Komisioni Disiplinor i shkallës së parë, në mbledhjen e mbajtur me datë; 04.04.2018, shqyrtoi procedurat e inicuara disiplinore nga ana e Komisioneve të Garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit të zhvilluara me datë 31.03 dhe 01.04.2018 dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve konform Dispozitaver të Rregullores disiplinore sjelli këto ;
V E N D I M E
PERPARIM OSMANI ; lojtar i klubit të futbollit “ PRISHTINA “ nga Prishtina me numër të ID kartelës; 000564M88 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 88, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq ( loja me dorë si lojtarë fundor – vijën e portës ) në ndeshjën e javës së ; XXV-të të Valasuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; PRISHTINA – VËLLAZNIMI e zhvilluar me date 01.04.2018 në stadiumin “ Shahin Haxhiislami “ në Pejë ( raportet zyrtare nga ndeshja si dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar ) ;
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 3 .
KF “ FERIZAJ “ nga Ferizaj në procedurë të inicuar disipinore nga ana e komisionit të garave për lëshime në organizimin e ndeshjës së javës së ; XXIII-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; FERIZAJ – KEK-u e zhvilluar me datë 01.04.2018 në stadiumin me bari sintetik në Ferizaj ( raportet e zyrtarëve të ndeshjës; mosrespektimi i Rregullores së garave neni 41 paragrafi 1 dhe neni 19 paragrafi 7 nga Propozicionet e garave ) i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës ( vendimin përfundimtar të komisionit) . Kërkohet raport plotësues nga zyrtaret e klubit të futbollit “ Ferizaj “ nga Ferizaj lidhur me rastin. Afati date 09.04.2018 ( Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1 ).
JON MARTETI ; lojtar i klubit të futbollit “ FUSHË KOSOVA “ nga Fushë Kosova me numër të ID kartelës 003603M96 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 26, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq ( loja me dorë si lojtarë fundor ) në ndeshjën e javës së ; XXIII-të të Ligës së parë të Kosovës ; 2 KORRIKU – FUSHË KOSOVA e zhvilluar me datë 01.04.2018 në stadiumin e 2 Korrikut në Arbëri ( raportet e zyrtarëve të ndeshjës dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar )
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 3.
PJETËR GOJANI ; lojtar i klubit të futbollit “ DUKAGJINI “ nga Novosella e Gjakovës me numër të ID kartelës ; 004214M95 në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për manifestim të sjelljeve josportive- agresivitet – shkaktar për ndërprerjen e ndeshjës së javës së ; XXII-të Ligës së dytë të Kosovës në futboll grupi; A – kategoria e seniorëve ; DUKAGJINI – UV MALISHEVA e zhvilluar në novosellë të Gjakovës ( raporte e zyrtarëve nga ndeshja e ndërprerë )
PEZULLOHET
Pa të drejtë loje për të gjitha ndeshjet zyrtare të klubit të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në vendimin përfundimtar të komisionit disiplinor. Kërkohet deklarata plotësuese nga lojtari Pjetër Gojani lidhur me rastin , afati date 09.04.2018 ( Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1 ).
DEBATIK SERTOLLI ; lojtar i klubit të futbollit “ UV MALISHEVA “ nga Malisheva me numër të ID ____________, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për manifestim të sjelljeve josportive – shprehje e agresivitetit ,identifikues si njëri ndër shkataret e ndeshjës së ndërprerë të Ligës së dytë të Kosovës në futboll; grupi ; A kategoria e seniorëve ; DUKAGJINI – UV MALISHEVA e zhvilluar në Novossellë të Gjakovës ( raportet e zyrtarëve nga ndeshja e ndërprerë )
PEZULLOHET
Pa të drejtë loje për të gjitha ndeshjet zyrtare të klubit të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në vendimin përfundimtar të komisionit disiplinor. Kërkohet deklarata plotësuese nga lojtari Debatik Sortolli lidhur me rastin. Afati date 09.04.20918 ( Rregullorja disiplinore neni 32 parag. 1 )
HYSEN BYTYQI ; lojtar i klubit të futbollit “ ARBERIA “ nga Dobraja e Lipjanit, me numër të ID kartelës ; 002590M95 në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq ( kacafytje me lojtarin kundërshatr ) në ndeshjën e javës së ; XX-të, të Ligës së dytë të Kosovës në futboll kategoria e seniorëve grupi B; ARBERIA – TEFIK ÇANGA e zhvilluar me date 31.03.2018 në stadiumin e Arberisë në Dobrajë të Madhe ( raportet e zyrtarëv të ndeshjës dhe deklarata e lojtarit të përjashtuar Hysen Bytyqi );
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 3.
ALBERT MEHMETI ; lojtar i klubit të futbollit “ TEFIK ÇANGA “ nga Terni Ferizajit, me numër të ID kartelës ; 007880M95 në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për ndëshkim me karton të kuq ( kacafytje me lojtarin kundërshtar ) në ndeshjën e javës së; XX-të të Ligës së dytë të KOsovës në futboll grupi ; B – kategoria e seniorëve ; ARBERIA – TEFIK ÇANGA e zhvilluar me datë 31.03.2018 në stadiumin e Arberisë në Dobrajë të Madhe ( raportet e zyrtarëve të ndeshjës dhe deklarata e lojtarit të përjashtuar Albert Mehmeti ) ;
DENOHET;
Me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 3.
ALBAN MUSOLLI ; lojtar i klubit të futbollit “ ISTOGU “ nga Istogu me numër të ID kartelës 004776M97 në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për nndëshkim me karton të kuq ( ndërhyrje e palejuar si lojtar fundor ) në ndeshjën e javës së ; XXII-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll ;grupi; A – kategoria e seniorëve ; ISTOGU – OPOJA e zhvilluar me datë 31.03.2018 në stadiumin “ Demush Mavraj “ në Istog ( raportet e zyrtarëve të ndeshjës dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar Alban Musolli ) ;
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 3.
KF “ DUKAGJINI “ nga Novosella e Gjakovës në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për lëshime në organizimin e ndeshjës së javës së ; XXII-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll grupi; A – kategoria e seniorëve ; DUKAGJINI – UV MALISHEVA e zhvilluar me date 31.03.2018 i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës ( deri në vendimin përfundimtar të komisionit) . Kërkohet raport plotësues nga zyrtaret e klubit të futbollit “ Dukgjini “ nga Novosella lidhur me rastin. Afati date 09.04.2018 ( Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1 ).
NDRIQIM BERISHA ; lojtar i klubit të futbollit “ LIRIA “ nga Prizreni me numër të ID kartelës; 002455M99 në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq ( ndërhyrje si lojtar fundor ) në ndeshjën e javës së XXI-të të superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve ; LIRIA – VËLLAZNIMI e zhvilluar me datë 02.04.2018 në stadiumin “ Perparim Thaqi “ në Prizren ( raportet e zyrtarëve të ndeshjës dhe deklarata e lojtarit të përjashtuar Ndriqim Berisha );
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 3.
ART MALOKU; lojtar i klubit të futbollit “ VËLLAZNIMI “ nga Gjakova me numër të ID kartelës; 009012M99, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për ndëshkim me karton të kuq ( ndërhyrje e palejuar si lojtarë fundor ) në ndeshjën e javës së XXI-të të superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve ; LIRIA – VËLLAZNIMI e zhvilluar me datë 02.04 në stadiumin “ Perparim Thaqi “ në Prizren ( raportet e zyrtarëve të ndeshjës dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar Art Maloku );
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 3.
KF “ TREPÇA 89 “ nga Mitrovica ( kategoria e kadetëve ) në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për lëshime në organizimin e ndeshjës për kategorinë e kadetëve në nivel nacional ; TREPÇA 89 – PRISHTINA date 01.04.2018 (, ndeshje e ndërprerë minuta e 33 ; raportet e zyrtarëve ; hyrja e publikës në fushë dhe përdorimi armes nga përsoni i identifikuar për policinë e Kosovës – prindi lojtarit Kushtrim Rrmoku nga klubi futbollistik “ Prishtina” nga Prishtina , në mungesë të raporteve shtesë nga organizatori ndeshjes ; klubi futbollistik “ Trepça “ nga Mitrovica i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në komplketimin e lëndës – provave. Kërkohet deklaratat plotësuese nga zyrtaret e ndeshjes dhe nga zyrtaret e klubit të futbollit “ Trepça 89 nga Mitrovica, lidhur me rastin e ndeshjës së ndërprerë, afati date 09.04.2018. ( Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1 ).
BLEND REXHA ; lojtar i klubit të futbollit “ TREPÇA 89 “ nga Mitrovica me numër të ID kartelës ; 003782M01 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 94, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për sjellje josportive dhe i identifikuar si shkaktar bashkarisht me lojtarin kundërshtar me numër 66 për ndërprerje të ndeshjës të kategorisë së kadetëve në nivel nacional ; TREPÇA 89 – PRISHTINA , ndeshje e ndërprerë minuta e 33 date 01.04.2018 në fushën sintetike afër stadium olimpik “ Adem Jashari “ në Mitrovicë ( raportet e zyrtarëve )
PEZULLOHET
Pa të drejtë loje për të gjitha ndeshjet zyrtare vijuese të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në kompletimin e lëndës – vendimin përfundimtar të Komisionit disiplinor. Kërkohet deklarata plotësuese e lojtarit ; Blend Rexha, afati date 09.04.2018 ( Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1 ).
KUSHTRIM RRMOKU ; lojtar i klubit të futbollit “ PRISHTINA “ nga Prishtina me numër të ID kartelës ; 009725M01 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 66 në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të garave për sjellje josportive dhe identifikues kryesor bashkarisht me lojtarin kundërshtar me numër 94 për ndërprerje të ndeshjës të kategorisë së kadëtëve në nivel nacional ; TREPÇA 89 – PRISHTINA ( ndeshje e ndërprerë minuta e 33 ) date 01.04.2018 në fushën sintetike afër stadiumit olimpik “ Adem Jashari “ në Mitrovicë ( raportet e zyrtarëve nga ndeshja e ndërprerë )
PEZULLOHET
Pa të drejtë loje për të gjitha ndeshjet zyrtare vijuese të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në kompletimin e lëndës – vendimin përfundimtar të komisionit disiplinor. Kërkohet deklarata plotësuese e lojtarit ; Kushtrim Rrmoku, afati date 09.04.2018 ( Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 3 ).
XHEVDET RAMA ; delegat i Federatës së Futbollit të Kosovës për vëzhgimin e ndeshjeve zyrtare për kategoritë e juniorëve dhe kadëtëve në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për lëshime në kryerjen e dëtyrës së delegatit në ndeshjën e kategorisë së kadetëve në nivel nacional TREPÇA 89 – PRISHTINA ( ndeshje e ndërprerë minuta e 33 për hyrje të publikës në fushë dhe përdorimi armës nga personi identifikues për Policinë e Kosovës) date 01.04.2018 fusha sintetike afër stadiumit olimpik “ Adem Jashari “ në Mitrovicë ;
PEZULLOHET
Pa të drejtë në kryerjen e detyrës së delegatit pë ndeshjet zyrtare vijuese të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në kompletimin e lëndës – vendimin përfundimtar të komisionit disiplinor. Kërkohet raport shtesë nga delegati ndeshjes Xhevdet Rama si dhe treshja e gjyqtarëve nga kjo ndeshje e ndërprerë .Afati date 09.04.2018 ( Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1 ).
Prindi lojtarit ; KUSHTRIM RRMOKU nga klubi futbollistik “ Prishtina “ nga Prishtina i përcillet si rast Policisë së Kosovës pasi që i njejti nuk është pjesë e Federatës së Futbollit të Kosovës.( personi është në procedurë hetimore nga ana e Policisë së Kosovës pasi që është identifikuar si mbajtës i armës pa leje dhe iniciator kryesor pë ndërprerje të ndeshjes së kategorisë së kadetëve në nivel nacional ; TREPÇA 89 – PRISHTINA , ndeshje e ndërprerë ;date 01.04.2018 ; raportet e zyrtarëve )
UDHËZIMI JURIDIK
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit për ankesa të shkallës së dytë në afatin kohor prej ; 8 ( tetë ) ditëve nga data e sjelljes së këtij vendimi – publikimit të tij në faqën zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 04.04.2018, rrespektivisht nga data e pranimit të tij. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e këtiju vendimi.
Prishtinë, date 04.04.2018