ffk-llogofinKomisioni Disiplinor  i shkallës së parë në mbledhjen e  vet të rregullt , mbajtur me date  19.11.2013, shqyrtoi procedurat e hapura  nga mbledhja e kaluar  ( pezullimit ) e komisionit disiplinor  si dhe inicimet e filluara nga ana e komesarëve të garave pas përfundimit  të ndeshjeve  të zhvilluara nga java e fundit ; date 16-17.11.2013, dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve, konform  dispozitave të Rregullores  disiplinore  sjelli këto
    V  E  N  D  I  M  E 
LEUTRIM  XHEMSHITI  ; lojtar i klubit të futbollit  “ Gjilani “ nga Gjilani më numër të librezës sportive  7093 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër  8, në procedure të pezullimit nga mbledhja e kaluar, për ndëshkim me karton të kuq  ( ofendime drejtuar gjyqtarit kryesor ) në ndeshjen e javës së ; XIII-të të  superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve ; Fushë Kosova – Gjilani e zhvilluar në Fushë Kosovës ( raportet plotësuese të zyrtarëve të takimit ) ;
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës , në bazë të rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
RRON  BROJA : lojtar i klubit të futbollit “ Trepça 89 “ nga Mitrovica , më numër të librezës sportive numër  71/M dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër  11, në  procedure të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor, për ndëshkim me karton të kuq ( shqelmim i lojtarit kundërshtar ) në ndeshjen e javës së ; XIV-të të superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve ; Fushë Kosova – Trepça 89  e zhvilluar në Fushë Kosovës ( raportet plotësuese të zyrtarëve të takimit ) ;
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi  3.
VALDET  OSMANI ; lojtar i klubit të futbollit “ Fushë Kosova “ nga Fushë Kosova me numër të librezës sportive ;  1529/Pr dhe i licencuar në Federatën e Futbollit  të Kosovës më numër  5, në procedure të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor , për ndëshkim me karton të kuq (  shqelmim me lojtarin kundërshtar ) në ndeshjen e javës së ; XIV-të të superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve  ; Fushë Kosova  – Trepça 89  e zhvilluar në Fushë Kosovës ( raportet plotësuese  të zyrtarëve të takimit ) ;
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni  38 paragrafi 3.
JAHJA  HASHANI ; lojtar i klubit të futbollit “ KEK-u “ nga Kastriorti , më numër të librezës sportive  6358 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës më numër  8, në procedure të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor, për ndëshkim me karton të kuq ( start i pa  lejuar  nga  mbrapa në lojtarin kundërshtar ) në ndeshjen e javës së ; XIII-të të  superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve  ; Liria – KEK-u e zhvilluar në Prizren  ( raportet plotësuese nga  zyrtare të takimit ) ;
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 3 ( tri ) ndeshje  zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
KF “ VLLAZNIA “ nga Pozharani  – anëtar i ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve  grupi ; A, në procedure të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor , për lëshime në organizimin e ndeshjes së Digital Kupes së Kosovës në futboll ; Vllaznia – Prishtina e zhvilluar në Pozharan me date 13.11.2013  ( në mungesë të lendës  së pa kompletuar dhe  raporteve shtesë  nga zyrtaret e këtij klubi lidhur me lëshimet e evidentuara) mbetët në
PROCEDURA  TË HAPUR  DISIPLINORE
Deri në  kompletimin e provave ( vendimimin  definitive ). Kërkohet deklarata plotësuese nga zyrtari i klubit të futbollit “ Vllazni “ nga Pozharani  nga ndeshja  Vllaznia – Prishtina , afati date  21.11.2013  ( Rregullorja  disiplinore  neni 31 )
KËSHILLA  JURIDIKE ;
Pala e pakënaqur në këtë vendim të komisionit disiplinor , ka të drejtë ankese drejtuar shkallës së dytë ( komisionit për ankesa ) në afat kohor prej; 8 ( tetë ) ditëve nga data e  publikimit të tij në Buletinin Zyratr të Federatës së Futbollit të Kosovës numër ; XV-XVI-të date  19.11.2013, rrespektivisht nga data e pranimit, por ankesa e ushtruar  nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, 19.11.2013
Kryetari:  Dukagjin  Zefi