Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtarë në mbledhjen e mbajtur me datë 19.05.2017 ditë e premtë ora 12,00 , shqyrtoi procedurat e hapura dispilinore nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara nga ana e Komisionit të Garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit zhvilluar me datë 17.05.2017 dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve dhe deklaratave plotësuese konform Dispozitave të Rregullores Disiplinore sjelli këto;
V E N D I M E
KF “ VËLLAZNIMI “ nga Gjakova në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit për lëshime në organizimin e ndeshjes (fyerje dhe sharje të dyanshme të spektatorëve nikoqir dhe atyre mysafir ) së javës së XXII-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; VËLLAZNIMI – DUKAGJINI e zhvilluar me datë 14,05,2017 në stadiumin e qytetit në Gjakovë ( raportet e zyrtarëve dhe deklaratat plotësuese nga ndeshja e zhvilluar ) ;
DENOHET ;
Me të holla në shumë prej ; 800 euro (tetëqind) në bazë të Rregullores Disiplinore neni 49 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 3 pika 2. Afat i pagimit të denimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë , nga dita e publikimit të këtij vendimi në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës respektivisht nga data e pranimit të tij. (Rregullorja disiplinore neni 11 pragrafi 1).
KF “ DUKAGJINI “ nga Klina në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit , për sjellje josportive të spektatorëve mysafirë të klubit të futbollit “ Dukagjini “ nga Klina ( fyerje, sharje, ofendime, hudhje e gjasendeve në fushë dhe dëmtimi i rrethojës së fushës në momentin e shënimit të golit të dytë) në ndeshjen e javës së ; XXII-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; VËLLAZNIMI – DUKAGJINI e zhvilluar me datë 14.05.2017 në stadiumin e qytetit në Gjakovë ( raportet e zyrtarëve dhe deklaratat plotësuese nga ndeshja e zhvilluar );
DENOHET;
Me të holla në shumë prej ; 600 euro ( gjashtëqind) në bazë të Rregullore Disiplinore neni 49 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 3 pika 2. Afati pagimit të dënimit të shqiptuar me të holla është 15 ditë , nga data e publikimit të këtij vendimi në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës respektivisht nga data e pranimit të tij. (Rregullorja Disiplinore neni 11 paragrafi 1)
KF “ FERONIKELI “ nga Drenasi në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e Komisionit, për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së ; XXXI-të të VALASUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FERONIKELI – PRISHTINA e zhvilluar me datë 14.05.2017 në stadiumin “ Rexhep Rexhepi “ në Drenas (ku pas ndeshjes pati hudhje të gjasendëve në fushë nga ana e spektatorëve në drejtim të lojtarëve dhe pankinës mysafire, me çrast edhe goditet lojtari Agon Xhaka i klubit të fgutbollit “ Prishtina “ nga Prishtina – raportet e zyrtarëve dhe deklaratat plotësuese nga ndeshja e zhvilluar në Drenas)
DENOHET;
Me të holla në shumë prej ; 900 euro (nëntëqind) në bazë të Rregullores Disiplinore neni 49 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 3 pika 1. Afati pagimit të dënimit të shqiptuar në të hollaështë 15 ditë nga data e publikimit të këtij vendimi në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës respektivisht nga data e pranimit të tij ( Rregullorja Disiplinore neni 11 paragrafi 1 ).
KF “ DEQANI “ nga Deqani në procedure të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për mbushje të protokollit zyrtar me stilolaps në ndeshjen e javës së ; XXVIII-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; DEQANI – RAMIZ SADIKU e zhvilluar me datë 17.05.2017 në stadiumin e qytetit në Deqan ( raporet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar ) ;
DENOHET
Me të hollë në shumë prej ; 100 euro ( njëqind ) në bazë të Propozicioneve të Garave neni 18 paragrafi 1 pika 11 ( Protokolli obligativisht shtypet me kompjuter ose makinë shkrimi. Mospërfillja e këtij obligimi ndëshkohet me të holla ).
QERIM GASHI ; lojtar i klubit të futbollit “ ONIX – BANJA “ nga Banja e Istogut me numër të librezës sportive 532/Pe dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 11, në procedure të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për ndëshkim me karton të kuq ( reagim në vendim të gjyqtarit ) në ndeshjen e javës së ; XXVII-të të Ligës së dytë Grupi; A , kategoria e seniorëve ; LESHANI – ONIX – BANJA e zhvilluar më datë 14.05.2017 në Brestovc të Pejës ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar Qerim Gashi )
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores Disiplinore neni 38 paragrafi 3.
KENAN SELIMI ; lojtar i klubit të futbollit “ DINAMO “ nga Ferizaj me numër të librezës sportive 12060 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 13, në procedure të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për ndëshkim me karton të kuq ( grushtim I lojtarit kundërshtar ) në ndeshjen e javës së XIII-të të Ligës s ëparë të Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve; DINAMO – FUSHË KOSOVA e zhvilluar me datë 08.05.2017 në Ferizaj ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes )
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 5 ( pesë ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores Disiplinore neni 38 paragrafi 3.
ENDRIT TROSHUPA ; lojtar i klubit të futbollit “ FUSHË KOSOVA “ nga Fushë Kosova me numër të librezës sportive 2014 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 16, në procedure të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave , për ndëshkim me karton të kuq ( sjellje josportive, fyerje dhe sharje drejtuar gjyqtarit kryesor ) në ndeshjen e javës së ; XIV-të të Ligës së pare për kategorinë e juniorëve ; F.KOSOVA – GJILANI e zhvilluar me datë 13.05.2017 në stadiumin “ Ekrem Grajqevci “ në Fushë Kosovës ( raportet e zyrtarëve dhe deklaratat plotësuese nga ndeshja e zhvilluar );
DENOHET
Me ndalesë loje për; 3 (tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores Disiplinore neni 38 paragrafi 3.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar Komisionit për Ankesa të shkallës së dytë në afatin kohor prej 8 ( tetë ) ditëve nga data e publikimit të këtij vendimi në faqen zyrtare – Buletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 19.05.2017 – gjegjësisht nga data e pranimit të tij. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë 29.05.2017 Kryetari , DUKAGJIN ZEFI d.v.