Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje ; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtar, në mbledhjen e mbajtur me datë 18.10.2016 – ditë e martë ora 15,00, shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve dhe deklaratave plotësuese të kërkuara nga mbledhja e dates 14.10.2016, konform Dispozitave të Rregullores Disiplinore sjelli këto;
V E N D I M E
KF “ GJILANI “ nga Gjilani në procedure të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit , për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së VIII-te të VALA SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; GJILANI – LLAPI e zhvilluar në stadiumin e qytetit ( raportet e zyrtarëve ; fyerje, kërcnime të disa personave të pa identifikuar në hyrje të zhveshtoreve drejtuar personave zyrtar te ndeshjes pas përfundimit të pjesëlojes së pare dhe përfundimit të takimit ) si dhe mos marrja e masave për largimin e të njejteve nga ana e klubit nikoqir – organizatorit të ndeshjes;
DENOHET
Me zhvillimin e 1 ( një ) ndeshje në fushën e vet pa praninë e shiquesëve në bazë të Rregullores Disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 2.
ALBERT KASTRATI ; zyrtar i Klubit të Futbollit “ GJILANI “ nga Gjilani , në procedure të pezullimit nga mbledhja e kaluar e Komisionit Disiplinor, , për manifestim të sjelljeve josportive ( fyerje dhe ofendime drejtuar gjyqtarit kryesor ) në ndeshjen e javës së VIII-te të VALASUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; GJILANI – LLAPI e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan ( Raportet e zyrtarëve dhe provat plotësuese – shtesë të kërkuara nga ana e komisionit )
DENOHET
Me ndalesë të kryerjes të të gjitha funkcioneve në klub në kohëzgjatje për 2 ( dy ) muaj për të të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores Disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 5.
EGZON KURTESHI ; lojtar i KLubit të Futbollit “ FUSHË KOSOVA “ nga Fushë Kosova me numër të librezës sportive 8827 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 11 në procedure të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit, për ndëshkim me karton të kuq ( sjellje josportive drejtuar gjyqtarit kryesor ) në ndeshjen e javës së VIII-te të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; FUSHË KOSOVA – KEK-u e zhvilluar në Fushë Kosovë ( raportet e zyrtarëve dhe deklaratat plotësuese të kërkuara nga komisioni si material shtesë )
DENOHET
Me ndalesë loje për 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores Disiplinore neni 38 paragrafi 3
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar Komisionit për Ankesa të shkallës së dytë në afatin kohor prej 8 ( tetë ) ditëve nga data e sjelljes së këtij vendimi në Buletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës date 18.10.2016 – respektivisht nga data e pranimit të tij. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë 18.10.2016 Kryetari , DUKAGJIN ZEFI d.v.