Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur me datë 30.11.2017 – ditë e enjte në ora 14,00 shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara nga ana e Komisioneve të Garave të të gjitha niveleve dhe rangjeve garuese pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit të zhvilluara me datë 25-26.11.2017 dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve konform Dispozitave të Rregullores Disiplinore sjelli këto;
V E N D I M E
SABIT OSMANI; ndihmëstrajner në klubin e futbollit “TREPÇA 89“ nga Mitrovica me numër të ID kartelës 001421M62 në procedurë të inicuar nga ana e Komisionit të Garave, për largim nga pankina minuta e 88 (reagim në vendimin e gjyqtarit) në ndeshjen e javës së XVII-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; TREPÇA ‘89 – FERONIKELI, e zhvilluar me datë 26.11.2017 në stadiumin “Riza Lushta“ në Mitrovicë (raportet e zyrtarëve dhe deklarata e ndihmëstrajnerit Sabit Osmani)
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore: VËREJTJE E FUNDIT, në bazë të Rregullores Disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 1.
BESIM GJUREVCI; përfaqësues zyrtar i klubit të futbollit “FUSHË KOSOVA“ nga Fushë Kosova në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për sjellje josportive (fyerje dhe sharje ndaj gjyqtarit kryesor) në ndeshjen e javës së XVII-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; BALLKANI – FUSHË KOSOVA, e zhvilluar në Suharekë (raportet e zyrtarëve të ndeshjeve)
DENOHET
Me të holla në shumë prej; 200 euro (dyqind) në bazë të Rregullores Disiplinore neni 40 paragarfi 1 pika 3. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data e sjelljes së këtij vendimi (Rregullorja Disiplinore neni 11 paragrafi 3)
EGZON QERIMI; lojtar i klubit të futbollit “KEK-u“ nga Obiliqi me numër të ID kartelës; 1160M93 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës 8, në procedurë të inicuar nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq (ndërhyrje e palejuar në lojtarin kundërshtar) në ndeshjen e javës së XVII-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; KIKA – KEK-u e zhvilluar në Gjilan (raportet e gjyqtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar; Egzon Qerimi)
DENOHET
Me ndalesë loje për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores Disiplinore neni 42 paragrafi 1 pika 1.
LIRIDON KUKAJ; lojtar i klubit të futbollit “KEK-u“ nga Kastrioti me numër të ID kartelës; 000892M83 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive 21, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq (fyerje e lojtarit kundërshtar) në ndeshjën e javës së XVII-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; KIKA – KEK-u e zhvilluar në Gjilan (raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar Liridon Kukaj)
DENOHET
Me ndalesë lojë për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullorës Disiplinore neni 42 paragrafi 1 pika 1.
HASAN KASTRATI; lojtari i klubit të futbollit “LUGU I BARANIT“ nga Lugu Baranit me numër të ID kartelës (letërnjoftimi; 1175022682 ) dhe licencuarnë Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës; 4, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq (fyerje e gjyqtarit kryesor pas përfundimit të takimit) në ndeshjen e javës së XII-të të Ligës së Dytë të Kosovës Grupi B, kategoria e seniorëve; OPOJA – LUGU BARANIT, e zhvilluar me datë 06.11.2017 në Lugë të Baranit (raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar)
DENOHET
Me ndalesë loje për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullorës disiplinore neni 42 paragrafi 1 pika 1.
ALMIR KRYEZIU; lojtar i klubit të futbollit “ XERXA “ nga Xerxa e Rahovecit, me numër të ID kartelës ; 003411M98 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive ; 11, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për ndëshkim me karton të kuq ( fyerje e gjyqtarit kryesor ) në ndeshjen e Ligës së Dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; Grupi A BASHKIMI – XERXA e zhvilluar në Gjilan me datë 09.11.2017 (raportet e zyrtarëve dhe deklarata e lojtarit të përjashtuar)
DENOHET;
Me ndalesë loje për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës , në bazë të Rregullorës disiplinore neni 42 paragrafi 1 pika 1.
FERAT HAJDARI; lojtar i klubit të futbollit “RILINDJA E KOSOVËS nga Skivjani Gjakovës me numër të ID kartelës 003296M85 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës 3, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq (fyerje dhe sulm në gjyqtarin kryesor ) në ndeshjen e javës së XII-të të Ligës së Dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve Grupi A; RILINDJA E KOSOVËS – RATKOCI e zhvilluar në Skivjan me datë 06.11.2017 (raportet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar dhe deklarata e lojtarit të përjashtuar)
DENOHET
Me ndalesë loje për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullorës disiplinore neni 42 paragrafi 1 pika 1.
EMIR BAFTIU; lojtar i klubit të futbollit “ULPIANA“ nga Lipjani me numër të ID kartelës 005596M98 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive 9, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq (grushtim në lojtarin kundërshtar) në ndeshjen e javës së XIV-të të Ligës së Dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve Grupi A, ULPIANA – DARDANA e zhvilluar në Lipjan me datë 12.11.2017 (raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar)
DENOHET
Me ndalesë loje për 3 (tri) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullorës Disiplinore neni 42 paragrafi 1 pika 1.
DONART VITIA lojtar i klubit të futbollit “2 KORRIKU“ nga Prishtina me numër të ID kartelës; 002008M00 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive 6, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq (fyerje e lojtarit kundërshtar) në ndeshjen e javës së XI-të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve; FLAMURTARI – 2 KORRIKU, e zhvilluar me datë 0911.2017 në stadiumin e 2 Korrikut në Prishtinë (raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar )
DENOHET
Me ndalesë loje për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores Disiplinore neni 42 paragrafi 1 pika 1.
HAZIR VEJSELI ; lojtar i klubit të futbollit “OPOJA“ nga Dragashi me numër të ID kartelës 001519M98 dhe licencuarnë Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës 5 në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për goditje të lojtarit kundërshtar në ndeshjen e javës së XIV-të të Ligës së Dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; OPOJA – DARDANET e zhvilluar me datë 13.11.2017 në Dragash (raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarit)
DENOHET
Me ndalesë loje për 3 (tri) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores Disiplinore neni 42 paragrafi 1 pika 1.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit për ankesa në nivel të shkallës së dytë në afatin kohor prej 8 (tetë) ditëve nga data e sjelljes – publikimit të këtij vendimi në uebfaqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 30.11.2017, respektivisht nga data e pranimit të tij. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, 30.11.2017
Kryetari, Dukagjin Zefi