Komisioni Disiplinor i  shkallës së parë në përbërje; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 05.04.2017 (ditë e mërkurë në orë 14:00) shqyrtoi procedurat e iniciuara nga ana e Komisionit të Garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve të  zyrtarëve, konform Dispozitave të Rregullores  Disiplinore sjelli këto;
 
                                                                                            V E N D I M E
 
1.Hapet procedura disiplinore ndaj Klubit të Futbollit “FERONIKELI“ nga Drenasi, për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së XXIII-të të Vala Superligës së Kosovës  në futboll për kategorinë e seniorëve; FERONIKELI – DRENICA e zhvilluar në stadiumin “ Rexhep  Rexhepi “ në Drenas  (hedhje e flakadanëve  dhe shisheve  PVC në drejtim të pankinës së KF “ Drenica “ ku edhe goditet gjyqtari i katërt i ndeshjes. Kërkohet raport plotësues nga Klubi i Futbollit “Feronikeli“ nga Drenasi afati datë 07.04.2017 ( Rregullorja Disiplinore neni 31 )
2.Hapet procedura  disiplinore ndaj Klubit të Futbollit “DRENICA“ nga Skënderaj, për hedhje të flakadanëve dhe ofendimeve drejtuar ekipit nikoqir në ndeshjen e javës së XXIII-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FERONIKELI – DRENICA, e zhvilluar në stadiumin “Rexhep Rexhepi“ në Drenas . Kërkohet raport plotësues nga zyrtaret e klubit të futbollit “DRENICA“ nga Skënderaj, afati datë  07.04.2017 ( Rregullorja disiplinore neni 31 )
3.Hapet procedura disiplinore ndaj lojtarit (portierit të Klubit të Futbollit “BESA“ nga Peja, ARBEN  BEQIRI  me numër të librezës sportive 1/1647 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 12, për sjellje dhe angazhim inert në ndeshjen e javës së  XXIII-të të Vala Superligës së Kosovës BESA – TREPÇA  1:3 e zhvilluar në stadiumin  “Shahin Haxhiislami“ në  Pejë  (raportet e zyrtarëve). Kërkohet deklarata plotësuese nga lojtari Arben Beqiri, afati datë 07.04.2017 (Rregullorja Disiplinore neni 31)
4.Hapet procedura disiplinore ndaj lojtarit të Klubit të Futbollit “BESA“ nga Peja; FATMIR  REXHA me numër të librezës  871/Pe dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër  16, për mosangazhim dhe sjellje  inerte gjatë lojës e sidomos gjatë pësimit të golave në ndeshjen e javës së XXIII-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; BESA – TREPÇA  e zhvilluar në stadiumin “Shahin Haxhiislami“ në Pejë. Kërkohet deklarata plotësuese nga lojtari Fatmir Rexha, afati datë 07.04.2017 (Rregullorja Disiplinore neni 31).
5.Hapet procedura disiplinore ndaj lojtarit të Klubit të Futbollit “BESA“ nga Peja; VILDAN  GUTIQ me numër të librezës sportive  702/Pe dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër  20,  për mos angazhim dhe sjellje inerte  gjatë zhvillimit të ndeshjes së javës së ; XXIII-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; BESA – TREPÇA e zhvilluar në stadiumin  “Shahin Haxhiislami“ në Pejë . Kërkohet deklaratë plotësuese nga lojtari Vildan Gutiq, afati datë 07.04.2017 (Rregullorja disiplinore neni 31)
6.Hapet procedura disiplinore ndaj gjyqtarit  BAJRAM  GASHI , për  shkelje të kodit të etikës së mirësjelljes sportive (publikimi i një video). Kërkohet deklarata plotësuese nga gjyqtari Bajram Gashi, afati datë 07.04.2017 (Rregullorja Disiplinore neni 31)
7.Hapet procedura disiplinore ndaj  asistentit; EDMOND  ZEQIRI  për shkelje të  kodit të etikës  së mirësjelljes sportive (publikimi i një video). Kërkohet deklarata plotësuese nga asistenti Edmond Zeqiri afati datë 07.04.2017 ( Rregullorja Disiplinore neni 31)
8.Hapet procedura  Disiplinore ndaj kryetrajnerit të Klubit të Futbollit “DRITA“ nga Gjilani;  ISMET  MUNISHI, për shkelje të kodit të etikës së mirësjelljes sportive  (publikimi i një video). Kërkohet deklarata plotësuese nga kryetrajneri Ismet Munishi, afati datë 07.04.2017 (Rregullorja  Disiplinore neni 31).
9.Hapet procedura disiplinore ndaj delegatit të Federatës së Futbollit të Kosovës për ndeshje zyrtare  z. ALI  AJETI, për  shkelje të kodit të etikës së mirësjelljes sportive  (publikimi i një video)
10.Hapet procedura disiplinore  ndaj Klubit të Futbollit “ISTOGU“ nga Istogu për mos udhëtim në zhvillimin e ndeshjes së javës së XX-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DUKAGJINI – ISTOGU. Kërkohet deklarata plotësuese nga zyrtaret e klubit të futbollit “Istogu“ nga Istogu lidhur me mos paraqitje për të zhvilluar ndeshjen e lartshënuar. Afati datë 07.04.2017 (Rregullorja Disiplinore neni 31).
11.PEZULLOHET pa të drejtë loje deri në vendimin përfundimtar të Komisionit Disiplinor lojtari i Klubit të Futbollit “FLAMURTARI“ nga Prishtina, FIDAN  HASANI  me numër të librezës  1/1152 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës; me numër  99 (për start dhe thyerje të këmbës së lojtarit të ekipit kundërshtar). Kërkohet deklarata  plotësuese nga lojtari i pezulluar Fidan Hasani, afati datë 07.04.2017 (Rregullorja Disiplinore neni 31).
12.PEZULLOHET kryetrajneri i Klubit të Futbollit “Flamurtari“ nga Prishtina,  SAMUEL  NIKAJ pa të drejtë në udhëheqjen e ekipit për ndeshje zyrtare  deri në vendimin përfundimtar të Komisionit  Disiplinor. (Manifestim të sjelljeve josportive dhe irrituese drejtuar publikut gjatë ndeshjes; Vëllaznimi – Flamurtari, e zhvilluar në Gjakovë). Kërkohet deklarata plotësuese nga kryetrajneri Samuel Nikaj, afati datë 07.04.2017 (Rregullorja Disiplinore neni 31) .
13.Hapet procedura disiplinore ndaj Klubit të Futbollit “VËLLAZNIMI“ nga Gjakova, për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së  XX-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; VËLLAZNIMI – FLAMURTARI (ndeshje e ndërprerë për shkak të hyrjes së publikut në fushë dhe tentimi i tyre për të sulmuar lojtarin mysafirë më numër 99). Kërkohet raport plotësuese nga Klubi i Futbollit “Vëllaznimi“ nga Gjakova, afati datë 07.04.2017 (Rregullorja  Disiplinore  neni 31).
14.Hapet procedura disiplinore ndaj Klubit të Futbollit “RAMIZ  SADIKU“ nga Prishtina, për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së XX-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; Ramiz Sadiku – Kosova (V) (hedhje e  mjeteve piroteknike dhe flakadanëve në fushë – raportet e zyrtarëve të ndeshjes). Kërkohet raport plotësues nga klubi i futbollit “Ramiz Sadiku“ nga Prishtina, afati datë 07.04.2017 (Rregullorja disiplinore neni 31).
15.Hapet procedura disiplinore ndaj Klubit të Futbollit “KOSOVA“ nga Vushtrria  nga shkaku së disa  spektator (simpatizues të këtij klubi)  të pakënaqur më lojë dhe rezultat të  ndeshjes hynë në fushë  për t’i qëruar hesapet me  lojtarët dhe zyrtarët e klubit të tyre. Kërkohet raport plotësues nga Klubi i Futbollit “Kosova“ nga Vushtrria, afati datë 07.04.2017 .
KËSHILLA  JURIDIKE 
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit të shkallës së dytë – Komisionit për ankesa në afatin kohor prej  8 (tetë) ditëve nga data e publikimit të këtyre vendimeve në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës.
Prishtinë, datë 05.04.2015
Kryetari,  DUKAGJIN  ZEFI  d.v.