Komisioni Disiplinor i shkallës së parë, në mbledhjen e mbajtur me datë 23.10.2017 – ditë e hënë ora 13,00 shqyrtoi procedurat e iniciuara disiplinore nga ana e Komisionit të Garave pas përfundimit të ndeshjeve nga jave e fundit (XI ) dhe ndeshjeve të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve – rrethi parë dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve dhe materialit në pronësi konform dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto;
V E N D I M E
KF “ÇELIKU“ nga Ferizaj në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për mospjesëmarrje – mosudhëtim në zhvillimin e ndeshjes së Digitalb Kupës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; ULPIANA – ÇELIKU ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes )
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT, në bazë të Rregullores Disiplinore neni 8 paragrafi 1 pika 4/b
KF “LESHANI“ nga Leshani në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për mosudhëtim – mospjesëmarrje në zhvillimin e ndeshjes së Digitalb Kupës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve – rrethi i parë; LESHANI – DUKAGJINI (nga Novosella e Gjakovës) – raportet e zyrtarëve të ndeshjes;
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT në bazë të Rregullores Disiplinore neni 8 paragrafi 1 pika 4/b.
KF “BESA“ nga Irzniqi në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për mosudhëtim – mospjesëmarrje për zhvillimin e ndeshjes së Digitalb Kupës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve – rrethi parë; RATKOCI – BESA (raportet e zyrtarëve të ndeshjes);
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT, në bazë të Rregullores disiplinore neni 8 paragrafi 1 pika 4/b
KF “ OPOJA “ nga Dragashi në procedure të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për mosudhëtim – mospjesëmarrje për zhvillimin e ndeshjes së Digitalb Kupës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve – rrethi i parë; (raportet e zyrtarëve të ndeshjes)
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT, në bazë të Rregullores Disiplinore neni 8 paragrafi 1 pika 4/b
KF “DEJNI“ nga Dejni në procedure të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për mosudhëtim – mospjesëmarrje në zhvillimin e ndeshjes së Digitalb Kupës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve (raportet e zyrtarëve të ndeshjes)
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT, në bazë të Rregullores Disiplinore neni 8 paragrafi 1 pika 4/b
BAJRAM GJEKAJ; zyrtar i klubit të futbollit “ GRYKA “ nga Llapushniku i Drenasit, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për manifestim të reagimeve në vendimet e gjyqtarit kryesor të ndeshjes së Digitalb Kupës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve – rrethi i parë; ARBERIA – GRYKA e zhvilluar në Lipjan (raportet e zyrtarëve të ndeshjes)
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT në bazë të Rregullores Disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 2.
FISNIK BUNJAKU; lojtar i klubit të futbollit “KIKA“ nga Hogoshti me numër të ID kartelës ; 001924M97 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës 6, në procedure të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për ndëshkim me karton të kuq (ndërhyrje e palejuar e rëndë në lojtarin kundërshtar) në ndeshjen e javës së XI-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; 2 KORRIKU – KIKA e zhvilluar në Prishtinë ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes);
DENOHET
Me ndalesë loje për 3 (tri) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores Disipinore neni 41 paragrafi 1 pika 1
FISNIK HALIMI; lojtar i klubit të futbollit “FERIZAJ“ nga Ferizaj me numër të ID kartelës 002311M88 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 22, në procedure të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e javës së XI-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FERIZAJ – BALLKANI e zhvilluar në Ferizaj (raportet e zyrtarëve dhe deklaratat plotësuese)
DENOHET
Me ndalesë loje për 3 (tri) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores Disiplinore neni 41 paragrafi 1 pika 1.
JONUZ KOLLONI; lojtar i klubit të futbollit “BALLKANI“ nga Suhareka, me numër të ID kartelës; 001624M94 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës 26 në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e javës së XI-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FERIZAJ – BALLKANI, e zhvilluar në Ferizaj (raportet e zyrtarëve dhe deklaratat plotësuese);
DENOHET
Me ndalesë loje për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 42 paragrafi 1 pika 1.
KF “ LIRIA “ nga Prizreni , në procedure të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për lëshime në organizim (hedhje e fishekzjarrëve minuta 15 dhe 55) në ndeshjen e javës së XI-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; LIRIA – LLAPI e zhvilluar në stadiumin “Përparim Thaçi“ në Prizren (raportet e zyrtarëve të ndeshjes)
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT, në bazë të Rregullores disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 2.
SYNAJ KEQI; ndihmëstrajner i klubit të futbollit “LLAPI“ nga Podujeva në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për reagime në vendimet e gjyqtarit kryesor të ndeshjes së javës së XI-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; LIRIA – LLAPI, e zhvilluar në stadiumin “Përparim Thaçi“ në Prizren (raportet e zyrtarëve të ndeshjes);
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT në bazë të Rregullores Disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 2.
KF “DRITA“ nga Gjilani në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së XI-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DRITA – TREPÇA ‘89 e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan – (fyerje dhe ofendime nga ana e spektatorëve si dhe tentime për t’i sulmuar gjyqtarët e takimit) në mungesë të raporteve plotësuese nga takimi zhvilluar i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës (provave – vendimin përfundimtar të Komisionit Disiplinor). Kërkohet raport plotësues nga zyrtaret e klubit të futbollit “DRITA“ nga Gjilani lidhur me rastin, afati datë 25.10.2017 ora 12,00 (Rregullorja Disiplinore neni 32 paragrafi 1 )
NEHAT OSMANI ; ndihmëstrajner në klubin e futbollit “DRITA“ nga Gjilani në procedurë të iniciuar nga ana e Komisionit të Garave për manifestim të sjelljeve josportive në ndeshjen e javës së XI-të të Valas Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DRITA – TREPÇA ‘89 e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan (raportet e zyrtarëve të ndeshjes)
DENOHET
Me të holla në shumë prej 200 euro (dyqind) në bazë të Rregullores Disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 3. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga dita e sjelljes së këtij vendimi – publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës, respektivisht nga data e pranimit.
FISNIK KERQELI : drejtor i klubit të futbollit “DRITA“ nga Gjilani në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për manifestim të sjelljeve jokorrekte ndaj gjyqtarëve të takimit pas përfundimit të ndeshjes së javës së XI-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DRITA – TREPÇA ‘89 e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar)
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT në bazë të Rregullores Disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 2.
FETI MURSELI; zyrtar – anëtar i kryesisë së klubit të futbollit “DRITA“ nga Gjilani, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për manifestim të reagimeve drejtuar gjyqtarëve të takimit pas përfundimit të ndeshjes së javës së XI-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DRITA – TREPÇA ‘89 e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar);
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT në bazë të Rregullores disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 2.
KF “ FLAMURTARI “ nga Prishtina në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për lëshime të rënda në organizimin e ndeshjes motivi; hyrje e spektatorëve në fushë dhe sulmi i lojtarëve mysafir në minutat shtesë të lojës 90 + 2, prej nga pëson lojtari me numër 6 i klubit të futbollit “ Vëllaznimi“ i cili goditet me shufer prapa në shpinë ku si rrjedhojë e kësaj sjellje dhe hyrjes së publikut në terren erdhi deri të ndërprerja e ndeshjes së javës së ; XI-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FLAMURTARI – VËLLAZNIMI e zhvilluar në stadiumin “ Xhemail Ibishi “ në Prishtinë ( raportet zyrtare nga ndeshja e ndërprerë si dhe incizimet e treguara – paraqitura televizive; )
DENOHET
Me 4 (katër) ndeshje mos zhvillim në fushën e vetë sipas radhës në cilësi të nikoqirit, në bazë të Rregullores Disiplinore neni 51 paragrafi 1 pika 5.
ERBET HOTAJ; lojtar i klubit të futbollit “ FLAMURTARI “ nga Prishtina me numër të ID kartelës 000938M92 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës 6, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, motivi (goditje e lojtarit kundërshtar pa top pas përfundimit të ndeshjes së ndërprerë) të javës së XI-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; FLAMURTARI – VËLLAZNIMI e zhvilluar në stadiumin” Xhemail Ibishi “ në Prishtinë (raportet zyrtare nga ndeshja e ndërprerë si dhe incizimet e treguara televizive nga takimi )
DENOHET
Me ndalesë loje për 3 (tri) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 42 paragrafi 1 pika 1.
ERVIN HALLUNAJ; lojtar (portier) i klubit të futbollit “FLAMURTARI“ nga Prishtina me numër të ID kartelës ; 000826M90 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës më numër 12, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, ( për pjesëmarrje në tollovinë e krijuar dhe goditje e lojtarit kundërshtar në ndeshjen e ndërprerë të javës së XI-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FLAMURTARI – VËLLAZNIMI e zhvilluar në stadiumin “Xhemail Ibishi“ në Prishtinë (raportet zyrtare dhe incizimet e treguara televizive nga ndeshja e ndërprerë)
DENOHET
Me ndalesë loje për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të rregullores disiplinore neni 42 paragrafi 1 pika 1.
SAMIR SAHITI; lojtar i klubit të futbollit “ VËLLAZNIMI “ nga Gjakova me numër të ID Kartelës; 002269M88 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës 22 , në procedure të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për shkelmim të lojtarit kundërshtar pas përfundimit të ndeshjes së ndërprerë të javës së XI-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FLAMURTARI – VËLLAZNIMI e zhvilluar në stadiumin “Xhemail Ibishi“ në Prishtinë (raportet zyrtare nga ndeshja dhe incizimet e treguara – të paraqitura televizive nga kjo ndeshje)
DENOHET
Me ndalesë loje për 4 (katër) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 41 paragrafi 1 pika 1.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime kë të drejtë ankese drejtuar komisionit për ankesa në nivelin e shkallës së dytë në afatin kohor prej 8 (tetë) ditëve, nga data e sjelljes së këtij vendimi – publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 23.10.2017 , respektivisht nga data e pranimit të tij. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë 23.10.2017 Kryetari, Dukagjin Zefi