Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje ; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala në mbledhjen e mbajtur me datë 21,10.2016 – ditë e premte ora 14,00, shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar e komisionit dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve dhe deklaratave plotësuese konform Dispozitave të Rregullores Disiplinore sjelli këto;
V E N D I M E
KF “ LIRIA “ nga Prizreni në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së ; – IX-të të VALASUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; LIRIA – GJILANI e zhvilluar me datë 15.10.2016 në stadiumin “ Perparim Thaqi “ në Prizren ( raportet e zyrtarëve dhe materiali shtesë ; hudhje e gjasendëve në fushë dhe në drejtim të pankinës së mysafirëve )
DENOHET
Me të holla në shumë prej ; 800 euro ( tetëqind) në bazë të rregullores Disiplinore neni 49 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 3 pika 1. Afati i pagimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë , nga dita e sjelljes së këtij vendimi në Buletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës , datë 21.10.2016, respektivisht nga data e pranimit ( Rregullorja Disiplinore neni 11 paragrafi 1 )
KF “ LLAPI “ nga Podujeva në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së; -IX-të të VALASUPERLIGES së Kosovës në futboll për katëgorinë e seniorëve ; LLAPI – FERONIKELI e zhvilluar me datë 16.10.2016 në stadiumin e Merdares ( raportet dhe deklaratat plotësuese të zyrtarëve të ndeshjes; goditje e asistentit të pare ; Erduan Baliqi më një objekt të fortë nga ana e një spektatori të pa përgjegjëshem, goditje nga e cila pason lëndim i rëndë dhe pamundësia për vazhdimin e ndeshjes – gjegjësisht ndërprerja e takimit minuta e 64. Komisioni i Garave rastin e kualifikoi si incident të rëndë dhe serioz )
DENOHET
Me zhvillimin e 1 ( një ) ndeshje në fushën e vet pa praninë e shikuesëve, në bazë të Rregullores Disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 2.
KF “ PRISHTINA “ nga Prishtina në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së ;-IX-të të VALASUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; PRISHTINA – TREPÇA 89 e zhvilluar me datë 16.10.2016 në stadiumin “ Agron Rama “ në Kastriot ( raportet e zyrtarëve dhe deklaratat plotësuese ; fyerje, sharje në kor nga ana e simpatizuesve të klubit nikoqir “ PLISAT “ drejtuar asistentit të dytë; Fatlum Berisha , hudhja e flakadanëve, shisheve dhe guralecëve në fushë dhe jashtë saj prej nga edhe goditet në kokë asistenti i lërtëshenuar )
DENOHET
Me të holla në shumë prej ; 800 euro ( tetëqind ) në bazë të Rregullores Disiplinore neni 49 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 3 pika 1. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data e sjelljes së këtij vendimi në Buletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 21.10.2016, respektivisht nga data e pranimit. ( Rregullorja Disiplinore neni 11 paragrafi 1 . )
MITHAT MAHMUTI ; përsoni për siguri nga Klubi i Futbollit “ LIRIA “ nga Prizreni në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për mos kryerje të dëtyrave dhe obligimeve të përsonit për siguri të dalurta nga Rregullorja e Garave neni 26 paragrafi 4 gjatë zhvillimit të ndeshjës së javës së ; – IX-të të VALASUPERLIGES së Kosovë në futboll për kategorinë e seniorëve ; LIRIA – GJILANI e zhvilluar me datë 15.10.2016 në stadiumin “ Perparim Thaqi “ në Prizren ( raportet e zyrtarëve;)
DENOHET
Për 6 ( gjashtë ) muaj ndalesë në moskryerjen e funksionit në klub për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores Disiplinore neni 61 paragrafi 1 pika 9 dhe 11.
EGZON SHABANI ; lojtar i klubit të futbollit “ GJILANI “ nga Gjilani me numër të librezës sportive 6652 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 21 , në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për manifestim të sjelljeve josportive dhe reagime të pakontrolluara në vendimet e gjyqtarit kryesor Tefik Maloku ( shtyrje e fuqishme – rënjë e gjyqtarit për toke pas akordimit të penaltiesë ) në ndeshjen e javës së ; -IX-të të VALASUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; LIRIA – GJILANI e zhvilluar më date 16.10.2016 në stadiumin “ Përparim Thaqi “ në Prizren ( raportete zyrtarëve dhe deklaratat plotësuese );
DENOHET
Me ndalesë loje për 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores Disiplinore neni 38 paragrafi 3.
ISA EMINHAZIRI ; lojtar I klubit të futbollit “ GJILANI “ nga Gjilani me numër të librezës sportive 1/2122 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 9, në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për manifestim të sjelljeve josportive gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes së javës së –IX-të të VALASUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; LIRIA – GJILANI e zhvilluar me date 15.10.2016 në stadiumin “ Perparim Thaqi “ në Prizren ( raportet e zyrtarëve; fyerje, sharje reagime të pakontrolluara në vendimet e gjyqtarit kryesor, i identifikuar si shkaktar kryesor i krijimit të situatave të tensionuara dhe të acaruara gjatë rrjedhes së lojës dhe pas përfundimit të ndeshjes në koridoret e zhveshtoreve )
DENOHET
Me ndalesë loje për 4 ( katër ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores Disiplinore neni 38 paragrafi 3.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar Komisionit për Ankesa të shkallës së dytë në afatin kohor prej 8 (tetë) ditëve nga data e publikimit të vendimeve në Buletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës date 21.10.2016 – rrespektivisht nga data e pranimit të tij. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk ndalon ekzekutimin e vendimeve.
Prishtinë, date 21.10.2016