Komisioni  Disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur me datë 06.04.2018 shqyrtoi procedurën e inicuar disiplinore nga ana e Komisioneve  të Garave pas përfundimit të ndeshjeve gjysmëfinale të DIGITALB  Kupës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve si dhe atyre të Ligave të dyta grupi; A dhe B ; seniorët  të zhvilluara me datë 04-05.04.2018 dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve nga ndeshjet e zhvilluara, konform Dispozitave të Rregullores  disiplinore sjelli këto;
 
 V E N D I M E
 
TAHIR  LUSHTAKU ; përson zyrtar i klubit të futbollit “ DRENICA “ nga Skënderaj  me numër të ID kartelës  010175M70  në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për manifestim të sjelljeve josportive  – largim  nga pankina ( fyerje, sharje dhe ofendime  drejtuar gjyqtarit kryesor, minuta e 90 i njejti  edhe  pas përfundimit të takimit  është futur në  dhomat e zhveshjes ku ka kërcnuar dhe ofenduar gjyqtarin  kryesor  Tefik Maloku ) në ndeshjën e  gjysmëfinale të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve  rrethi i parë;  DRENICA – VËLLAZNIMI e zhvilluar me datë 04.04.2018 në stadiumin  “ Bajram Aliu “ në Skënderaj ( raportet e zyrtarëve të ndeshjës ; gjyqtarëve dhe delegatit të ndeshjës ), në mungesë të deklaratës  së zyrtarit të largruar nga pankina i
HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE
Deri në vendimin përfundimtar të komisionit disiplinor ( kompletimin e lëndës ) . Kërkohet raport plotësuese nga zyrtaret e klubit të futbollit  “ DRENICA “ nga Skënderaj si dhe nga përsoni zyrtar i larguar nga pankina  z. Tahir Lushtaku. Afati datë  10.04.2018 ( Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1 )
 
FLORENT  MUSHKOLAJ; lojtar i klubit të futbollit “BESA“ nga Irzniqi  i Deçanit me numër të ID kartelës  1010418M92 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër  të fanellës 98, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për ndëshkim me karton të kuq (tentim sulmi ndaj lojtarit kundërshtar) në ndeshjen e javës së  XX-të të Grupit; A për kategorinë e seniorëve;  DEÇANI – BESA  4;0  e zhvilluar më datë 05.04.2018 në fushën sintetike në Deqan ( raportet e zyrtarëve dhe deklaratat plotësuese nga ndeshja e zhvilluar )
DENOHET
Me ndalesë loje për; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës  në bazë të Rregullores  disiplinore  neni 39 paragrafi 3.
 
 
UDHËZIMI  JURIDIK
Pala e pakënaqur në këtë vendim të komisionit të shkallës së parë – Komisioni Disiplinor  ka të drejtë ankese drejtuar Komisionit për Ankesa të shkallës së dytë në afatin kohor prej  8 (tetë) ditëve nga data e  sjelljes së këtij vendimi – publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 06.04.2018, respektivisht nga data e pranimit të tij.  Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar  nuk e ndalon ekzekutimin e këtij vendimi.
 
 
Prishtinë, datë 06.04.2018                                                                                       Kryetari, Dukagjin  Zefi  d. v.