Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 12.09.2017 – ditë e martë ora 14,00, shqyrtoi procedurat e inicuara disiplinore nga ana e Komisionit të Garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e tretë (III) e Vala Superligës dhe Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve të zhvilluara me datë 09-10.09.2017 , dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve zyrtare konform Dispozitave të Rregullores Disiplinopre sjelli këto;
 

V E N D I M E

 
FLAMUR NEZIRI; lojtar i klubit të futbollit “ DRENICA “ nga Skënderaj me numër të fanellës 20 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të ID 001235M87, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq (loja me dorë si lojtar fundor jashtë zonës së rrezikimit) në ndeshjen e javës së tretë (III) të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; TREPÇA ’89 – DRENICA, e zhvilluar me datë 10.09.2017 në stadiumin “Riza Lushta“ në Mitrovicë (raportet e zyrtarëve të ndeshjes dhe deklarata e lojtarit – portierit të përjashtuar);
DENOHET
Me ndalesë loje për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futboollit të Kosovës , në bazë të Rregullores Disiplinore neni 42 paragrafi 1 pika 1.
 
ABIT SALIHU; lojtar i klubit të futbollit “2 KORRIKU“ nga Prishtina me numër të fanellës sportive 5 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të ID 002186M99, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq (ndërhyrje e palejuar ndaj lojtarit kundërshtar si lojtar fundor) në ndeshjen e javës së tretë (III) të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DUKAGJINI – 2 KORRIKU, e zhvilluar në Stadiumin e Qytetit në Klinë, me datë 09.09.2017 (raportet e zyrtarëve dhe deklarata e lojtarit të përjashtuar)
DENOHET
Me ndalesë loje për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës , në bazë të Rregullores disiplinore neni 42 paragrafi 1 pika 1.
 
GENT HYSENI; lojtar i klubit të futbollit “ KOSOVA “ nga Prishtina me numër të fanellës sportive 14 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të ID 003883M93, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për ndëshkim me karton të kuq ( shkelje e lojtarit kundërshtar) në ndeshjen e javës së 3 (III) të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; KOSOVA (Pr) – FUSHË KOSOVA, e zhvilluar me datë 09.09.20917 në Prishtinë (raportet e zyrtareve të ndeshjes dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar );
DENOHET
Me ndalesë loje për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 42 paragrafi 1 pika 1.
 
GËZIM SYLA; lojtar I klubit të futbollit “FUSHË KOSOVA“ nga Fushë Kosova me numër të fanellës sportive 19 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të ID 1171471270 – nr letërnjoftimit, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq (fyerje e rëndë drejtuar gjyqtarit kryesor) në ndeshjen e javës së 3 (III) të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; KOSOVA ( Pr) – FUSHË KOSOVA, e zhvilluar në Prishtinë me datë 09.09.2017 (raportet e zyrtarëve të ndeshjes dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar);
DENOHET
Me ndalesë loje për 3 (tri) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 42 paragrafi 1 pika 1.
 
AGIM MALIQI; kryetrajner në klubin e futbollit “HAJVALIA“ nga Hajvalia me numër të licencës 72, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për largim nga pankina nga ana e gjyqtarit kryesor (manifsetim të reagimeve në vendimet e gjyqtarit) në ndeshjen e javës së 3 (tretë) të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; HAJVALIA – KEK-u, e zhvilluar në stadiumin e Kizhnices (raportet e zyrtarëve dhe deklarata e kryetrajnerit të përjashtuar nga pankina);
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore; VËREJTJE E FUNDIT, në bazë të Rregullores Disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 1.
 
KF “PRISHTINA“ nga Prishtina, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për manifestim të sjelljeve josportive të tifozerisë së klubit të tyre (fyerje dhe sharje në kor e gjyqtarit kryesor ) në ndeshjen e javës së tretë (III) të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; PRISHTINA – LIRIA, e zhvilluar në stadiumin “Rexhep Rexhepi“ në Drenas (raportet e zyrtarëve dhe inçizimet televizive) i
HEPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri ne kompletimin e lëndës (provave). Kërkohet raport shtesë nga zyrtarët e klubit të futbollit “Prishtina“ nga Prishtina – personit për siguri të ndeshjes, afati datë 14.09.2017 (Rregullorja disiplinore neni 32)
 
MUHAMET REXHEPI; përfaqësues zyrtar i klubit të futbollit “LLAPI“ nga Podujeva, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për sjellje josportive (ofendime, fyerje dhe sharje pas përfundimit të takimit drejtuar gjyqtarit kryesor, z.Besfor Kosumi) në ndeshjen e javës së tretë (III) të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; LLAPI – GJILANI, e zhvilluar në stadiumin “ Zahir Pajaziti“ në Podujevë (raportet e zyrtarëve të ndeshjes), në mungesë të deklaratës plotësuese nga ana e zyrtarit të Llapit – Muhamet Rexhepi,
PEZULLOHET
Pa të drejtë në kryerjen e të gjitha funksioneve në klub lidhur me ndeshjet zyrtare të rganizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në vendimin përfundimtar ( kompletimin e lëndës ). Kërkohet deklarata plotësuese nga z Muhamet Rexhepi, afati 14.09.2017 ( Rregullorja disiplinore neni 32)
 
KF “FERIZAJ“ nga Ferizaj në procedurë të hapur nga ana e Komisionit të Garave , për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së tretë ( III ) të Ligës së paraë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; FERIZAJ – VUSHTRRIA e zhvilluar në Ferizaj (motivi; hyrje e tre personave në fushë pas përfundimit të pjesëlojës së pare me qëllim të sulmimit të portierit mysafir – tentim , raportet e zyrtarëve) i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklarata plotësuese nga klubi i futbollit “ Ferizaj “ nga Ferizaj – konkretisht personi për siguri i asaj ndeshje lidhur me rastin. Afati date 14.09.2017. (Rregullorja disiplinore neni 342 paragrafi 1)
 
KF “KIKA“ nga Hogoshti në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së tretë ( III ) të Ligës së paraë Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; KIKA – BASHKIMI e zhvilluar në Koretin (motivi; hedhje e gjasendëve në fushë nga ana e tifozerisë së Kikes si dhe manifestim i sjelljeve josportive – fyerje dhe sharje drejtuar gjyqtarit kryesor ; raportet e zyrtarëve të ndeshjes ) i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës . Kërkohet raport plotësues nga ana e KF “ Kika “ nga Hogoshti – konkretisht nga përsoni për suguri i asaj ndeshje lidhur me rastin e apostrofuar. Afati date 14.09.2017 ( Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1 ).
 
KF “BASHKIMI“ nga Koretini , në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për manifestim të sjelljeve josportive të tifozerisë së klubit të tyre (hedhje e gjasendeve në fushë si dhe fyerje dhe ofendime në kor drejtuar gjyqtarit kryesor) në ndeshjen e javës së tretë ( III ) të Ligës së paraë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; KIKA – BASHKIMI e zhvilluar në Koretin ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes ) i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet raport plotësuese nga klubi futbollistik “ Bashkimi “ nga Koretini lidhur me rastin – përsoni zyrtarr i klubit për atë ndeshje. Afati date 14.07.2017 ( Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1 ).
 
ISA HODA ; drejtor i klubit të futbollit “ \BASHKIMI \“ nga Koretini në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për manifestim të sjelljeve josportive ( fyerje dhe ofendime pas përfundimit të takimit drejtuar gjyqtarit kryesor ) në ndeshjen e javës së tretë (III) të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; KIKA – BASHKIMI e zhvilluar në Koretin ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes ) në mungesë të deklaratës ;
PEZULLOHET
Pa të drejtë në kryerjen e të gjitha funkcioneve në klub lidhur lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së futbollit të Kosovës deri në kompletimin e lëndës ( vendimin përfundimtar ). Kërkohet deklarata plotësuese nga zyrtari në pezullim i klubit të futbollit “ Bashkimi “ nga Koretini ; Isa Hoda, afati datë 14.09.2017 (Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 2).
 
DIONIS CANA ; lojtar i klubit të futbollit “BASHKIMI“ nga Koretimi me numër të fanelës sportive 17, në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për shqelmim të asistentit Hasan Llallo dhe ofendime drejtuar delegatit të takimit në ndeshjen e javës së tretë (III) të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; KIKA – BASHKIMI e zhvilluar në Koretin (raportet e zyrtarëve të ndeshjes);
PEZULLOHET
Pa të drejtë lojë deri në vendimin përfundimtar të komisionit ( kompletimin e lëndës ) për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës. Kërkohet deklarata plotësuese nga lojtari i pezulluar ; Dionis Cana si dhe zyrtarit të klubit të futbollit “ Bashkimi “ nga Koretini lidhur me rastin. Afati date 14.09.2017 ( Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1 ).
 
KF “KIKA“ nga Hogoshti në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave , për mospërfillje të akteve normative të Federatës së Futbollit të Kosovës , zhvillimin e ndeshjes së javës së tretë ( III ) pa kryetrajner ; KIKA – BASHKIMI e zhvilluar në Koretin i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e provave – ( vendimin përfundimtar të komisionit ). Kërkohen dëshmi lidhur me rastin nga ana e zyrtarëve të klubit. Afati date 14.09.2017 ( Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1 )
 
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit për ankesa të shkallës së dytë në afatin kohor prej 8 ( tetë ) ditëve nga data e sjelljes së këtij vendimi – publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 12.09.2017 – respektivisht nga data e pranimit të tij. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
 
Prishtinë, datë 12.09.2017
Kryetari, DUKAGJIN ZEFI