Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 25.10.2016 shqyrtoi procedurat e inicuara disiplinore nga ana e Komisionit të Garave pas përfundimit të ndeshjeve të javës së 10-të të zhvilluara me datë 22-23.10.2016 dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve, konform Dispozitave të Rregullores Disiplinore sjelli këto;
V E N D I M E
BESNIK RABUSHAJ ; lojtar i Klubit të Futbollit “ DEQANI “ nga Deqani me numër të librezes sportive 9111 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 1,në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq (sulm në lojtarin kundërshtar ) në ndeshjen e javës së – X-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; DEQANI – ULPIANA e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Deqan me datë 22.10.2016 ( Raportet e zyrtarëve të takimit dhe dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar Besnik Rabushaj )
DENOHET
Me ndalesë loje përë 4 (katër) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës , në bazë të Rregullores Disiplinore neni 38 paragrafi 3.
ARLIND HASANI ; lojtar i Klubit të Futbollit “ ULPIANA “ nga Lipjani me numër të librezes sportive 10360 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 5, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për ndëshkim me karton të kuq (kacafytje me lojtarin kundërshtar ) në ndeshjen e javës së X-të të` Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; DEQANI – ULPIANA e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Deqan me date 22.10.2016 ( raportet e zyrtarëve të takimit dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar )
DENOHET
Me ndalesë loje përë 3 (tri) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores Disiplinore neni 38 paragrafi 3.
FESTIM ADEMI ; lojtar i Klubit të Futbollit “ VLLAZNIA “ nga Pozharani me numër të librezës sportive 2393 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 15, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave , për ndëshkim me karton të kuq ( kacafytje me lojtarin kundërshtar) në ndeshjen e javës së X-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; VLLAZNIA – KOSOVA ( P ) e zhvilluar më date 23.10.2016 në Pozharan ( raportet e zyrtarëve të takimit dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar )
DENOHET
Me ndalesë loje për 3 (tri) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores Disiplinore neni 38 paragrafi 3.
BESFORT KRASNIQI ; lojtar i Klubit të Futbollit “ KOSOVA “ nga Prishtina me numër të librezes sportive 690 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 2, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq ( kacafytje me lojtarin kundërshtar ) në ndeshjen e javës së – X-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; VLLAZNIA – KOSOVA ( P ) e zhvilluar në stadiumin e Pozharanit me date 23.10.2016 ( raportet e zyrtarëve të takimit dhe deklarata plotësues e e lojtarit të përjashtuar ; Besfort Krasniqi )
DENOHET
Me ndalesë loje për 3 (tri) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores Disiplinore neni 38 paragrafi 3.
SENAD ALIRIFA ; kryetrajner i KLubit të Futbollit “RAHOVECI “ nga Rahoveci me numër të licences 0733, në procedurë të inicuar nga ana e Komisionit të Garave për manifestim të sjelljeve josportive ( ofendime, sharje dhe tentim sulmi ndaj treshes së gjyqtarëve pas përfundimit të takimit, ku pas intervenimit të policies nuk erdhi deri të më e keqja ) në ndeshjen e javës së X-të të Ligës së Parë të Kosovës në Futboll për kategorinë e seniorëve ; RAHOVECI – KEK-u e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Rahavec ( raportet e zyrtarëve );
PEZULLOHET
Pa të drejtë në kryerjen e dëtyrës së trajnerit dhe funkcioneve tjera në klub lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në kompletimin e lendës – vendimin përfundimtar të komisionit. Kërkohet deklarata plotësuese e kryetrajnerit të pëzulluar, afati datë 27.10.2016 ( Rregullorja Disiplinore neni 31 )
KF “ FUSHE KOSOVA “ nga Fushë Kosova në procedurë të inicuar nga ana e Komisionit të Garave , për lëshime në organizim ( minuta 37 tentimi I një spektatori për tu future në fushë, rast I cili u përserit edhe pas përfundimit të takimit nga një grup spektatoresh të cilët tentuan për tu future në fushë për të sulmuar gjyqtarin kryesor ) në ndeshjen e javës së X-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; FUSHE KOSOVA – FLAMURTARI e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Fushë Kosovë ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes)
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore VEREJTJE E FUNDIT , në bazë të Rregullores Disiplinore neni 49 paragrafi 1 pika 1.
ARBEN JAKUPI – ndihmëstrajner në klubin e Futbollit “ FUSHE KOSOVA “ nga Fushë Kosova , me numër të licencës 219 , në procedurë të inicuar nga ana e Komisionit të garave për sjellje josportive (fyerje dhe sharje drejtuar referit krzesor pas akordimit te penaltiesë) në ndeshjen e javës së X-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ë FUSHE KOSOVA – FLAMURTARI e zhvilluar në stadiumin e qztetit në Fushë Kosovë (raportet e zyrtarëve ) në mungesë të deklaratës plotësuese
PEZULLOHET
Pa të drejtë në kryerjen e dëtyres së trajnerit dhe funkcioneve tjera në klub lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në kompletimin e lendës- provave ( vendimin përfundimtar të komisionit disiplinor ). Kërkohet deklarata plotësuese e trajnerit të pezulluar afati date 27.10.2016 ( Rregullorja Disiplinore neni 31 )
KF “ BESA “ nga Peja në procedurë të inicuar nga ana e Komisiuonit të garave , për manifestim të sjelljeve josportive të grupit “ Shqiponja “ ( simpatizuesit e Besës së Pejës )- hudhje e mjeteve piroteknike gjatë zhvillmit të ndeshjes së javës së X-të të VALASUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; TREPÇA 89 – BESA e zhvilluar në stadiumin “ Rizah Lushta “ në Mitrovicë me date 23.10.2016 ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes) i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lendës – provave (vendimin përfundimtar të Komisionit Disiplinor) .Kërkohet raporti plotësuese nga zyrtaret e klubit të futbollit “ Besa “ nga Peja,lidhur me rastin, afati date 27.10.2016 ( Rregullorja Disiplinore neni 31 )
KF “ PRISHTINA “ nga Prishtina, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit Disiplinor, për lëshime në organizim të ndeshjes ( hudhje e fishekzjarrëve në fushë ) e javës së – X-të të VALASUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; PRISHTINA – TREPÇA e zhvilluar në stadiumin “ Agron Rama “ në Kastriot ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes );
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lendës – provave ( vendimin përfundimtar të komisionit disiplinor ).Kërkohet raport raport plotësues nga klubi I futbollit “ Prishtina “ nga Prishtina, lidhur me rastin., afati date 27.10.2016 ( Rregullorja Disiplinore neni 31 )
KF “ DRENICA “ nga Skënderaj në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të garave për mosrespektim të nenit 18 të Propozicioneve të garave në ndeshjen e javës së – X-të të VALASUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ë DRENICA – DRITA e zhvilluar me date 22.10.2013 në stadiumin e qztetit në Skënderaj ( raportet e zyrtarëve ) i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lendës – provave ( vendimin përfundimtar të komisionit disiplinor ) Kërkohet raport plotësues nga yzrtaret e klubit të futbollit { Drenica { nga Skënderaj lidhur me rastin. Afati date 27.10.2016 (Rregullorja Disiplinore neni 31 )
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar Komisionit për Ankesa të shkallës së dytë, në afatin kohor prej 8 ( tetë) ditëve nga data e publikimit të vendimit në Buletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës date 25.10.2016- gjegjësisht nga data e pranimit të vendimit.
Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, date 25.10.2016 Kryetari, DUKAGJIN ZEFI d.v.