Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 05.12.2017 (ditë e martë ora 12,00) shqyrtoi procedurat e inicuara nga ana e Komisionit të Garave pas përfundimit të ndeshjeve të zhvilluara me datë 03-04.12.2017 dhe për të njëtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve konform Dispozitave të Rregullores Disiplinore sjelli këto;
V E N D I M E
KF “DRENICA“ nga Skënderaj, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për lëshime të pjesërishme në organizimin e ndeshjes së javës së XVIII-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DRENICA – LIRIA 1:0 e zhvilluar me datë 03.12.2017 në stadiumin “Riza Lushta“ në Mitrovicë (raportet e zyrtarëve të ndeshjes – hyrja e simpatizuesve të saj në fushë për të festuar shënimin e golit në në fund të ndeshjes)
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore VËREJTJE E FUNDIT, në bazë të Rregullorës Disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 1.
MUHAMET REXHEPI; zyrtar i klubit të futbollit “LLAPI“ nga Podujeva me numër të ID kartelës 001413M88, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për largim nga pankina e lojtarëve rezervë (ofendime të rënda drejtuar asistentit të takimit Meriton Berisha) në ndeshjen e javës së XVIII-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; LLAPI – TREPÇA ‘89 e zhvilluar me datë 03.12.2017 në stadiumin “Zahir Pajaziti“ në Podujevë (raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e zyrtarit Muhamet Rexhepi )
DENOHET
Me ndalesë të kryerjes së funksionit të zyrtarit në klub dhe funksioneve tjera në kohëzgjatje për 3 (tre) muaj për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullorës Disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 5.
ARDIT JUPAJ; lojtar i klubit të futbollit “FLAMURTARI“ nga Prishtina me numër të ID kartelës 000841M94 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive 11, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për ndëshkim me karton të kuq (goditje e portierit me bërryl minuta e 86) në ndeshjen e javës së XVIII-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; VLLAZNIA – FLAMURTARI, e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan me datë 01.12.2017 (raportet e zyrtarëve të ndeshjes)
DENOHET
Me ndalesë loje për 3 (tri) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores Disiplinore neni 42 paragrafi 1 pika 1.
KF “BESA“ nga Peja në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për mashtrim dhe sjellje në lajthim (për angazhim të lojtarit në lojë; VETIM KRASNIQI në vend të futbollistit ENDRIT GASHI) i cili figuronte në protokollin zyrtar të ndeshjes me numër të ID kartelës 005684M02 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 9 në ndeshjen e javës së XII-të të Ligës së kadetëve në nivel nacional BESA – PRISHTINA e zhvilluar me datë 26.11.2017 në Brestovik të Pejës (raportet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar)
I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e provave. Kërkohen deklarata plotësuese nga zyrtarët e klubit të futbollit “BESA“ nga Peja lidhur me rastin (aktivizimin e lojtarit pa të drejtë loje – për mashtrim dhe sjellje në lajthim) Afati datë 08.12.2017 (Rregullorja Disiplinore neni 32)
SAHIT GASHI trajner në klubin e futbollit “BESA“ nga Peja në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për mashtrim dhe sjellje në lajthim (nuk lejon fotografimin e zyrtarit me lojtarin e dyshuar) në ndeshjen e javës së XII-të të kategorisë së kadetëve në nivel nacional ; BESA – PRISHTINA, e zhvilluar me datë 26.11.2017 në Brestovik të Pejës;
PEZULLOHET
Pa të drejtë në ushtrimibn e detyrës së trajnerit në klub dhe funksioneve tjera për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në kompletimin e lëndës – vendimin përfundimtar të komisionit. Kërkohet deklarata plotësuese e trajnerit të pezulluar Sahit Gashi, afati datë 08.12.2017 (Rregullorja Disiplinore neni 32).
ARMEND MAVRAJ; përfaqësues zyrtar i klubit të futbollit “BESA“ nga Peja në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për mashtrim dhe sjellje në lajthim (aktivizimin e lojtarit pa të drejtë loje dhe pengimi për fotografimin e të njëjtit – lojtarit të dyshuar) në ndeshjen e javës së XII-të kategorisë së kadetëve në nivel nacional; BESA – PRISHTINA, e zhvilluar në Brestovik të Pejës me datë 26.11.2017 (raportet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar)
PEZULLOHET
pa të drejtë në kryerjen e të gjitha funksioneve në klub lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në kompletimin e lëndës – vendimin përfundimtar të komisionit. Kërkohet deklarata plotësuese nga i pezulluari, afati datë 08.12.2017 (Rregullorja Disiplinore neni 32 )
VETIM KRASNIQI; lojtar i KF “Besa”, kategoria e kadetëve, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për paraqitje të rrejshme në protokollin e ndeshjes së javës së XII-të kategorisë së kadetëve në nivel nacional; BESA – PRISHTINA, e zhvilluar në Brestovik të Pejës me datë 26.11.2017 (raportet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar)
PEZULLOHET
pa të drejtë loje deri në vendimin përfundimtar të Komisionit Disiplinor. Kërkohet deklarata plotësuese nga i pezulluari, afati datë 08.12.2017 (Rregullorja Disiplinore neni 32)
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar Komisionit të shkallës së dytë – Komisionit për ankesa në afatin kohor prej 8 (tetë) ditëve nga data e sjelljes – publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës , datë 05.12.2017. Ankesa e ushtruara nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë 05.12.2017
Kryetari, Dukagjin Zefi