FEDERATA E FUTBOLLIT E KOSOVËS
Komisioni Disiplinor – shkalla e parë
Prishtinë, datë  15.03.2017 (e mërkurë)
 
Komisioni Disipinor i shkallës së parë në mbledhjen e vet të mbajtur me datë 15.03.2017 ditë e martë ora 14,00 shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara nga ana e Komisionit të Garave pas përfundimit të ndeshjeve nga jave e XXI-të e Vala Superligës dhe  javës së XVII-të të Ligës sëparë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve dhe deklaratave plotësuese, konform Dispozitave të Rregullores Disiplinore  sjelli këto ;
 
 
V E N D I M E
 
KF “ DRENICA “ nga Skenderaj në procedurë të hapur  nga mbledhja e kaluar e Komisionit Disiplino datë 10.03.2017  për mos përmbushje të detyrimeve  nga neni 18 i Propozicioneve të garave ( mos sigurimi adekuat i numrit të  mbledhësave të topave )  në ndeshjen e javës së XX-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve DRENICA – TREPÇA  e zhvilluar në stadiumin “ Bajram  Aliu “ në Skënderaj me datë 08.03.2017  ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata e klubit )
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore; VËREJTJE  E FUNDIT, në bazë të Rregullores Disiplinore neni  49 paragrafi 1 pika 1.
 
TREPÇA  89 “ nga Mitrovica  në procedure të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e Komisionit datë 10.03.2017 (hedhje e tri shisheve të plastikes në fushë , mjeteve piroteknike afër pankines ë mysafirëve) në ndeshjen e javës së ; XX-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; TREPÇA89 – PRISHTINA  e zhvilluar në stadiumin “ Rizah Lushta “ në Mitrovicë  ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e klubit )
DENOHET
Me shqiptimin e masës  disiplinore VEREJTJE E  FUNDIT, në bazë të Rregullores Disiplinore neni  49 paragrafi 1 pika 1.
 
GËZIM  RUSI ; lojtar i klubit të futbollit “ GJILANI “ nga Gjilani me numër të librezës sportive  1243/11 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër  17, në procedure të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit   datë  10.03.2017 për ndëshkim me karton të kuq ( goditje e lojtarit kundërshtar me numër 18  me grusht , ku  I shkakton lendime  në sy ) në ndeshjen e javës së ; XX-të të Valasuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; GJILANI – LIRIA e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan ( raportet e zyrtarëve )
DENOHET
Me ndalesë loje për; 5 ( pesë ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores Disiplinore neni 38 paragrafi 3.
 
BEKIM   BAKAJ ; kryetrajner i klubit të futbollit “ LIRIA “ nga Prizreni  në procedure të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit datë 10.03.2017 , për largim nga pankina ( sjellje josportive – fyerje dhe sharje drejtuar lojtarit të përjashtuar të ekipit nikoqir  dhe gjyqtarit kryesor të  takimit –  shkaktar I tensionimeve të krijuara  ) në ndeshjen e javës së  XX-të të Valasuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ;  GJILANI – LIRIA  e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan ( raportet e zyrtarëve të ndeshjës )
DENOHET
Me të holla në shumë prej ; 300 euro ( treqind )  në bazë të Rregullores Disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika  3 dhe neni 10  paragrafi 2. Afati i pagimit  të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë , nga dita kur vendimi publikohet në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 15.03.2017  ( Rregullorja Disiplinore neni 11 paragrafi 1 )
 
 
FISNIK  RAMADANI ; lojtar i klubit të futbollit ‘”  LIRIA “ nga Prizreni me numër të librezës sportive ;  1/3150 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër  23, në procedure të hapur disiplinore  nga mbledhja e kaluar e komisionit datë 10.03.2017, për ndëshkim me karton të kuq  ( sjellje josportive – largim nga pankina si lojtar reserve ) në ndeshjen e javës së  XX-të të Valasuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ;  GJILANI – LIRIA  e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan  ( raportet e zyrtarëve  të ndeshjës )
DENOHET
Me ndalesë loje për; 3 ( tri )   ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores Disiplinore neni 38 paragrafi 3.
 
 
RAMIZ  DERVISHI ; ndihmëstrajner i klubit të futbollit “ FERONIKELI “ nga Drenasi  në procedure të hapur disiplinore nga ana e Komisionit  datë  10.03.2017, për largim nga pankina ( fyerje dhe sharje  drejtuar gjyqtarit kryesor  të takimit ) në ndeshjen e javës së  XX-të të Valasuperligës së Kosovvës në futbollpër kategorinë e seniorëve ; FERONIKELI – LLAPI e zhvilluar në stadiumin “ Rexhep Rexhepi “ në Drenas ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e trjnerit të pezulluar )
DENOHET
Me të holla  në shumë prej ; 300  euro ( treqind ) në bazë të  Rregullores Disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika  3 dhe neni 10 paragrafi 2. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar  në të holla është  15 ditë  nga data e publikimit të vendimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 15.03.2017  ( Rregullorja Disiplinore neni 11 paragrafi 1. )
 
 
GRANIT  KOLSHI ; lojtar ( portier ) i klubit të futbollit “ BESA “ nga Peja me numër të librezës sportive  7182 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër  1, në procedure të inicuar nga ana e Komisionit të  Garave, për ndëshkim me karton të kuq (  manifestim të sjelljeve josportive – fyerje dhe sharje drejtuar gjyqtarit kryesor  pas përfundimit të takimit ) në ndeshjen e javës së XXI-të të Valasuperligës së Kosovës në futboll për kjategorinë e seniorëve ; BESA – TREPÇA  89 e zhvilluar me datë  12.03.2017  në stadiumin “ Shahin Haxhiislami “ në Pejë  ( raportet e zyrtarëve  )
DENOHET
Me ndalesë loje për3 ( tri )  ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores Disiplinore neni 38 paragrafi 3.
 
 
SADRI  BERISHA ; mjeku i klubit të futbollit “ BESA “ nga Peja  me numër të licencës  KO- 04385 – 01 , në procedure të inicuar nga ana e Komisionit të Garave , për  largim nga pankina e zyrtarëve – lojtarëve reserve ( manifestim te sjelljeve josportive ; fyerje drejtuar gjyqtarit kryesor  të takimit Bajram Gashi  ) në ndeshjen e javës së ; XXI-të të Valasuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; BESA –TREPÇA 89 e zhvilluar me datë 12.03.2017 në stadiumin  “ Shahin Haxhiislami “ në Pejë  ( deklarata e gjyqtarit kryesor  )
DENOHET
Me  shqiptimin e masës disiplinore tëQORTIMIT në bazë të Rregullores Disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 2
 
ISMET  GASHI ; përsoni për siguri nga klubi i futbollit “ BESA “ nga Peja  në propcedurë të inicuar disiplinore nga ana e  Komisionit të Garave, për manifestim te sjelljeve josportive ( fyerje dhe sharje  ndaj gjyqtarit kryesor  dhe nxitës i situatave të krijuara në zhveshtore sipas deklaratës së gjyqtarit kryesor )  në ndeshjen e javës së  XXI-të të Valasuperligës së Kosovës në  futboll për kategorinë e seniorëve ; BESA – TREPÇA  89 e zhvilluar me datë 12.03.2017 në stadiumin “ Shahin Haxhiislami “ në Pejë ;
DENOHET
me ndalesë të kryerjes së funkcioneve në klub në kohëzgjatje për; 3 ( tre ) muaj  për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores Disiplinore neni  39 paragrafi 1 pika  5.
 
GRANIT  KOCI ; përfaqësues zyrtar i klubit të futbollit “ DRENICA “ nga Skënderaj, në procedure të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për largim nga pankina  ( reagim në vendimin e gjyqtarit kryesor në  pjesën e pare ) në nmdeshjen e javës së  XXI-të të Valasuperligës së Kosovës në futbollpër kategorinë e seniorëve  ; DRITA –  DRENICA e zhvilluar me datë 12.03.2017 në stadiumin e qytetit në Gjilan ( raporti I zyrtarëve të ndeshjes – gjyqtarit kryesor Genc  Nuza  dhe deklarata plotësuese )
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore  tëQORTIMIT , në bazë të Rregullores Disiplinore neni  39 paragrafi  1 pika 2.
 
FIDAIM HAXHIU ; ndihmëstrajner i klubit të futbollit “ TREPÇA “ nga  Mitrovica  me numër të licencës  106, në procedure të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për largim nga pankina  pas minutës së 90 të ndeshjes – loja shtesë , për sjellje josportyive (  sharje, fyerje dhe refuzim për tu larguar nga pankina ) në ndeshjen e javës së ; XXI-të të Valasuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve  TREPÇA  – PRISHTINA e zhvilluar me datë 12.03.2017 në stadiumin olimpik “ Adem Jashari “ në Mitrovicë ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes )
DENOHET
Me të holla në shumë prej ; 300 euro ( treqind ) në bazë të Rregullores Disiplinore neni  39 paragrafi 1 pika  3 dhe neni 10 paragrafi 2. Afati i pagimit  të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë  , nga data e publikimit të vendimit në Faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 15.03.2017 ( Rregullorja Disiplinore neni 11 paragrafi 1. )
 
BESIM  HAXHIU ; përsoni për siguri i klubit të futbollit “ TREPÇA “ nga MItrovica, në procedure të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për manifestim te sjelljeve josportive ( fyerje dhe sharje drejtuar gjyqtarit kryesor  Gramoz Shala )  në ndeshjen e javës së  XXI-të të Valasuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; TREPÇA – PRISHTINA e zhvilluar me datë 12.03.2017 në stadiumin olimpik “ Adem Jashari “ në Mitrovicë  ( raportet e zyrtarëve  të ndeshjes )
DENOHET
Me ndalesë të kryerjes së funkcioneve në klub në kohëzgjatje për ; 1   muaj ( një ) për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores Disiplinore neni  39 paragrafi 1 pika 5.
 
AJET  SHOSHOLLI ; kryetarjner i klubit të futbollit “ TREPÇA  89 “ nga Mitrovica me numër të licencës  01, në procedure të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave , për manifestim të sjelljeve josportive  ( ofendime dhe sharje  ndaj gjyqtarit kryesor  Gramiz  Shala ) në ndeshjen e javës së  XXI-të të Valasuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; TREPÇA  – PRISHTINA  e zhvilluar me datë 12.03.2017 në stadiumin oilimpik “ Adem Jashari “ në Mitrovicë ( raportet e zyrtarëve të ndeshjës )
DENOHET
Me të holla në shumë prej ; 300  euro ( treqind  ) në bazë të Rregullores Disiplinore neni  39 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 2. Afati i pagimit  të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data e publikimit të këtij vendimi në faqën zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 15.03.2017 ( Rregullorja Disiplinore neni 11 paragrafi 1 )
 
KF “ TREPÇA “  nga Mitrovica, në procedure të inicuar disiplinore nga ana e  Komisionit të Garave, për lëshime të pjesërishme në organizimin e ndeshjës  së javës së ; XXI-të të Valasuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve  ; TREPÇA – PRISHTINA  e zhvilluar me datë 12.03.2017 në stadiumin olimpik  “ Adem  Jashari “  në Mitrovicë  ( fyerje e publikes  drejtuar rivalit – lojtarëve  të Prishtinës, raportet e zyrtarëve  të ndeshjës )
DENOHET
Me shqiptimin e masës  disiplinoreVEREJTJE  E   FUNDIT, në bazë të Rregullores Disiplinore neni 49  paragrafi 1 pika  1
 
FADIL  VUÇITERNA; kryetrajner i klubit të futbollit “ RAHOVECI “ nga Rahoveci  në procedure të inicuar disiplinoire  nga ana e Komisionit të Garave, për largim nga pankina  (  minuta e 90  pas një sinajlizimi të positës jashtë loje nga ana e  asistentit të kësaj ndeshja Elvis Bicaj, kryetrajneri lëshon hapsirën teknike dhe versulet në drejtim të të njejtit e kap për fanele dhe e tërheq ). Në ndeshjen e javës së XVII-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ;RAHOVECI – 2 KORRIKU e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Rahovec ( raportet e zyrtarëve të ndeshjës );
DENOHET
Me të holla në  shumë  prej ;  300  euro ( treqind ) në bazë të Rregullores Disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi  2. Afati i pagimit për dënimin e shqiptuar është 15 ditë  nga data e publikimit të këtij vendimi në faqën zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 15.03.2017  ( Rregullorja  Disiplinore neni 11 paragrafi 1 )
 
 
 
 
 
KËSHILLA  JURIDIKE
 
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar Komisionit për ankesa të shkallës së dytë në afatin kohor prej  8 ( tetrë ) ditëve ) nga data e sjelljes së këtij vendimi – publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 15.03.2027. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
 
Prishtinë, datë 15.03.2017                                               Kryetari, DUKAGJIN  ZEFI  d.v.