Komisioni Disiplinor i shkallës së parë, në mbledhjen e mbajtur me datë 30.08.2017 – ditë e mërkurë ora 14,00 shqyrtoi procedurat e inicuara disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për Vala Superligë dhe Ligën e Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve pas përfundimit të ndeshjeve të zhvilluara nga java e fundit datë 26-27.08.2017 dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve konform Dispozitave të Rregullores Disiplinore sjelli këto;
V E N D I M E
BEKIM ISUFI; kryetrajner në klubin e futbollit “VLLAZNIA“ nga Pozharani, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për manifestim të sjelljeve josportive (largim nga pankina e lojtarëve rezervë) në ndeshjen e javës së dytë të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; VLLAZNIA – LLAPI, e zhvilluar me datë 25.08.2016 në stadiumin e qytetit në Gjilan (raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese )
DENOHET
Me të holla në shumë prej; 250 euro ( dyqind e pesëdhjetë) në bazë të Rregullores Disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 3. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data e publikimit të këtij vendimi në Buletinin Zyrtar të FFK-së, respektivisht nga data e pranimit të tij.
KF “GJILANI“ nga Gjilani në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së dytë të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; GJILANI – FERONIKELI e zhvilluar me datë 27.08.2017 në stadiumin e qytetit në Gjilan (motivi; hedhje e flakadanëve në fushë minuta e 53 dhe hedhja e një shishe PVC në drejtim të gjyqtarit kryesor – raportet e zyrtarëve të ndeshjes)
DENOHET
Me të holla në shumë prej 1000 euro (njëmijë euro) në bazë të Rregullores Disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 3. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data e publikimit të këtij vendimi në Buletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës, respektiviusht nga data e pranimit të tij.
KF “ FLAMURTARI “ nga Prishtina në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së dytë të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FLAMURTARI – PRISHTINA, e zhvilluar me datë 27.08. 2017 në stadiumin “ Xhemail Ibishi “ në Prishtinë (motivi; ndezje dhe hedhje e mjeteve piroteknike në fushë minuta e 46 nga ana e spectatorëve nikoqir- raportet e zyrtarëve të ndeshjes)
DENOHET
Me të holla në shumë prej; 1000 euro (një mijë euro) në bazë të Rregullores Disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 3. Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga dita e publikimit të vendimit në Buletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës respektivisht nga data e pranimit të tij.
KF “ PRISHTINA “ nga Prishtina në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për manifestim të sjelljeve josportive të tifo grupit “Plisat“ (motivi; hedhje e mjeteve piroteknike në fushë në minutat; 3, 18 dhe 38) gjatë zhvillimit të ndeshjes së javës së dytë të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FLAMURTARI – PRISHTINA e zhvilluar me datë 27.08.2017 në stadiumin “Xhemail Ibishi“ në Prishtinë (raportet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar )
DENOHET
Me të holla në shumë prej; 1000 euro (një mijë euro) në bazë të Rregullores Disiplinore neni 51 paragrafi 1 pika 3. Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data e publikimit të këtij vendimi në Buletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës, respektivisht nga data e pranimit të tij.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pa kënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit për ankesa të shkallës së dytë në afatin kohor prej ; 8 ( tetë ) ditëve , nga data e publikimit të këtij vendimi në Buletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës, datë 30.08.2017, respektivisht nga data e pranimit të tij.
Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, 30.08.2017 Kryetari, Dukagjin Zefi