ffk-llogofinKomisioni Disiplinor i shkallës së parë, në përbërje ; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur  me datë 10.10.2016 shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara  nga ana e Komisionit të Garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit  të zhvilluara me datë 07-08.10.2016 dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve  konform Dispozitave të Rregullores  Disiplinore sjelli këto;
 
 
 
V  E  N  D  I  M  E
 
KF “ DRITA “ nga Gjilani në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar  për lëshime në oreganizimin e ndeshjes ( fyerje, sharje në korë drejtuar tifozerisë rivale si dhe hudhje e flakadanëve  dhe mjeteve të tjera të forta në fushë në drejtim të policisë ku edhe pati ndërprerje të ndeshjes për disa minuta ) në ndeshjen e javës së  VII-të të VALA SUPERLIGËS së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DRITA – GJILANI e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan (raportet e zyrtarëve  – materiali shtesë nga takimi )
DENOHET
Me  të holla në shumë prej ; 1000 euro ( njëmijë ) në bazë të Rregullores Disiplinore neni 49 paragrafi 1 pika  3 dhe neni 10 paragrafi 3 pika 1 . Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data e sjelljes së këtij vendimi – 10.10.2016 ( ( Rregullorja Disiplinore neni 11 paragrafi 1 ).
 
 
KF “ GJILANI “ nga Gjilani në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar  për  manifestim të sjelljeve josportive të tifozerisë  së klubit ( fyerje , ofendime sharje , hudhje e flakadanëve dhe gjasendëve të forta në fushë ) gjatë ndeshjes së javës së ; VII-të të VALA SUPERLIGËS së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; DRITA – GJILANI e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan ( raportet e zyrtarëve dhe materiali shtesë)
DENOHET
Me të holla në shumë prej  1000 euro ( njëmijë ) në bazë të Rregullores Disiplinore  nëni 49 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 3 pika 1 . Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data e sjelljës së këtij vendimi datë 10.10.2016 ( Rregullorja  Disiplinore neni 11 paragrafi 1 )
 
 
URAN  RAMADANI ; lojtar i Klubit të Futbollit “ VLLAZNIA “ nga Pozharani me numër të librezës sportive 9545 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 4, në procedurë të inicuar nga ana e Komisionit  të Garave , për ndëshkim me karton të kuq ( goditje e qëllimt e lojtarit kundërshtar ) në ndeshjen e javës së  VII-të të LIgës së Parë të Kosovës në Futboll për kategorinë e seniorëve ; RAHOVECI – VLLAZNIA e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Rahovec ( raportet e zyrtarëve të takimit dhe materiali shtesë )
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 4 ( katër ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores Disiplinore neni 38 paragrafi 3.
 
 
ENDRIT  BEKTESHI ; lojtar i Klubit  të Futbollit “ KOSOVA “  nga Prishtina me numër të librezës sportive  8210 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër  16, në procedurë të inicuar  disiplinore nga ana e Komisionit të Garave , për ndëshkim me karton të kuq (  ndërhyrje e palejuar në lojtarin kundërshtar si lojtar fundor ) në ndeshjen e javës së ; VII-të të Ligës së  Parë të Kosovës në Futboll për kategorinë e seniorëve ; KOSOVA ( V ) – KOSOVA ( P ) e zhvilluar në stadiumin “ Ferki Aliu “ në Vushtrri ( raportet e zyrtarëve dhe  deklaratat plotësuese  )
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores Disiplinore neni 38 paragrafi 3.
 

KËSHILLA  JURIDIKE

 
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar Komisionit për Ankesa në nivelin e shkallës së dytë, në afatin kohor prej 8 ( tetë ) ditëve  nga data e sjelljes  –  publikimit të këtij vendimi në Buletinin Zyrtar të Federetas  së Futbollit të Kosovës  date 10.10.2016 , respektivisht nga data e pranimit. Ankesa e ushtruar  nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e këtij vendimi.
 
Prishtinë, datë 10.10.2016
Kryetari, DUKAGJIN  ZEFI  d.v.