Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur me datë 29.09.2017 ( ditë e premte ora 14,00 ) shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar e datës 26.09.2017 si dhe inicimet e filluara nga ana e Komisionit të Garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e VII-të e Vala Superligës dhe Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategoritë e seniorëve dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve si dhe deklaratave plotësuese, konform Dispozitave të Rregullores Disiplinore solli këto;
V E N D I M E
KF “ FERONIKELI “ nga Drenasi në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit datë 26.09.2019, për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së VI-të të Vala Supeligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FERONIKELI – TREPÇA ’89 e zhvilluar në stadiumin “Rexhep Rexhepi“ në Drenas (raportet e zyrtarëve; hedhje e gjësendeve në fushë gjatë zhvillimit të ndeshjes);
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore; QORTIM, në bazë të Rregullores Disiplinore neni 50 paragarfi 1 pika 2.
SHABAN MEHMETI; zëdhënës i klubit të futbollit “ FERONIKELI “ nga Drenasi , në procedurë të hapur disiplinore nga ana e komisionit, për manifestim të sjelljeve josportive ( fyerje, sharje dhe ofendime të rënda drejtuar zyrtarëve të takimit dhe Federatës së Futbollit të Kosovës) pas përfundimit të ndeshjes së javës së VI-të, të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FERONIKELI – TREPÇA 89, e zhvilluar në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas (raportet e zyrtarëve të ndeshjes);
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore VËREJTJE E FUNDIT, në bazë të Rregullores Disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 1.
ILIR DEMAKU; personi për siguri i klubit të futbollit “FERONIKELI“ nga Drenasi për manifestim të sjelljeve josportive (hyrje në fushë pas përfundimit të ndeshjes – ofendime drejtuar asistentit të parë Benon Këpuska) në ndeshjen e javës së VI-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FERONIKELI – TREPÇA ‘89 e zhvilluar në stadiumin “Rexhep Rexhepi“ në Drenas (raportet e zyrtarëve të ndeshjes)
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore; VËREJTJE E FUNDIT, në bazë të Rregullores Disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 1.
MENDURIM HOTI; lojtar i klubit të futbollit “FERONIKELI“ nga Drenasi me numër të fanellës 7 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të ID kartelës 000606M96, në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit për lojë të rrezikshme – goditje me bërrylë e lojtarit kundërshtar me numër të fanellës 21 (incizimet televizive dhe raportet e zyrtarëve të takimit) në ndeshjen e javës së VI-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FERONIKELI – TREPÇA 89, e zhvilluar në stadiumin “ Rexhep Rexhepi“ në Drenas (raportet e zyrtarëve)
DENOHET
Me ndalesë loje për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores Disiplinore neni 42 paragrafi 1 pika 1.
AGRON PIRA; personi për siguri nga klubi futbollistik “VLLAZNIA“ nga Pozharani, në procedurë të hapur disiplinore nga ana e komisionit, për largim nga pankina e hapsirës teknike nga ana e gjyqtarit (reagime në vendimet e gjyqtarëve të takimit) në ndeshjen e javës së VI-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; VLLAZNIA – DRITA e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan (raportet e zyrtarëve)
DENOHET;
Me shqiptimin e masës disipinore QORTIM, në bazë të Rregullores Disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 2.
KF “ TREPÇA “ nga Mitrovica – anëtarë e Ligës së parë, në procedurë të hapur disiplinore nga ana e komisionit nga mbledhja e kaluar për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së VI-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; TREPÇA – 2 KORRIKU, e zhvilluar në stadiumin olimpik “Adem Jashari“ në Mitrovicë (hedhje e flakadanëve brenda rrethojave dhe në fushë para dhe gjatë zhvillimit të ndeshjes); raportet e zyrtarëve;
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore QORTIM, në bazë të Rregullores Disiplinore neni 52 paragrafi 1 pika 2.
LUAN TABAKU ; ndihmëstrajner në klubin e futbollit “ VËLLAZNIMI “ nga Gjakova me numër personal ; 1009126518, në procedurë të inicuar nga ana e Komisionit të Garave, për përdorim të fjalorit fyes drejtuar lojtarit mysafir në ndeshjen e javës së VII-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; VËLLAZNIMI – BESA, e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjakovë (raporti I delegatit të ndeshjes) në mungesë të deklaratës i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës (vendimin përfundimtar të komisionit). Kërkohet deklarata plotësuese nga ndihmëstrajneri Luan Tabaku, afati datë 02.10.2017 (Rregullorja Disiplinore neni 32 paragrafi 1 ).
VELSON MORINA; lojtar i klubit të futbollit “ HAJVALIA “ nga Hajvalia me numër të fanellës 8 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të ID Kartelës ; 004935M98, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq, minuta e 76 (fyerje dhe sharje drejtuar gjyqtarit kryesor) në ndeshjen e javës së VII-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll; KOSOVA (P) – HAJVALIA, e zhvilluar në Prishtinë (raportet e zyrtarëve)
DENOHET
Me ndalesë loje për; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores Disiplinore neni 452 paragrafi 1 pika 1 .
DURIM BIQKAJ ; lojtar i klubit të futbollit “KIKA“ nga Hogoshti me numër të fanellës 18 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të ID Kartelës; 001900M91, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për ndëshkim me karton të kuq (fyerje dhe ofendime të rënda drejtuar gjyqtarit kryesor pas përfundimit të takimit) në ndeshjen e javës së VII-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; RAHOVECI – KIKA, e zhvilluar në stadiumin e qytetitnë Rahovec (raportet e zyrtarëve).
DENOHET
Me ndalesë loje për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores Disiplinore neni 42 paragrafi 1 pika 1.
ILIR SERMAXHAJ; lojtar i klubit të futbollit “KIKA“ nga Hogoshti , me numër të fanellës sportive 9 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të ID Kartelës 001931M96, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq minuta 90 (fyerje dhe ofendime drejtuar asistentit të parë të takimit) në ndeshjen e javës së VII-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; RAHOVECI – KIKA, e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Rahovec (raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar)
DENOHET
Me ndalesë loje për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores Disiplinore neni 42 paragrafi 1 pika 1.
KËSHILLA JURIDIKE;
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar Komisionit për ankesa të shkallës së dytë, në afatin kohor prej 8 (tetë) ditëve nga data e sjelljes – publikimit të vendimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 29.09.2017, respektivisht nga data e parnimit të tij. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, 29.09.2017 Kryetari, Dukagjin Zefi