Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur me datë 20.09.2017 – ditë e mërkurë ora 14,00, shqyrtoi procedurat e inicuara disiplinore nga ana e Komisioneve të Garave pas përfundimit të ndeshjeve të zhvilluara në javën e fundit datë 15-16.09.2017 dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve konform Dispozitave të Rregullores Disiplinore nxjerri këto;
V E N D I M E
KF “ FLAMURTARI “ nga Prishtina, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për manifestim të sjelljeve josportive të tifozerisë së klubit të tyre (fyerje, sharje në kor drejtuar gjyqtarit kryesor në minutat 75,82,83, ku pas këtyrë gjyqtari ndalon lojën përkohësisht- deri në qetësimin e të njëjtëve) në ndeshjen e javës së V (pestë të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; FLAMURTARI – LIRIA e zhvilluar në stadiumin “ Xhemail Ibishi “ në Prishtinë (raportet e zyrtarëve të ndeshjes) në mungesë të raportit të klubit i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet raport plotësues nga zyrtaret e klubit të futbollit “ Flamurtari “ nga Prishtina – përsonit për siguri për atë ndeshje z Shkëlzen Mustafa lidhur me rastin. Afati datë 25.09.2017 ( Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1.
LORIK MAXHUNI; lojtar i klubit të futbollit “ PRISHTINA “ nga Prishtina me numër të fanelës 22 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të ID kartelës; 000570M92, në procedure për ndëshkim me karton të kuq (goditje me bërrylë lojtarit kundërshtar në ndeshjen e javës së V-të (pestë) të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; PRISHTINA – VLLAZNIA, e zhvilluar në stadiumin “Rexhep Rexhepi“ në Drenas (raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar).
DENOHET
Me ndalesë loje për; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores Disiplinore neni 42 paragrafi 1 pika 1.
RICHARD ASARE; lojtar i klubit të futbollit “TREPÇA ’89“ nga Mitrovica me numër të fanelës 29 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të ID kartelës ; 000993M95 në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për goditje të qëllimët me bërryl lojtarin kundërshtar në ndeshjen e javës së ; V-të ( pestë ) të Valasuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; TREPÇA ’89 – GJILANI e zhvilluar në stadiumin “ Rizah Lushta “ në Mitrovicë ( raportet nga inqizimet televizive neni 93 paragrafi 1 pika F.) Në mungesë të deklaratës vetanake;
PEZULLOHET
Pa të drejtë loje deri në vendimin përfundimtar të Komisionit Disiplinor (kompletimin e lëndës) për ndeshjet vijuese të organizuar nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës. Kërkohet deklarata plotësuese nga lojtari pezulluar, Richard Asare, afati datë 25.09.2017 ( Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1).
FADIL VUQITERNA; kryetrajner i klubit të futbollit “ RAHOVECI “ nga Rahoveci i licencuar në Federaten e Futbollit të Kosovës me numër të ID kartelës ; 0003483M72, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për manifestim të sjelljeve josportive (pas përfundimit të pjesëlojës së parë, kërcënon dhe fyen gjyqtarin kryesor Vigan Iberdemaj ) në ndeshjen e javës së V-të (pestë) të Ligës së Parë të Kosovës në Futboll për kategorinë e seniorëve; RAHOVECI – RAMIZ SADIKU e zhvilluar në Rahovec (raportet e zyrtarëve të ndeshjes) në mungesë të deklaratës vetanake i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës (vendimin përfundimtar të komisionit). Kërkohet deklarata plotësuese nga kryetrajneri i klubit të futbollit “Rahoveci“ nga Rahoveci , z. Fadil Vuqiterna, afati datë 25.09.2017 (Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1).
KF “KIKA“ nga Hogoshti në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për mnungesë të kryetrajnerit dhe trajnerit për zhvillimin e ndeshjes së së javës së V-të (pestë) të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; KIKA – BALLKANI e zhvilluar në Suharekë (raportet e zyrtarëve) në mungesë të raporteve shtesë – plotësuese i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës – provave – vendimin përfundimtar të komisionit). Kërkohet raport plotësues nga klubi futbollistik “Kika“ nga Hogoshti – personi zyrtar i klubit lidhur me shpjegimin e detajeve për rastin . afati datë 25.09.2017. (Rregullorja Disiplinore neni 32 paragrafi 2)
KF “ BASHKIMI “ nga Koretinmi në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për manifestim të sjeljeve jokorrekte të lojtarëve të klubit të tyre (thyerje e pasqyrave në zhveshtoret në shënjë revolti pas humbjes së takimit ) në ndeshjen e javës së ; V-të ( pestë ) të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; HAJVALIA – BASHKIMI e zhvilluar në Kizhnicë ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes );në mungesë të raportit dhe deklaratave shtesë i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e provave (lëndës). Kërkohet raport plotësuese nga klubi futbollistik “Bashkimi“ nga Koretini – personi zyrtar i klubit për atë ndeshje lidhur me rastin (Rregullorja Disiplinore neni 31 paragrafi 1 ).
KËSHILLË JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit për ankesa të shkallës së dytë në afatin kohor prej ; 8 ( tetë ) ditëve nga data e publikimit të këtij vendimi në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 20.09.2017 – respektivisht nga data e pranimit të tij. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e këtij vendimi.
Prishtinë, datë 21.09.2017
Kryetari, Dukagjin Zefi