Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur me datë 30.03.2018 shqyrtoi procedurat e inicuara disiplinore nga ana e komisioneve të garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit të Ligës së parë të Kosovës në futboll të zhvilluara me datë 27-28-29.03.2018 dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve konform Dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto;
V E N D I M E
NASUF BERISHA ; lojtar i klubit të futbollit “ FUSHË KOSOVA “ nga Fushë Kosova me numër të ID kartelës 004350M92 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 23, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për ndëshkim me karton të kuq ( kacafytje me lojtarin kundërshtar ) në ndeshjën e javës së ; XXII-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; FUSHË KOSOVA – DUKAGJINI e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Fushë Kosovë me datë 28.03.2018 ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar )
DENOHET
Me ndalesë lojë për; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 3
ARBEN JAKUPI ; kryetrajner i klubit të futbollit “ FUSHË KOSDOVA “ nga Fushë Kosova me numër të ID kartelës ; 004787M76 në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për sjellje josportive ( fyerje dhe sharje drejtuar gjyqtarit kryesor të takimit Dardan Çaka ) në ndeshjën e javës së ; XXII-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; FUSHË KOSOVA – DUKAGJINI e zhvilluar me datë 18.03.2018 në stadiumin e qytetit në Fushë Kosovë ( raportet e zyrtarëve të ndeshjës)
DENOHET
Me të holla në shumë prej ; 400 ( katërqind ) euro ) në bazë të Rregullores disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 3. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga dita kur vendimi bëhet i plotëfuqishëm.
ARBNOR GASHI ; lojtar i klubit të futbollit “ DUKAGJINI “ nga Klina me numër të ID kartelës ; 002357M97 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 22, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq ( kacafytje me lojtarin kundërshtar ) në ndeshjën e javës së ; XXII-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; FUSHË KOSOVA – DUKAGJINI e zhvilluar me datë 28.03.2018 në stadiumin e qytetit në Fushë Kosovës ( raportet e zyrtarëve të ndeshjës dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar )
DENOHET
Me ndalesë loje për; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni paragrafi
IBRAHIM THAQI ; zyrtar i klubit të futbollit “ XERXA “ nga Xerxa e Rahovecit , në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për sulm në gjyqtarin kryesor pas përfundimit të ndeshjës së javës së XXI-të të Ligës së dytë të futbollit të Kosovës për kategorinë e seniorëve grupi ; A ; DRENOCI – XREXA; 1;2 e zhvilluar me datë 28.03.2018 në Rahovec ( raportet e zyrtarëve të ndeshjës )
DENOHET ;
Me ndalesë të kryerjes së funkcioneve zyrtare në klub në kohëzgjatje për; 3 ( tre ) muaj për të gjitha ndeshjet zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 5.
UDHËZIMI JURIDIK
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit për ankesat të shkallës së dytë në afat kohor prej 8 (tetë) ditëve, nga data e sjelljes së këtij vendimi dhe publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës, datë 30.03.2018 rrespektivisht nga data e pranimit të tij. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë 30.03.2018 Kryetari, Dukagjin Zefi d.v.