Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 19.04.2017 – ditë e mërkurë  ora 12,00, shqyrtoi procedurat e hapura disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit si dhe inicimet e filluara nga ana e Komisionit të Garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit të zhvilluara me datë 15-16.04.2017 dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve  të Federatës së Futbollit të Kosovës , konform Disipozitave të Rregullores Disiplinore sjelli këto;
 
V E N D I M E
 
BAJRAM  GASHI; gjyqtar futbolli, në procedure të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit për shkelje të kodeksit  për mirësjellje;
DENOHET
Me ndalese të  referimit në kohëzgjatje për 1 (një) vit për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores Disiplinore neni 57 paragrafi 1 pika 6
 
EDMOND  ZEQIRI; gjyqtar futbolli (asistent) në procedure të pezullimit nga mbledhja e kaluar e  Komisionit, për shkelje të kodeksit për mirësjellje;
DENOHET
Me ndalesë të referimit në kohëzgjatje për; 6 (gjashtë) muaj për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës,  në bazë të Rregullores Disiplinore neni  39 paragrafi 1 pika 5
 
ALI  AJETI; delegat i Federatës së Futbollit të Kosovës për ndeshje zyrtare , në procedure të pezullimit nga mbledhja e kaluar  e komisionit, për shkelje të kodeksit për mirësjellje   neni 2 dhe 6
DENOHET
Me ndalesë të kryerjes së funkcionit të delegatit (vëzhguesit të ndeshjeve)  dhe funkcioneve tjera në Federatë  në kohëzgjatje për; 2 (dy) vjet  lidhur me ndeshjet  zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores Disiplinore neni 57 paragrafi 1 pika 6
 
ISMET  MUNISHI; trajner  futbolli me numër të licencës  151 , në procedure të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit, për shkelje të  kodeksit per mirësjellje  neni 2 dhe 6
DENOHET
Me ndalese të kryerjes së funkcionit të trajnerit dhe finkcioneve tjera  në kohëzgjatje për; 6 (gjashtë) muaj  për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës , në bazë të Rregullores Disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 5.
 
KF”PRISHTINA”nga Prishtina , në procedure të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së; XXV-të të Valasuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; PRISHTINA – TREPÇA  e zhvilluar në stadiumin”Agron Rama”në Obliqi (raportet plotësuese të klubit dhe zyrtarëve)
DENOHET
Me  zhvillimin e; 1 (një) ndeshje  zyrtare sipas radhës  në fushën e vet  pa praninë e shiquesëve të organizuar nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës , në bazë të Rregullores Disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 2.
 
 
KF”FERONIKELI”nga Drenasi në procedure të hapur disiplinore  nga mbledhja e kaluar e  komisionit për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së; XXV-të të Valasuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FERONIKELI – DRITA e zhvilluar në stadiumin”Rexhep Rexhepi”në Drenas  (raportet plotësuese të zyrtarëve dhe klubit)
DENOHET
Me të holla , në shumë  prej; 800  euro (tetëqind) në bazë të Rregullores  Disiplinore neni  49 paragrafi 1 pika  3 dhe neni 10 paragrafi  3. Afati i pagimit të dënimit  të shqiptuar  në të holla është  15 ditë , nga dita  kur vendimi publikohet në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës, respektivisht nga data e pranimit të tij. (Rregullorja  Disiplinore neni 11 paragrafi 1)
 
 
KF “TREPÇA 89” nga Mitrovica, në procedure të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit për lëshime të pjesërishme në organizimin e ndeshjes së javës së; XXV-të të Valasuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; TREPÇA 89 – FERIZAJ, e zhvilluar në stadiumin”Rizah Lushta”në Mitrovicë (raportet plotësuese të zyrtarëve të ndeshjes)
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore; VEREJTJE  E  FUNDIT  në bazë të Rregullores Disiplinore neni  49 paragrafi 1 pika 1.
 
 
MILAN  RISTOVSKI; lojtar I klubit të futbollit”FERIZAJ”nga Ferizaj me numër të librezës sportive  2575/17 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 17, në procedure të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit (për provokime drejtuar spectatorëve  të klubit nikoqir) në ndeshjen e javës së; XXV-të të Valasuperligës së Kosovës në  futboll për kategorinë e seniorëve; TREPÇA 89 – FERIZAJ  e zhvilluar në stadiumin”Rizah Lushta”në Mitrovicë  (raportet  plotësuese dhe deklarata vetanake e lojtarit në procedure)
DENOHET
Me shqiptimin e masës  disiplinore  VEREJTJE  E FUNDIT, në bazë të Rregullores Disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika  1.
 
KF”LIRIA”nga Prizreni , në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e  komisionit  për lëshime në organizimin e ndeshjes  së javës së; XXV-të të Valasuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; LIRIA – DRENICA e zhvilluar në stadiumin”Perparim Thaqi”në Prizren (raportet plotësuese  të zyrtarëve dhe të klubit; manifestim i sjelljeve  jo sportive i spectatorëve  vendas drejtuar zyrtarëve të ndeshjes )
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore; VEREJTJE  E  FUNDIT, në bazë të Rregullores Disiplinore neni 49 paragrafi 1 pika 1
 
 
KF”FLAMURTARI”nga Prishtina  në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit  për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së; XXI-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; Flamurtari – Kosova (P) e zhviilluar në stadiumin e Flamurtarit në Prishtinë  ; raportet plotesuese  (hudhje e gjasendeve të forta në fushë nga ana e spectatorëve të klubit nikoqir – Flamurtarit)
DENOHET
me të holla në shumë prej; 500  euro (pesqind)  në bazë të Rregullores Disiplinore neni 49 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 3 pika 2
 
 
XHEVAT  VALLQI; zyrtar (drejtor i stadiumit) në klubin e futbollit”TREPÇA  89”nga Mitrovica, në procedurë  të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit , për manifestim te sjelljeve  jo korrekte (kercnime drejtuar gjyqtarit kryesor  Besfort Kosumi)  pas përfundimit të ndeshjes së javës së; XXVI-të të Valasuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; TREPÇA  89  -FERIZAJ  e zhvilluar në stadiumin”Rizah Lushta”në  Mitrovicë ; raportet plotësuese të zyrtar1ve dhe deklarata plotësuese e z Xhevat Vallqi  ;
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore; VEREJTJE  E FUNDIT në bazë të Rregullores Disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 1.
 
 
MARK  MILICAJ; lojtar i klubit  të futbollit”FERONIKELI”nga Drenasi  me numër të librezës sportive  7383 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër  8, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave , për ndëshkim me karton të kuq (start i palejuar si lojtar fundor) në ndeshjen e javës së; XXVI-të të Valasuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; TREPÇA – FERONIKELI e zhvilluar në stadiumin”Adem Jashari”në Mitrovicë (raportet e zyrtarëve të ndeshjes dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar);
DENOHET
Me ndalesë loje për; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores Disiplinore neni 38 paragrafi 3.
 
 
ARDIAN  MUSTAFA; mdiohmëstrajner në klubin e futbollit”RAHOVECI”nga Rahoveci  me numër të licencës  30/Pz në procedurë të inicuar  disiplinore nga ana e Komisionit të Garave  për manifestim të sjelljeve jospoertive  (ofendime drejtuar gjyqtarit kryesor) në ndeshjen e javës së; XXII-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve;  VLLAZNIA – RAHOVECI e zhvilluar në  Pozharan (në mungesë të deklaratës vetanake)
PEZULLOHET
Deri në vendimin përfundimtar të komisionit Disiplinor pa të drejtë në kryerjen e detyrës së trajnerit në klub dhe detyrave tjera  lidhur me ndeshjet zyrtare  të organizuara nga e Federatës së Futbollit të Kosovës. Kërkohet deklarata plotësuese nga trajenri në pezullim z. Ardian Mustafa, afati datë  21.04.2017.(Rregullorja Disiplinore neni 31  paragrafi 1)
 
 
Deri në vendimin përfundimtar të Komisionit  Disiplinor  (kompletimin e provave) mbetën në procedure
 
të  PEZULLIMIT;

  1. Arben Beqiri ; lojtar i klubit të futbollit”Besa”nga Peja
  2. Fatmir Rexhe; lojtar i klubit të futbollit”Besa”nga Peja
  3. Vigan Gutiq; lojtar i klubit të futbollit”Besa”nga Peja”
  4. Florim Kryeziu; kryetar i klubit të futbollit”Ballkani”nga Suhareka
  5. Gëzim Hasi; kryetarjner i klubit të futbollit”Ballkani”nga Suhareka

 
 
KËSHILLA  JURIDIKE;
 
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar Komisionit për ankesa  në shkallën e dytë , në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditëve nga data e publikimit të  vendimeve në Faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 19.04.2017 , respektivisht nga data e pranimit të tij. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimeve.
 
Prishtinë, datë 19.04.2017
Kryetari,  DUKAGJIN  ZEFI  d.v.