FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Komisioni  Disiplinor – shkalla e parë
Prishtinë, datë 01.03.2017

Komisioni Disiplinor i shkallës së parë, në mbledhjen e rregullt të mbajtur me datë 01.03.2017 – ditë e mërkurë ora 13,00 shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar nga ndeshjet e 1/8 së  së DIGITALB  Kupës së Kosovës   si dhe inicimet e filluara nga ana e Komisionit të Garave pas përfundimit të ndeshjeve  nga java e XVIII-të e Vala Superliges së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve, konform Dispozitave të Rregullores Disiplinore sjelli këto:
 
V E N D I M E

GËZIM SYLA
; lojtar I klubit të futbollit “ FLAMURTARI “  nga  Prishtina me numër të librezës sportive  1/401 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 26, në procedure të inicuar nga ana e komisionit të garave  për ndëshkim me karton të kuq ( ofendime drejtuar asistentit ) në ndeshjen e 1/8 e Digitalb Kupës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Flamurtari – Trepça e zhvilluar në Ferizaj ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarit të penalizuar );
DENOHET
Me ndalesë loje për; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores Disiplinore neni 38 paragrafi 3.
 
SHEREMET  ISUFI ; ndihmëstrajner në klubin e futbollit “ Trepça “ nga Mitrovica ,me numër të licencës  159, në procedure të inicuar nga ana e komisionit të  Garave , për largim  nga pankina  ( konflikt verbal me delegatin e takimit ) në ndeshjen e   1/8 të Digitalb Kupes së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Flamurtari –  Trepça e zhvilluar në Ferizaj ( raportet e zyrtarve nga ndeshje e zhvilluar dhe materiali shtesë )
DENOHET
Me të holla në shumë prej ; 250 euro ( dyqind e pesëdhjet euro ) në bazë të Rregullores Disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika  3 dhe neni 10  paragrafi  2. Afati  për pagesë të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data e sjelljes së vendimit ( Rregullorja Disiplinore neni 11 paragrafi 1 )
 
KF “ GJILANI “ nga Gjilani  në procedure të inicuara nga ana e Komisionit të Garave  për lëshime  (  fyerje, sharje në kor e tifozerisë së klubit “ Skifterat “  drejtuar  tifozerisë së klubit rival “ Intelektualëve “ , ndezje e flakadanëve dhe thudhje e tyre ) në ndeshjen e javës së ; XVIII-të të Valasuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; GJILANI – DRITA e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilkan ( raportet e  zyrtarëve  dhe materiali shtesë )
DENOHET
Me të holla në shumë prej ; 800  euro ( tetëqind ) në bazë të Rregullores Disiplinore  ne ni 49  paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 3 pika 1. Afati për pagesën e dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data e sjelljes së vendimit ( Rregullorja Disiplinore neni 11 paragrafi 1 )
 
KF “ DRITA “  nga Gjilani në procedure të inicuar nga ana e Komisionit të Garave, për lëshime ( fyerje dhe sharje  në kor nga tifozeria e klubit  të Dritës  “ Intelektualet “ drejtuar tifozerisë  së klubit rival  “ Skifterave “  ) gjatë ndeshjës së javës së ; XVIII-të të Valasuperliges së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; GJILANI – DRITA e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan ( rapoprtet e zyrtarëve të ndeshjes );
DENOHET
Me të holla në shumë prej ;  1000  euro ( njëmijë ) në bazë të Rregullores Disiplinore neni 49 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 3 pika 1. Afati  për pagesën e dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data e sjelljes së këtij vendimi ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 )
 
KËSHILLA  JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit të shkallës së dytë në afatin kohor prej ; 8 (tetë) ditëve nga data e publikimit  në Buletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës – respektivisht nga data e pranimit të tij. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
 
 
Prishtinë, datë 01.03.2017                                                                                    Kryetari, DUKAGJIN  ZEFI  d.v.