Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtar, në mbledhjen e mbajtur me date 23.09.2016 ( ditë e premtë ora 12,00 ) shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar dhe përë të njejtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve dhe deklaratave plotësuese , conform Dispozitave të Rregullores Disiplinore sjelli këto;
V E N D I M E
KF “ DRENICA “ nga Skënderaj në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për lëshime të pjesërishme në organizimin e ndeshjes së javës së V-të të Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DRENICA – FERONIKELI e zhvilluar në stadiumin “ Bajram Aliu “ në Skënderaj ( raportet plotësuese ) ;
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore VEREJTJE E FUNDIT në bazë të Rregullores Disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 1.
AZEM BEJTA ; lojtar i klubit të futbollit “ DRENICA “ nga Skënderaj, me numër të librezës sportive 8554 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 16, në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për ndëshkim me karton të kuq ( kapje për fyte e lojtarit kundërshtar ; Blerand Kurtishajn ) në ndeshjen e javës së ; V-të të Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; DRENICA – FERONIKELI e zhvilluar në stadiumin “ Bajram Aliu “ në Skënderaj ( raportet plotësuese dhe deklarata e lojtarit të përjashtuar );
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
BLERAND KURTISHAJ ; lojtar I klubit të futbollit “ FERONEKELI “ nga Drenasi me numër të librezës sportive 8379 dhe licencuar në Federatën e Futbollit Të Kosovës me numër 10, në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit për ndëshkim me karton të kuq ( reagim në mbrojtje si mos vepruas ) në ndeshjen e javës së – V-të të Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; DRENICA – FERONIKELI e zhvilluar në stadiumin “ Bajram Aliu “ në Skënderaj ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar)
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores Disiplinore neni 38 paragrafi 3.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit të shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afatin kohor prej 8 ( tetë ) ditëve nga data e sjelljes së këtij vendimi në Buletinin Zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës rrespektivisht nga data e pranimit të tij. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e këtij vendimi.,
Prishtinë, datë 23.09.2016 Kryetari, DUKAGJIN ZEFI d.v.