Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje ; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala –anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 21.03.2018 (ditë e mërkurë ora 12,00) shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara nga ana e Komisioneve të Garave pas përfundimit të ndeshjeve të zhvilluara nga java  e fundit datë; 17 – 18.03 dhe për të njëtat duke iu referuar raporteve zyrtare dhe deklaratave plotësuese , konform Dispozitave të Rregullores  disiplinore sjelli këto;
 
V E N D I M E
 
KF “ LIRIA “ nga Prizreni në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit, për lëshime  në organizimin e ndeshjes së javës së  XXIII-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; LIRIA – VËLLAZNIMI e zhvilluar në stadiumin “ Perparim Thaqi “ në Prizren ( raportet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar; hudhje e gjasendeve në fushë prej nga  goditet gjyqtari i ; IV ( katërt ) Ilir Mehmeti );
DENOHET
Me të holla në shumë prej ; 1000 ( njëmijë ) euro, në bazë të Rregullores  disiplinore neni  50 paragrafi 1 pika 3. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15  ditë nga data kur vendimi bëhët i plotëfuqishëm ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1. )
 
MERGIM  REXHAJ ; lojtar i klubit të futbollit “ BESA “ nga Peja me numër të ID kartelës ; 000226M93 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës më numër  4, në procedurë të inicuar disiplinore  nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq (  fyerje dhe sharje drejtuar lojtarit kundërshtar ) në ndeshjën e javës së  XXIV-të të Valasuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; BESA – GJILANI e zhvilluar  në stadiumin “ Shahin Haxhiislami “ në Pejë me date 18.03.2018 ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar Mergim Rexhaj );
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 3.
 
EDON  SADRIU ; lojtar i klubit  të futbollit “ GJILANI “ nga Gjilani me numër të ID kartelës ;  00542M93 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër  11, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq ( sjellje josportive  ndaj lojtarit kundërshtar – fyerje dhe sharje ) në ndeshjën e javës së; XXIV-të të Valasuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ;  BESA – GJILANI e zhvilluar në stadiumin “ Shahin Haxhiislami “ në Pejë me date 18.03.2018 (raportet e zyrtarëve të ndeshjës dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar  Edon Sadriu );
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni  39 paragrafi 3.
 
AGON  PIRA ; zyrtar i klubit të futbollit “ VLLAZNIA “ nga Pozharani , në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave  për largim nga hapsira teknike ( manifestim i sjelljeve josportive ) në ndeshjën e javës së ; XXIV-të të Valasuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; VLLAZNIA – FERONIKELI e zhvilluar  me date 18.03.2018 në stadiumin e qytetit në Gjilan ( raportet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar ) në mungesë të deklaratës vetanake  të zyrtarit të përjashtuar  Agon Pira  nga klubi i futbollit “ Vllaznia “ e Pozharanit ;
PEZULLOHET
Pa të derjtë në kryerjen e të gjitha  detyrave zyrtare në klub lidhur me ndeshjet e organizuara nga ana e Federatës  së Futbollit të Kosovës  deri në kompletimin e lëndës ( vendimin përfundimtar të komisionit ). Kërkohet deklarata plotësuese nga zyrtari përjashtuar  Agon Pira, afati date 23.03.2018 ( Rregullorja disiplinore neni 39 paragrafi 1 ).
 
KF “ RAHOVECI “ nga Rahoveci në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave  për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së ; XXI-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve  ; RAHOVECI – KEK-u e zhvilluar  me datë 17.03.2018 në stadiumin e qytetit në Rahovec ( raportet e zyrtarëve të ndeshjës; hudhje e gjasendëve  në fushë në drejtim të asistentit, minuta e 77 ; zbrazja e  shikuesve ), në mungesë të raportit plotësuese nga ana e nikoqirit i
HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës – provave (  vendimin përfundimtar të komisionit ) . Kërkohet raport plotësuese nga zyrtaret e klubit të futbollit “ Rahoveci “ nga Rahoveci lidhur me lëshimet  në organizimin e ndeshjës së javës së XXI-të, RAHOVECI – KEK-u , afati datë 23.03.2018 – Rregullorja disiplinore neni 39 paragrafi  1 pika 1).
 
FADIL  VUÇITERNA ; kryetrajner i klubit të futbollit “ RAHOVECI “ nga Rahoveci me numër të ID kartelës ; 003483M72, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për manifestim të sjelljeve josportive  drejtuar personave   zyrtare ( fyerje, ofendime dhe sharje ) në ndeshjen e javës së XXI-të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; RAHOVECI – KEK-u e zhvilluar  me datë 17.03.2018 në stadiumin e qytetit në Rahovec ( raportet e zyrtareve ; rasti recidiv ) në mungesë të deklaratës plotësuese të kryetrajnerit  Fadiul Vuçiterna ;
PEZULLOHET
Pa të drejtë në kryerjen e detyrës së kryetrajnerit dhe funkcioneve tjera në klub  lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në kompletimin e lëndës – provave ( vendimin përfundimtar të komisionit). Kërkohet deklarata plotësuese nga kryetrajneri i pezulluar  Fadil Vuçiterna, afati date 23.03.2018 ( Rregullorja disiplinore neni 39 paragrafgi 1 pika 1. )
 
DARDAN  RASHITI ; lojtar i klubit të futbollit “ VJOSA “ nga Shtimja  me numër të ID Kartelës 002523M97, dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër  3, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me  karton të kuq  në ndeshjen e javës së   XVII-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; VJOSA – SHARRI e zhvilluar me datë 17.03.2018 në Shtimje  ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata e lojtarit të përjashtuar  Dardan Rushiti ) ;
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores  disiplinore neni 39 paragrafi 3.
 
ENDRIT  LAJQI ; lojtar i klubit  të futbollit “ BESA “ nga Peja  me numër të ID kartelës ; 005637M01 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër  11, në procedurë të  inicuar disiplinore  nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e javës së ; XIII-të të superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e kadetëve  ; BESA –  DRITA e zhvilluar në Brestovik të Pejës me datë 17.03.2018  ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar  Endrit Lajqi );
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores  disiplinore  neni 39 paragrafi 3.
 
 
UDHËZIMI  JURIDIK
 
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese  drejtuar komisionit  për ankesa të shkallës së dytë në afatin kohor prej  8 (tetë ) ditëve nga data e sjelljes së këtij vendimi   – publikimit të tij në faqën zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 21.03.2018, rrespektivisht  nga data e pranimit të tij. Ankesa e ushtruar nga  ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
 
 
 
Prishtinë, date 21.03.2018                                                                                               Kryetari,  Dukagjin  Zefi