Komisioni Disiplinori i shkallës së parë në përbërje; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 10.05.2017 (ditë e mërkurë, ora 12:00) shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe ato të inicuara disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit, datë 06-07.05.2017 dhe për të nj[jtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve konform Dispozitave të Rregullores Disiplinore sjelli këto;
V E N D I M E
HAXHI BEJTA; zyrtar i klubit të futbollit “DRENICA“ nga Skënderaj në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për manifestim të sjelljeve josportive (fyreje dhe kërcënime drejtuar gjyqtarëve të takimit) në ndeshjen e javës së XXIX-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DRENICA – HAJVALIA, e zhvilluar me datë 06.05.2017 në stadiumin “Bajram Aliu“ në Skënderaj (raportet e zyrtarëve – gjyqtarëve të ndeshjes); i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës (deri në vendimin përfundimtar të komisionit). Kërkohet deklarata plotësuese nga z. Haxhi Bejta lidhur me rastin. Afati datë 12.05.2017 (Rregulllrja Disiplinore neni 31 paragrafi 1)
GENC HYSENI; drejtor në klubin e futbollit “FERIZAJ“ nga Ferizaj në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për manifestim të sjelljeve josportive (kërcënime dhe fyerje drejtuar gjyqtarit kryesor Genc Nuza – rasti recidiv) në ndeshjen e javës së XXIX-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FERIZAJ – TREPÇA, e zhvilluar me datë 07.05.2017 në Ferizaj (raportet e zyrtarëve të ndeshjes)
PEZULLOHET
Pa të drejtë në kryerjen e të gjitha funkcioneve në klub lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në vendimin përfundimtar të Komisionit (grumbullimin e provave). Kërkohet deklarata plotësuese nga z. Genc Hyseni lidhur me rastin. Afati datë 12.05.2017 (Rregullorja Disiplinore neni 31 paragrafi 1).
MIRSAD IDRIZI; lojtar i klubit të futbollit “FERIZAJ“ nga Ferizaj , në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për manifestim të sjelljeve josportive si lojtar jo i përfshirë në protokollin zyrtar (fyerje dhe ofendime drejtuar gjyqtarit asistent: Fatlum Berisha) në ndeshjen e Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FERIZAJ – TREPÇA, e zhvilluar më datë 07.05.2017 në Ferizaj (raportet e zyrtarëve të ndeshjes);
PEZULLOHET
Pa të drejtë loje deri në vendimin përfundimtar të komisionit (grumbullimin e provave – lëndës) për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës . Kërkohet deklarata plotësuese nga lojtari Mirsad Idrizi, afati datë 12.05.2017 (Rregullorja Disiplinoere neni 31 paragrafi 1)
KF “DRITA“ nga Gjilani në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për shkaktim të trazirave, demolimit të rrethojave hyrjes së dhunshme në fushë – pengimit – ndikim në zhvillimin e ndeshjes dhe konfrontimit me Policinë e Kosovës – në ndeshjen e javës së XXIX-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; LIRIA – DRITA, e zhvilluar me datë 07.05.2017 në stadiumin “Përparim Thaqi“ në Prizren (ndeshje e ndërprerë, minuta e 90 – raportet e zyrtarëve të takimit); i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës – provave. Kërkohet raport plotësuese nga zyrtaret e klubit të futbollit “Drita“ nga Gjilani, z. Isuf Morina – zyrtar i klubit nga ajo ndeshje, lidhur me rastin e përmendur, afati datë 12.05.2017 (Rregullorja Disiplinore neni 31 paragrafi 1).
ARMEND KASTRATI; lojtar i klubit të futbollit “DRITA“ nga Gjilani me numër të librezës sportive 3820 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 46, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq (nxitje dhe provokime drejtuar publikës nikoqire, ku edhe pati hedhje të gjësendëve në drejtim të pankinës së klubit të futbollit “Drita“ nga Gjilani) në ndeshjen e javës së XXIX-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; LIRIA – DRITA e zhvilluar me datë 07.05.2017 në stadiumin “Përparim Thaqi“ në Prizren (raportet e zyrtarëve të ndeshjes ) ;
PEZULLOHET
Pa të drejtë loje deri në vendimin përfundimtar të Komisionit Disiplinor (deri në kompletimin e lëndës – provave) për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës. Kërkohet deklarata plotësuese nga lojtari i pezulluar Armend Kastrati lidhur me rastin. Afati datë 12.05.2017 (Rregullorja Disiplinore neni 31 paragrafi 1).
KF “LIRIA“ nga Prizreni në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së XXIX-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për Kategorinë e seniorëve; LIRIA – DRITA, e zhvilluar me datë 07.05.2017 në stadiumin “Përparim Thaqi” në Prizren – (shkelje e nenit 48 të Propozicioneve të Garave, nuk e ka kualifikuar ndeshjen si të rëndësisë së veçantë për të mbuluar me numër më të madh të policisë ndeshjen, ku ka lejuar mysafirët me lehtësi të kalojnë rrethojat dhe të konfrontohen me policinë dhe spektatorët vendas, duke hedhur gjësende në fushë dhe në drejtim të pankinës mysafire (raportet e zyrtarëve të ndeshjes dhe supervëzhguesit); i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës – provave (vendimin përfundimtar të komisionit). Kërkohet raport plotësues nga klubi i futbollit “Liria“ nga Prizreni – personi për siguri z. Lulzim Ibri lidhur me rastin. Afati datë 12.05.2017 (Rregullorja disiplinore neni 31 paragrafi 1.)
ILIR GRABANICA ; lojtar i klubit të futbollit “ISTOGU“ nga Istogu me numër të librezës sportive 114/Pe dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 25, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq ( fyerje drejtuar gjyqtarëve të ndeshjes pas përfundimit të takimit) në ndeshjen e javës së XXV-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; BALLKANI – ISTOGU, e zhvilluar në Therandë (raportet e zyrtarëve të ndeshjes);
DENOHET
Me ndalesë loje për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores Disiplinore neni 38 paragrafi 3.
VETON DOLI; trajner i portierëve në klubin e futbollit “VËLLAZNIMI“ nga Gjakova me numër të licencës 233, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për largim nga pankina nga gjyqtari kryesor (manifestim të sjelljeve josportive – fyerje dhe dhe sharje drejtuar gjyqtarit kryesor) në ndeshjen e javës së XXV-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; VËLLAZNIMI – 2 KORRIKU, e zhvilluar në Gjakovë (raportet e zyrtarëve të ndeshjes);
PEZULLOHET;
Pa të drejtë në kryerjen e detyrës së trajnerit dhe funksioneve tjera në klub deri në vendimin përfundimtar të Komisionit Disiplinor për të gjitha ndeshjet e radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës. Kërkohet deklarata plotësuese nga i pezulluari Veton Doli, afati datë 12.05.2017 (Rregullorja Disiplinore neni 31 paragrafi 1).
KUSHTRIM HOXHAJ; lojtar i klubit të futbollit “DEÇANI“ nga Deçani me numër të librezës sportive; 9154 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 12 , në proceduirë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq ( loja me dorë si lojtar fundor jashtë zonës së rrezikimit) në ndeshjen e javës së XXV-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; ULPIANA – DEÇANI e zhvilluar në Lipjan (raportet e zyrtarëve të ndeshjes);
DENOHET;
Me ndalesë loje për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores Disioplinore neni 38 paragrafi 3.
VALGJIN BLLACA; lojtar i klubit të futbollit “FUSHË KOSOVA“ nga Fushë Kosova me numër të librezës sportive 5154 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 77, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq (sjellje josportive – fyerje dhe sharje drejtuar asistentit të parë) në ndeshjen e javës së XXV-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve FLAMURTARI – FUSHË KOSOVA, e zhvilluar në Prishtinë (raportet e zyrtarëve të ndeshjes);
DENOHET
Me ndalesë loje për 2 (dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të orgaizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores Disiplinore neni 38 paragrafi 3.
BESIM GJUREFCI; zyrtar i klubit të futbollit “FUSHË KOSOVA“ nga Fushë Kosova në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për manifestim të sjelljeve josportive ( goditje e asistentit të dytë me shishe pvc minuta e 82 ) në ndeshjen e javës së XXV-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FLAMURTARI – FUSHË KOSOVA, e zhvilluar në stadiumin e Flamurtarit në Prishtinë (raportet e zyrtarëve të ndeshjes);
PEZULLOHET
Pa të drejtë në kryerjen e të gjitha funksioneve në klub deri në vendimin përfundimtar të Komisionit (deri në kompletimin e lëndës – provave) për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës. Kërkohet deklarata plotësuese nga i pezulluari, z.Besim Gjurevci, lidhur me rastin. Afati datë 12.05.2017 (Rregullorja Disiplinore neni 31 paragrafi 1)
VALDRIN BACALIU; lojtar i klubit të futbollit “DUKAGJINI“ nga Klina me numër të librezës sportive 10958 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 2, për ndëshkim me karton të kuq (ndërhyrje e ashpër – palejuar në lojtarin kundërshtar ) në ndeshjen e javës së XXV-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; KOSOVA (V) – DUKAGJINI, e zhvilluar me datë 06.05.2017 në stadiumin “Ferki Aliu“ në Vushtrri (raportet e zyrtarëve të ndeshjes);
DENOHET
Me ndalesë loje për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores Disiplinore neni 38 paragrafi 3.
FARUK STATOVCI; kryetrajner në klubin e futbollit “MINATORI“ nga Magura e Lipjanit me numër të licencës 259 në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e Komisionit Disiplinor për manifestim të sjelljeve josportive në ndeshjen e javës së XXIV-të të Ligës së Dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve Grupin B; MINATORI (M) – KIKA, e zhvilluar me datë 30.04.2017 në Magurë të Lipjanit (raportet plotësuese të zyrtarëve dhe deklarata e të pezulluarit)
DENOHET
Me të holla në shumë prej 250 euro (dyqindë e pesëdhjetë) në bazë të Rregullores Disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 2. Afati pagimit të dënimit të shqiptuar me të holla është 15 ditë nga data e publikimit të këtij vendimi në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës – respektivisht nga data e pranimit (rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 )
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit disiplinor të shkallës së dytë – Komisionit për Ankesa në afatin kohor prej 8 (tetë) ditëve nga data e sjelljes së këtij vendimi – publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 10.05.2017, respektivisht nga data e pranimit të tij. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankumuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë 10.05.2017
Kryetari, DUKAGJIN ZEFI d.v.