ffk-llogofin9 shtator, 2016 – Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e vet të mbajtur me datë 09.09.2016 shqyrtoi procedurat e inicuara disiplinore nga ana e komisionit të garave për Vala-Superligë dhe Ligën e parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit zhvilluar me datë 07-08.09.2016 dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve, konform Dispozitave të Rregullores Disiplinore sjelli këto ;
 
          V  E  N  D  I  M  E :
 

  1. KF “ DRITA “ nga Gjilani në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për lëshime të pjesërishme në organizimin e ndeshjes së javës së – III-të, të VALA – SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; DRITA – LLAPI e zhvilluar me datë 07.09.2016  në stadiumin e qytetit në Gjilan ( sjellje jo korrekte  e simpatizuesve të ekipit nikoqir dhe tentim sulmi në kryetrajnerin e klubit të futbollit “ Drita “ , Sadat Pajaziti ;Raportet e zyrtarëve të ndeshjes ) – në mungesë të raporteve shtesë  i

HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE
Deri në kompletimin e provave – deri në vendimin përfundimtar  të komisionit disiplinor.
Kërkohet raport plotësuese nga zyrtaret e klubit të futbollit “ Drita “ nga Gjilani lidhur  me rastin në procedurë .
 

  1. ERDOGAN BRANDO ; ndihmëstrajner në klubin e futbollit “ LIRIA “ nga Prizreni  në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për manifestim të sjelljeve josportive drejtuar treshes së gjyqtarëve  nga pankina , edhe pse nuk ishte i evidentuar si lojtar për hapsirën teknike të klubit në ndeshjen e javës së – III-të të VALA-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; TREPÇA – LIRIA e zhvilluar me date 07.09.2016 në stadiumin olimpik “ Adem Jashari “ në Mitrovicë ( raportet e zyrtarëve ) në mungesë të deklaratës vetanake ;

PEZULLOHET
Pa të drejtë  të kryerjes së detyrës së ndihmëstrajnerit në klub dhe detyrave tjera zyrtare lidhur me ndeshjet  e organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës  deri në kompletimin e provave – lendës ( deri në vendimin përfundimtar të komisionit ) Kërkohet deklarata plotësuese e ndihmëstrajnerit Erdogan Brando, afati date 13.09.2016 – Rregullorja disiplinore neni 31 )
 

  1. VISAR HAXHIJA ; lojtar I klubit të futbollit “ DUKAGJINI “ nga Klina ( portier )  në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave  për ndëshkim me karton të kuq (  start I palejuar si lojtar fundor ) në ndeshjen e javës së – II-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; DUKAGJINI – FUSHË  KOSOVA  e zhvilluar në Klinë me date 07.09.2016  ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar );

DENOHET
Me ndalesë loje për 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores Disiplinore neni 38 paragrafi  3.
 

  1. KRESHNIK LATAJ ; lojtar I klubit të futbollit  “ DEQANI “ nga Deqani me numër të librezës sportive  99/10 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër  5, në procedurë të inicuar disiplinore , për ndëshkim me karton të kuq  ( ndërhyrje më beryl  në fytyren e lojtarit kundërshtar ) në ndeshjen e javës së – II-të të  të Ligës së pare të Kosovës për kategorinë e seniorëve ; VITIA – DEQANI e zhvilluar më date 07.09.2016 në Viti ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarit );

DENOHET
Me ndalesë loje për 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës , në bazë të Rregullores Disiplinore neni 38 paragrafi 3.
 

  1. FIDAN HASANI ; lojtar I klubit të futbollit “ FLAMURTARI “ nga Prishtina me numër të librezës sportive  1/1152 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numr  99, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komesarit të garave, për ndëshkim me karton të kuq  ( ndërhyrje me beryl dhe tërheqje  nga fanela e lojtarit kundërshtar ) në ndeshjen e javës së – II-të Ligës së pare të Kosovësd në futboll për kategorinë e seniorëve ; VLLAZNIA – FLAMURTARI e zhvilluar në Pozharan ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata e lojtarit plotësuese )

DENOHET
Me ndalesë loje për ; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores duisiplinore neni 38 paragrafi 3.
 
 
KËSHILLA  JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit të shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afatin kohpr prej 8 ( tetë ) ditëve, nga data e sjelljes së këtij vendimi në Buletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës date 09.09.2016 . Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
 
Prishtinë, 9 Shtator, 2016
Kryetari ,  DUKAGJIN  ZEFI