Komisioni Disiplinor i shkallës së pare në përbërje; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtarë në mbledhjen e mbajtur me datë 18.10.2017 shqyrtoi inicimet e procedurave disiplinore të komisionit të garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit nga mbledhja e mbajtur me datë 16.10.2017 dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve konform Displozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto;
V E N D I M E
ADONIS ADEMI ; personi për siguri i klubit të futbollit “ KOSOVA “ nga Prishtina në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për largim nga pankina (fjalosje me vëzhguesin e referimit) gjatë ndeshjës së javës së ; IX-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; KOSOVA – RAHOVECI e zhvilluar në Bernicë të Prishtinës (raportet e zyrtarëve të ndeshjës dhe deklarata plotësuese e përsonit për siguri – Adonis Ademi i larguar nga pankina)
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT, në bazë të Rregullores disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 2.
AHMAD REZA ZAMATKESH ; lojtar I klubit të futbollit “ FUSHË KOSOVA “ nga Fushë Kosova me numër të ID Kartelës ; 005858M98 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës 18, në procedure të inicuar disiplinore për ndëshkim me karton të kuq (kacafytje me lojtarin kundërshtar) në ndeshjën e javës së ; IX-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; FUSHË – KOSOVA – TREPÇA e zhvilluar në Fushë Kosovës (raporte e zyrtarëve dhe deklaratat plotësuese);
DENOHET
Me ndalesë loje për; 3 (tri) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 42 paragrafi 1 pika 1.
DIN VOCA ; lojtar I klubit ët futbollit “TREPÇA“ nga Mitrovica me numër të ID kartelës ; 0082832M91 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës 21, në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq (goditje pa top e lojtarit kundërshtar ) në ndeshjen e javës së ; IX-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; FUSHË KOSOVA – TREPÇA e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Fushë Kosovës ( raportet e zyrtarëve dhe deklaratat plotësuese)
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 3 (tri) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 42 pragarfi 1 pika 1.
KARIM MUHAMMED ; lojtar i klubit të futbollit “ TREPÇA “ nga Mitrovica me numër të ID kartelës ; 002811M95 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës 5, në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për ndëshkim me karton të kuq ( goditje me bërryl e lojtarit kundërshtar ) në ndeshjen e javës së ; IX-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FUSHË KOSOVA – TREPÇA e zhvilluar në Fushë Kosovës (raportet e zyrtarëve dhe deklaratat plotësuese)
DENOHET
Me ndalesë loje për; 3 (tri) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 42 paragrafi 1 pika 1.
BESIM GASHI ; lojtar I klubit të futbollit “2 KORRIKU“ nga Prishtina me numër të ID kartelës 002197M99 në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq (ndërhyrje e palejuar dhe goditje me bërryl e lojtarit kundërshtar) në ndeshjën e javës së IX-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; KEK-u – 2 KORRIKU e zhvilluar në stadiumin “ Agron Rama “ në Obiliq (raportet e zyrtarëve dhe deklaratat plotësuese)
DENOHET;
Me ndalesë loje për; 3 (tri) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të rregullores disiplinore neni 42 paragrafi 1 pika 1.
NAIM KODRALIU ; kryetrajner në klubin e futbollit “ 2 KORRIKU “ nga Prishtina , në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për largim nga pankina e lojtarëve reserve (ofendime drejtuar gjyqtarit kryesor të takimit ) në ndeshjen e javës së ; IX-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; KEK-u – 2 KORRIKU e zhvilluar në stadiumin “Agron Rama“ në Obiliq (raportet e zyrtarëve dhe deklaratat plotësuese)
DENOHET;
Me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT, në bazë të Rregullores disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 2.
RRAHIM NIMANI; lojtar i klubit të futbollit “TREPÇA 89“ nga Mitrovica me numër të ID Kartelës 001178M99 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës ; 25 në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për ndëshkim me karton të kuq (tentim sulmi fizik në gjyqtarin kryesor të takimit) në ndeshjen e kategorisë së juniorëve të superligës së Kosovës në futboll ; PRISHTINA – TREPÇA 89 e zhvilluar në Prishtinë me datë 24.09.2017 (raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësues e lojtarit të përjashtuar);
DENOHET
Me ndalesë loje për; 4 (katër) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 41 paragarafi 1 pika 1.
ILAZ DERVISHAJ ; lojtar I klubit të futbollit “BESA“ nga Irzniqi me numër të ID kartelës ; 1009029016 – letërnjoftimi dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanlesë 1, në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq (sjellje josportive) në ndeshjen e javës së VIII-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; grupi ; A BESA – LUGU i BARANIT e zhvilluar me datë 15.10.2017 në Irzniq ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes)
DENOHET
Me ndalesë loje për; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 42 paragraf 1 pika 1.
ARBEN BERISHA; lojtar i klubit të futbollit “ DARDANA “ nga Kamenica me numër të ID kartelës 004474M95 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 2, në procedure të inicuar disiplinore përndëshkim me karton të kuq (sjellje josportive) në ndeshjen e javës së ; VIII të Ligës – kategoria e seniorëve ; XERXA – DARDANA e zhvilluar në me datë 15.10.2017 në Xerxë të Rahovecit (raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar)
DENOHET
Me ndalesë loje për; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni paragrafi 42 1 pika 1
ILAZ ISMAJLI ; zyrtar – delegat i Federatës së Futbollit të Kosovës për ndeshjet e LIgave të dyta dhe kategorive të juniorëve, në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për lëshime në plotësimin e protokollit zyrtar të ndeshjes për Ligën e kadetëve në nivel nacional FERIZAJ – LLAPI e zhvilluar në Ferizaj (raportet zyrtare të ndeshjes)
DENOHET
Me ndalesë të kryerjes së funksionit të delegatit në kohëzgjatje për ; 1 (një) muaj për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Fuitbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 87 paragrafi 1 pika 1.
BASHKIM KUME ; zyrtar – delegat i Federatës së Futbollit të Kosovës për ndeshjet zyrtare të Ligave të dyta, kategorive të juniorëve dhe Ligës së kadetëve, në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për moskryerje të detyrës së vëzhguesit në përputhje me udhëzimet e daluara nga aktet normative të FFK-së (mos marrje të materialit zyrtar) për ndeshjen e Ligës së Kadetëve; 2 KORRIKU – BESA – java e VI-të e shvilluar në Prishtinë (raportet zyrtare të ndeshjes)
DENOHET
Me ndalesë tyë kryerjes së delegatit në kohëzgjatje për ; 1 (një) muaj për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 78 paragrafi 1 pika 1.
ERDOGAN ZEQIRI ; zyrtar – delegate i Federatës së Futbollit të Kosovës për ndeshjet e Ligave të dyta dhe kategorive të juniorëve dhe Ligës së kadetëve , në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për gabime të lëshuara në përpilimin e protokollit zyrtar nga ndeshja e Ligës së juniorëve ULPIANA – DRENICA e zhvilluar në Lipjan ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar
DENOHET
Me ndalesë të kryerjes së funksionit të delegatit në kohëzgjatje për ; 1 (një) muaj për të gjitha ndeshjet zyrtare të oreganizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 78 paragrafi 1 pika 1.
PERPARIM CERMJANI; zyrtar- delegat i Federatës së Futbollit të Kosovës për ndeshje e kategorivë të juniorëve dhe Ligës së kadetëve në nivel nacional, në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për moskryerje të dëtyrës së zyrtarit të ndeshjes – delegtit në përputhje me udhëzimet e dalura nga aktet normative të Federatës së Futbollit të Kosovës (mos pranimin e materialit – buletinit zyrtar të takimit) për ndeshjen e Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve java e VI-të; ONIX BANJA – DINAMO e zhvilluarnë Banjë të Pejës ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar );
DENOHET
Me ndalesë të kryerjes së detyrës së delegatit në kohëzgjatje për ; 1 (një) muaj për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 78 paragrafi 1 pika 1.
KFF “13 QERSHORI“ nga Suhareka në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave të Superligës së Kosovës për futbollin e femrave – kategoria e seniorëve, për mosudhëtim në zhvillimin e ndeshjes së radhës për javën e VI-të e planifikuar për tu zhvilluar me datë 08.10.2017 në Mitrovicë ; MITROVICA – 13 QERSHORI ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes)
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT në bazë të Rregullores disiplinore neni 8 paragrafi 1 pika 4/b
KFF “BAZELI 2015“ nga Kaçaniku, në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, përmosudhëtim në zhvillimin e ndeshjës së javës së VI-të të Superligës së Kosovës në futbollin e femrave – kategoria e seniorëve ; HAJVALIA – BAZELI 2015 , ndeshje e palinifikuar për tu zhvilluar me datë 08.10.2017 në Hajvali (raportet e zyrtarëve të ndeshjes);
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore; të QORTIMIT në bazë të Rregullores disiplinore neni 8 paragrafi 1 pika 4/b
GYLGYN JILTA ; lojtare e klubit të futbollit të femrave “13 QERSHORI“ nga Suhareka me numër të ID kartelës ; 1231611254 – lëternjoftimi dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive 17, në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq (goditje e lojtares kundërshtare) në ndeshjen e javës së VI-të të superligës së Kosovës në futboll për femra kategoria – senioret ; 13 QERSHORI – DRENICA e zhvilluar me datë 16.10.2017 në Suharekë (raporte e zyrtarëve të ndeshjës dhe deklarata plotësuese e lojtarës së ndëshkuar)
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 42 paragrafi 1 pika 1.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit disiplinor të shkallës së dytë ;komisionit për ankesa në afatin kohor prej ; 8 (tetë) ditëve nga data e sjelljes së këtij vendimi – publikimit të tij në faqën zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 18.10.2017 , respektivisht nga data e pranimit të tij. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë 18.10.2017 Kryetari, Dukagjin Zefi