Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje ; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtarë, në mbledhjen e rregullt mbajtur me datë 12.04.2017 – ditë e mërkurë ora 13,00, shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara disiplinore nga ana e Komisionit të Garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit të zhvilluara me datë 08-09.04.2017 dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve, deklaratave plotësuese dhe provave në dispozicion, konform dispozitave të Rregullores Disiplinore sjelli këto;
V E N D I M E
Deri në kompletimin e provave (grumbullimin e lëndës) mbetën nën masën e shqiptuar disiplinore të
PEZULLIMIT
Pa të drejtë loje dhe kryerjes së detyrave zyrtare në klubet e tyre për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës lojtarët, zyrtarët dhe gjyqtarët e poshtëshënuar;
1.ARBEN BEQIRI; lojtar i klubit të futbollit “Besa“ nga Peja me numër të Librezës sportive; 1/1647 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 12 (në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e Komisionit Disiplinor të shkallës së parë)
2.FATMIR REXHA; lojtar i klubit të futbollit “Besa“ nga Peja me numër të librezës sportive 871/Pe dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 16 (në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e Komisionit Disiplinor të shkallës së parë)
3.VIGAN GUTIQ; lojtar i klubit të futbollit “Besa“ nga Peja me numër të librezës sportive 702/Pe dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 2; (në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e Komisionit Disiplinor të shkallës së parë)
4.BAJRAM GASHI; gjyqtar futbolli; (në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e Komisionit Disiplinor të shkallës së parë)
5.EDMOND ZEQIRI; asistent për referim (në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e Komisionit Disiplinor të shkallës së parë)
6.ALI AJETI; delegat i Federatës së Futbollit të Kosovës për vëzhgimin e ndeshjeve zyrtare të organizuara nga ana e FFK-së (në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e Komisionit Disiplinor të shkallës së parë)
7.ISMET MUNISHI; trajner futbolli i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër; 151 (në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e Komisionit Disiplinor të shkallës së parë)
KF “ TREPÇA “ nga Mitrovica në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e Komisionit të Garave, për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së XXIV-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; TREPÇA – LLAPI, e zhvilluar në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari“ në Mitrovicë (dështim në përmbushjen e obligimeve në detyrat e organizatorit të ndeshjes – tentim sulmi në presidentin e klubit mysafir) – raportet e zyrtarëve të ndeshjes;
DENOHET
Me të holla në shumë prej; 800 euro në bazë të Rregullores Disiplinore neni 49 pargarafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 3 pika 1. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data e sjelljes së këtij vendimi, respektivisht nga data e publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 12.04.2017 (Rregullorja Disiplinore neni 11 paragrafi 1).
MEHMET HAXHIU; personi për siguri i Klubit të Futbollit “Trepça“ nga Mitrovica, në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e Komisionit, për moskryerje të detyrës së personit për siguri në përputhje me nenin 26 të Rregullores së Garave në ndeshjen e javës së XXIV-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; TREPÇA – LLAPI e zhvilluar në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari“ në Mitrovicë (raportet shtesë të zyrtarëve të ndeshjes);
DENOHET;
Me shqiptimin e masës disiplinore; VËREJTJE E FUNDIT, në bazë të Rregullores Disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 1.
HAJRULLAH HAXHIU; në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e Komisionit Disiplinor për manifestim të sjelljeve josportive (kërcënime drejtuar gjyqtarit kryesor) në ndeshjen e javës së XXIV-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; TREPÇA – LLAPI e zhvilluar në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari“ në Mitrovicë (deklarata e gjyqtarit kryesor)
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore; VËREJTJE E FUNDIT, në bazë të Rregullores Disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 1.
NASER SINANI; delegat i Federatës së Futbollit të Kosovës, për vëzhgimin e ndeshjeve të Vala Superligës, në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar, për lëshim në plotësimin e protokollit të ndeshjes së javës së XXIV të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; TREPÇA – LLAPI e zhvilluar në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari“ në Mitrovicë (raportet plotësuese të zyrtarëve);
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore; VËREJTJE E FUNDIT, në bazë të Rregullores Disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 1.
KF “ PRISHTINA “ nga Prishtina, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së XXV-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; PRISHTINA – TREPÇA, e zhvilluar në Stadiumin “Agron Rama“ në Kastriot; raportet e zyrtarëve të ndeshjes (rrahje – sulmi i tifozerisë së klubit nikoqir në anëtarët e kryesisë së klubit mysafirë – ku pati edhe të lënduar) i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës (vendimin përfundimtar të komisionit). Kërkohet raport plotësuese nga zyrtarët e Klubit të Futbollit “Prishtina“ nga Prishtina lidhur me rastin. Afati datë 17.04.2017 (Rregullorja Disiplinore neni 11 paragrafi 1 ).
KF “FERONIKELI“ nga Drenasi , në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së XXV-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FERONIKELI – DRITA e zhvilluar në stadiumin “Rexhep Rexhepi“ në Drenas – raportet e zyrtarëve të ndeshjes (hedhje e gjësendeve në fushë dhe fyerje e gjyqtarit kryesor); i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës (vendimin përfundimtar të komisionit). Kërkohet raport plotësues nga zyrtarët e Klubit të Futbollit “Feronikeli“ nga Drenasi, lidhur me rastin. Afati datë 17.04.2017 (Rregullorja Disiplinore neni 31 paragrafi 1 ).
MENDURIM HOTI; lojtar i Klubit të Futbollit “FERONIKELI“ nga Drenasi me numër të librezës sportive 2283/14 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 17, për manifestim të sjelljeve josportive pas ndëshkimit me kartonin e kuq pas dy të verdhëve ndaj gjyqtarit kryesor Fatmir Tahiri në ndeshjen e javës së XXV-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve FERONIKELI – DRITA, e zhvilluar në stadiumin “ Rexhep Rexhepi “ në Drenas (raportet e zyrtarëve të ndeshjes dhe deklarata e gjyqtarit kryesor);
DENOHET
Me ndalesë loje për 4 (katër) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores Disiplinore neni 38 paragrafi 3.
KF “TREPÇA ‘89“ nga Mitrovica, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së XXV-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; TREPÇA ‘89 – FERIZAJ, e zhvilluar në stadiumin “Riza Lushta“ në Mitrovicë – raportet e zyrtarëve të ndeshjes (pas përfundimit të ndeshjes personi i paidentifikuar por i cituar me emrin Ilir tenton ta sulmojë lojtarin e ekipit mysafirë me numër 18 ) i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës (vendimin përfundimtar të Komisionit Disiplinor). Kërkohet nga Klubi i Futbollit “Trepça’89“ nga Mitrovica raport plotësues lidhur me rastin – njëherësh identifikimin e personit të apostrofuar në raportin e zyrtarëve. Afati datë 17.04.2017 (Rregullorja Disiplinore neni 31 paragrafi 1).
MILLAN RISTOVSKI; lojtar i Klubit të Futbollit “FERIZAJ“ nga Ferizaj me numër të librezës sportive 2575/17 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 18 në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për manifestim të provokimeve drejtuar spektatorëve nikoqir në ndeshjen e javës së XXV-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; TREPÇA ‘89 – FERIZAJ e zhvilluar në stadiumin “Riza Lushta“ në Mitrovicë – raportet e zyrtarëve të ndeshjes (në mungesë të deklaratës vetanake) i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës (vendimin përfundimtar të Komisionit Disiplinor). Kërkohet deklarata plotësuese nga lojtari në procedurë disiplinore; Millan Ristevski, lidhur me rastin. Afati datë 17.04.2017 ( Rregullorja Disiplinore neni 31 paragrafi 1).
ALI SHEHU; delegat i Federatës së Futbollit të Kosovës për vëzhgimin e ndeshjeve, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për mos përshkrimin dhe raportimin e rastit lidhur me tentim sulmin e personit “X“ në lojtarin mysafirë me numër 18 pas përfundimit të ndeshjes së javës së XXV-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; TREPÇA ‘89 –FERIZAJ e zhvilluar në stadiumin “Riza Lushta“ në Mitrovicë.
DENOHET
Me shqiptimin e masë disiplinore; VËREJTJE E FUNDIT në bazë të Rregullores Disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 1.
KF “LIRIA“ nga Prizreni në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së XXV-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; LIRIA – DRENICA, e zhvilluar në stadiumin “Përparim Thaçi“ në Prizren – raportet e zyrtarëve (nga minuta e 60 e ndeshjes e deri në përfundimin e saj pati fyerje, sharje dhe ofendime nga ana e spektatorëve nikoqir drejtuar zyrtarëve dhe delegatit të ndeshjes)- i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet raport plotësues nga zyrtaret e Klubit të Futbollit “Liria“ nga Prizreni, lidhur me rastin. Afati datë 17.04.2017 (Rregullorja Disiplinore neni 31 paragrafi 1 ).
KF “KOSOVA“ nga Vushtrria në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së XXI-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; KOSOVA (V) – VËLLAZNIMI, e zhvilluar në stadiumin “Ferki Aliu“ në Vushtrri – raportet e zyrtarëve (ku pas minutës së 53-të kur ekipi mysafir barazon rezultatin filloi hedhje e gjësendeve në fushë nga ana e një grupi të spektatorëve të rebeluar në drejtim të bankinës mysafire me ç’rast goditet trajneri Arsim Gojani. Me vendim të gjyqtarit kryesor ndeshja ndërpritet për 25 minuta dhe bëhet zbrazja e tribunës ku ndodhej pjesa e spektatorëve të pa disiplinuar)
DENOHET
Me zhvillimin e 1 (një) ndeshje zyrtare sipas radhës në fushën e vet pa praninë e spektatorëve, në bazë të Rregullores Disiplinore neni 50 paragrafi 1 pikja 2.
KF “FLAMURTARI“ nga Prishtina në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së XXI-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FLAMURTARI – KOSOVA (P) e zhvilluar në stadiumin e Flamurtarit – raportet e zyrtarëve të ndeshjes (hedhje e gjësendeve të forta në fushë nga ana e tifozerisë së klubit nikoqir – Flamurtarit) i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës (vendimin përfundimtar të Komisionit Disiplinor). Kërkohet raport plotësues nga zyrtarët e Klubit të Futbollit “Flamurtari“ nga Prishtina, lidhur me rastin. Afati datë 17.04.2017 ( Rregullorja Disiplinore neni 31 paragrafi 1 ).
KF “BALLKANI“ nga Suhareka në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për dyshime për trukimin e ndeshjes së javës së XVI-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; RAMIZ SADIKU – BALLKANI, e zhvilluar dhe përfunduar me rezultat 1:2 ( publikimet në video-portalin Indeksonline) i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e provave. Kërkohen raportet nga zyrtaret e klubit lidhur me rastin nga shkaku i dyshimit në shkeljen e nenit 57 të Rregullores Disiplinore). Raport është kërkuar edhe nga Kuvendi i Komunës së Suharekes. Afati datë 17.04.2017 (Rregullorja Disiplinore neni 31 paragrafi 1).
FLORIM KRYEZIU; kryetar i Klubit të Futbollit “BALLKANI“ nga Suhareka në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, emri i të cilit përmendet nga ana e trajnerit të klubit Gëzim Hasi lidhur me dyshimet për trukimin e ndeshjes së javës së XVI-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; RAMIZ SADIKU – BALLKANI, e zhvilluar në Prishtinë (publikimi i videos- në portalin e Indeksonline);
PEZULLOHET
Me ndalesë të kryerjes së funksioneve zyrtare në klub lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në kompletimin e provave – lëndës (vendimin përfundimtar të komisionit). Kërkohet deklarata plotësuese nga zyrtari i pezulluar Florim Kryeziu. Afati datë 17.04.2017 ( Rregullorja Disiplinore neni 31 paragrafi 1 pika 1. )
GËZIM HASI; kryetrajner në Klubin e Futbollit “BALLKANI“ nga Suhareka i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për dyshime (tentim dhe pajtim në trukimin e rezultatit) për ndeshjen e javës së XVI-të të LIgës së Parë të Kosovës në Futboll për kategorinë e seniorëve; RAMIZ SADIKU – BALLKANI, e zhvilluar në Prishtinë (publikimi i videos në portalin e Indeksonline)
PEZULLOHET
Me ndalesë të kryerjes së funksionit të trajnerit dhe funksioneve tjera në klub lidhur me ndeshjet e organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në vendimin përfundimtar të komisionit (kompletimin e provave – lëndës). Kërkohet deklarata plotësuese nga trajneri i pezulluar Gëzim Hasi. Afati datë 17.04.2017 (Rregullorja Disiplinore neni 31 paragrafi 1).
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar Komisionit për ankesa në nivelin e shkallës së dytë, në afatin kohor prej 8 (tetë) ditëve nga data e publikimit të këtij vendimi në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 12.04.2017, respektivisht nga data e pranimit të tij. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e këtij vendim.
Prishtinë, datë 12.04.2017
Kryetari, DUKAGJIN ZEFI d.v.