Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 05.05.2017, ditë e premte ora 12,00 shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve dhe deklaratave të kërkuara plotësuese nga të pezulluarit, konform Dispozitave të Rregullores Disiplinore sjelli këto;
V E N D I M E
LIRIDON LECI; lojtar i klubit të futbollit “PRISHTINA“ nga Prishtina me numër të librezës 3984 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 13, në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit për ndëshkim me karton të kuq , reagime të pamatura dhe të palejuara, për çka tejkalon kompetencat e lojtarit në raport me Policinë e Kosovës, në ndeshjen e javës së ; XXVIII-t të VALASUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve BESA – PRISHTINA, e zhvilluar në stadiumin “ Shahin Haxhiislami “ në Pejë me datë 30.04.2017 (raportet plotësuese nga ndeshja)
DENOHET
Me ndalesë loje për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës , në bazë të Rregullores Disiplinore neni 38 paragrafi 3, njëherit I shqiptohet edhe masa disiplinore VËREJTJE E FUNDIT, për sjelljen e manifestuar në raport me Policinë e Kosovës.
LIRIDON AHMETI ; trajner në klubin e futbollit “KOSOVA“ nga Vushtrria në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e Komisionit Disiplinor, për largim nga pankina (manifestim të sjelljeve josportive ndaj gjyqtarit kryesor dhe asistentëve) në ndeshjen e javës së ; XXIV-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; VITIA – KOSOVA (V) e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Viti me datë 30.04.2017 (raportet plotësuese nga ndeshja e zhvilluar)
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore VËREJTJE E FUNDIT në bazë të Rregullores Disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika.
RUSHIT BALLOVCI ; zyrtar në klubin e futbollit “2 KORRIKU“ nga Prishtina në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor, për manifestim të sjelljeve josportive ( grushtim i gjyqtarit – asistentit të ndeshjes; Hivzi Osmani )në ndeshjen e javës së; XXIV-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; 2 KORRIKU – RAMIZ SADIKU e zhvilluar me datë 29.04.2017 në stadiumin e 2 Korrikut në Prishtinë (raportet dhe deklaratat plotësuese)
DENOHET
Me ndalesë të kryerjes së funkcioneve zyrtare në klub në kohëzgjatje për 3 (tre) muaj për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores Disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 5.
ARMEND SIMNICA; trajner në klubin e futbollit “2 KORRIKU“ nga Prishtina me numër të licencës 66, në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor, për ofendime drejtuar gjyqtarëve të futbollit nga ndeshja e javës së; XXIV-të e Liges së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve 2 KORRIKU – RAMIZ SADIKU, e zhvilluar më datë 29.04.2017 në stadiumin e 2 Korrikut në Prishtinë (raportet dhe deklaratat plotësuese nga ndeshja e zhvilluar);
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore; VËREJTJE E FUNDIT në bazë të Rregullores Disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 1.
KF “RAHOVECI“ nga Rahoveci, në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e Komisionit Disiplinor, për lëshime në organizimin e ndeshjes (hudhje e gjasendeve të forta në fushë dhe në drejtim të pankinës mysafire) së javës së; XXIV-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; RAHOVECI – BALLKANI e zhvilluar me datë 29.04.2017 në stadiumin “Selajdin Mullaabazi“ në Rahovec (raportet e zyrtarëve dhe deklaratat plotësuese nga ndeshja e zhvilluar)
DENOHET
Me zhvillimin e 2 (dy) ndeshjeve zyrtare sipas radhës në fushën e vet pa praninë e spektatorëve, në bazë të Rregullores Disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 2.
KF “ DUKAGJINI “ nga Klina në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor, për lëshime në organizimin e ndeshjes (sjellje jo korrekte e spektatorëve drejtuar ekipit mysafir – fyerje dhe sharje në kor) së javës së ; XXIV-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DUKAGJINI – FLAMURTARI, e zhvilluar me datë 30.04.2017 në stadiumin e qytetit në Klinë (raportet e zyrtarëve dhe deklaratat plotësuese nga ndeshja e zhvilluar);
DENOHET
Me të holla në shumë prej; 500 euro (pesëqind euro) në bazë të Rregullores Diisiplinore neni 49 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 3 pika 2. Afati i pagimit të dënimit shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data e sjelljes së këtij vendimi – respektivisht data e pranimit të vendimit (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 )
GËZIM JERLIU; zyrtar në klubin e futbollit “RAMIZ SADIKU“ nga Prishtina, në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor, për ofendime drejtuar gjyqtarëve të takimit në ndeshjen e javës së ; XXIV-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve 2 KORRIKU – RAMIZ SADIKU, e zhvilluar me datë 29.04.2017 në stadiumin e 2 Korrikut në Prishtinë (raportet e zyrtarëve dhe deklaratat plotësuese nga ndeshja e zhvilluar)
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore VËREJTJE E FUNDIT, në bazë të Rregullores Disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 1.
FARUK STATOVCI ; kryetrajner në klubin e futbollit “MINATORI“ nga Magura me numër të licencës 259, në procedure të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për manifestim të sjelljeve josportive në ndeshjen e Ligës së dytë Grupi; B – kategoria e seniorëve ; MINATORI – KIKA, e zhvilluar me datë 30.04.2017 në Magurë të Lipjanit (raportet e zyrtarëve)
PEZULLOHET
Pa të drejtë në kryerjen e dëtyrës së trajnerit dhe funkcioneve tjera në klub, lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në vendimin përfundimtar të komisionit – plotësimin e lëndës. (Rregullorja Disiplinore neni 31 paragrafi 1.)
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë ; Komisionit për ankesa në afatin kohor prej ; 8 ( tetë ) ditëve nga data e publikimit të këtij vendimi në Faqen Zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 05.05.2017, rrespektivisht nga data e pranimit të vendimit. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë 05.05.2017
Kryetari, DUKAGJIN ZEFI d.v.