plotësuese dhe provave shtesë të ofruara lidhur me rastet në procedure , konform Dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto ;
V E N D I M E ;
1.KF “ GJILANI “ nga GJilani në procedure të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për lëshime në organizimin e ndeshjes (hudhje e shisheve dhe gjasendëve të tjera në drejtim të asistentit të dytë ) së javës së dytë të VALA-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategoritë e seniorëve ; GJILANI – FERONIKELI e zhvilluar në stadiumin e qytetit në gjilan ( raportet e zyrtarëve , deklaratat plotësuese dhe inqizimet televizive )
DENOHET
Me të holla në shumë prej ; 800 (tetëqind) euro, në bazë të Rregullores disiplinore neni 49 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 3 pika 1. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë, nga data e sjelljes së këtij vendimi. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1)
2.AGIM MALIQI ; ndihmëstrajner në klubin e futbollit “ HAJVALIA “ nga Hajvalia me numër të licencës 72, në procedure të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor, për manifestim të sjelljeve josportive drejtuar gjyqtarit kryesor nga ndeshja e javës së dytë të VALA-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategoritë e seniorëve ; HAJVALIA – DRENICA e zhvilluar në stadiumin e Flamurtarit në Prishtinë ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e ndihmëstrajnerit )
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT, në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 2.
3.KF “ LIRIA “ nga Prizreni, në procedure të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor, përlëshime në organizimin e ndeshjes (hudhje e shisheve dhe gjasendeve të tjera në fushë) së javës së dytë të VALA-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategoritë e seniorëve ; LIRIA – PRISHTINA e zhvilluar në stadiumin “ Perparim Thaqi “ në Prizren ( raportet e zyrtarëve, deklaratat plotësuese dhe inqizimet televizive )
DENOHET
Me të holla në shumë prej ; 800 (tetëqind) euro, në bazë të Rregullores disiplinore neni 49 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragfari 3 pika 1. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë, nga data e sjelljes së këtij vendimi.( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1.)
4.MERVAN BEJTULLAHU ; gjyqtar futbolli nga Gjilani në procedure të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor, për lëshime në kryerjen e dëtyrës së gjyqtarit të katërt në ndeshjen e javës së dytë të VALA-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategoritë e seniorëve ; LIRIA – PRISHTINA e zhvilluar në stadiumin “ Perparim Thaqi “ në Prizren ( raportet e zyrtarëve, deklaratat plotësuese dhe inqizimet televizive )
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 2.
5.BESMIR HAXHIKADRIA ; përfaqësues zyrtar i klubit të futbollit “ VËLLAZNIMI “ nga Gjakova , në procedure të hapur disiplinore nga ana e komisionit disiplinor, për lëshime në kryerjen e dëtyrës së zyrtarit të klubit (mosrespektimi akteve normative ) në ndeshjen e javës së pare të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategoritë e seniorëve ; ISTOGU – VËLLAZNIMI e zhvilluar në stadiumin ‘” Demush Mavraj “ në istog ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes ) ;
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT, në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 2.
6.MISIN DRAGAQINA ; lojtar i klubit të futbollit “ ULPIANA “ nga Lipjani me numër të librezës sportive 6404 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 10, në procedure të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor për ndëshkim me karton të kuq ( fyerje dhe ofendime drejtuar zyrtarëve të takimit) në ndeshjen e javës së pare të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategoritë e seniorëve ; ULPIANA – FLAMURTARI e zhvilluar në Lipjan ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata e lojtarit të përjashtuar );
DENOHET
Me ndalesë loje për 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të orgaizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
7.KF “ DUKAGJINI “ nga Klina , në procedure të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së pare të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategoritë e sniorëve ; DUKAGJINI – VLLAZNIA ( P ) e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Klinë ( ku pas përfundimit të ndeshjës , duke u larguar nga stadium, goditet me guar autobusi i ekipit mysafir ku është thyar një xham – ametriali shtesë dhe raportet plotësuese të zyrtarëve );
DENOHET
Me të holla në shumë prej ; 500 (pesëqind) euro në bazë të Rregullores disiplinore neni 49 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 3 pika 2. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data e sjelljes së këtij vendimi (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 )
KËSHILLA JURIDIKE ;
Pala e pa kënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit për ankesa në nivelin e shkallës së dytë në afatin kohor prej ; 8 (tetë ) ditëve nga data e sjelljes së këtij vendimi në Buletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës- respektivisht nga data e pranimit të tij. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë, 06.09.2016