Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 13.02.2018 shqyrtoi procedurën e të pezulluarëve për lojtaret dhe zyrtaret e klubit të futbollit “ RAHOVECI “ nga Rahoveci nga mbledhja e dates 02.11.20-17 (për shkelje të akteve normative të Federatës së Futbollit të Kosovës, Rregullores së garave neni 44 dhe 45 për udhëtim në pjesëmarrjen e turnout të futbollit “Troll Cup 2017 në Norvegji për lejen e Federatës së Futbollit të Kosovës) në përputhshmeri të provave shtesë dhe fakteve të ofruara nga organet relevante sjelli këto;
V E N D I M E
1.ARBEN SOKOLI; menaxher i përgjithshem i klubit të futbollit “RAHOVECI“ nga Rahoveci për mosrespektim të nenit 45 të Rregullores së Garave (mungesa e lejes nga ana e Komitetit Ekzekutiv për udhëtim jashtë vendi)
DENOHET;
Me ndalesë të kryerjes së funkcioneve në klub në kohëzgjatje për; 6 (gjashtë) muaj në bazë të rregullores disiplinore neni 71 paragrafi 1 pika 2.
Kohëzgjatja e dënimit fillon nga data e pëzullimit 02.11.2017 dhe zgjatë deri me 01.05.2018
2.KF “RAHOVECI“ nga Rahoveci, për mosrespektim të procedurave lidhur me udhëtimin e ekipit jashtë vendi (mospërfillja e nenit 45 të Rregullores disiplinore – mungesa e lejës nga organi kopetent – Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës)
DENOHET
Me ndalesë të paraqitjes së ekipit jashtë vendi (për të gjitha katëgoritë) në kohëzgjatje për; 1 (një) vit, në bazë të Rregullores Disiplinore neni 71 paragrafi 1 pika 1
3.Në mungesë të provave të kërkuara nga ana e organeve relevante lojtaret dhe zyrtaret e klubit të futbollit “RAHOVECI“ nga Rahoveci nga lista e prezentuar në FFK si shkelës të nenit 45 të Rregullores së Garave në mungesë të fakteve;
LIROHEN
Nga procedura e pëzullimit; Senad Alirifa, Bashkim Samadraxha, Florent Kryeziu, Florim Kryeziu, Valon Morina, Visar Sokoli, Almir Bytyqi, Valtim Ahmetaj, Lundrim Kastrati, Meriton Krasniqi, Altin Alirifa, Hekuran Krasniqi, Besart Halilaj, Adrian Kryeziu, Albrim Krasniqi, Blend Hasani, Albrim Morina, Adriatik Morina, Namik Zeka, Arlind Krasniqi dhe Fatjon Thaqi dhe të njejtit mund të aktivizohen në aktivitetet sportive zyrtare të organizuara nga ana e klubit në të cilin janë të licencuar.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar Komisionit të shkallës s dytë – Komisionit për ankesa në afatin kohor prej 8 (tetë) ditëve nga data e publikimit të këtij vendimi në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës, respektivisht nga data e pranimit të tij.
Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë 13.02.2018
Kryetari, Dukagjin Zefi