Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur më datë 11.04.2018 shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara nga ana e komisioneve të garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit të zhvilluara me datë  07-08.04.2018 dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve konform Dispozitave të Rregullores Disiplinore sjelli këto;
 
V E N D I M E

KF “FERIZAJ“ nga Ferizaj, në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e Komisionit për lëshime në organizimin e ndeshjes  së javës së XXIII-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FERIZAJ – KEK-u, e zhvilluar me datë 01.04.2018 në Ferizaj (raportet e zyrtarëve  të ndeshjes si dhe deklarata plotësuese e klubit në procedurë KF “Ferizaj“ ; mosrespektim i Rregullores së Garave, neni 41 paragrafi 1 dhe Propozicioneve të garave neni 19 paragrafi 7, mungesa e autoambulances   për fillim dhe vonesa e fillimit të ndeshjes për 35 minuta)
DENOHET;
Me shqiptimin e masës disiplinore; VËREJTJE E FUNDIT në bazë të Rregullores Disiplinore neni 50  paragrafi 1 pika 1.
 
TAHIR  LUSHTAKU; drejtor sportiv i klubit të futbollit “DRENICA“ nga Skënderaj  me numër të ID kartelës; 010175M70 në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar datë 06.04.2018, për manifestim të sjelljeve josportive  (largim nga pankina – hapësira tekinike minuta e 90) në ndeshjen gjysmëfinale  të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve – rrethi i parë) DRENICA – VËLLAZNIMI, e zhvilluar  me datë 04.04.2018 në stadiumin “Bajram  Aliu“ në Skënderaj (raportet plotësuese të zyrtarëve dhe deklarata e drejtorit të larguar nga pankina; Tahir Lushtaku);
DENOHET;
Me të holla në shumë prej;  300  (treqind) euro  në bazë të Rregullores Disiplinore, neni 39 paragrafi 1 pika  3. Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla është  15 ditë nga data e sjelljes së këtij vendimi – publikimit të tij në faqën zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 11.04.2018 respektivisht nga data e pranimit të tij.
 
KF “TREPÇA ‘89“ nga Mitrovica (kategoria e kadetëve) në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për lëshime në organizimin e ndeshjes  së kadetëve në nivel nacional: TREPÇA ’89 – PRISHTINA, e zhvilluar në stadiumin me bari artificial në Mitrovicë, me datë 01.04.2018 (ndeshje e ndërprerë minuta e  33 te rezultati 2;1 për mysafirët (raportet e zyrtarëve të ndeshjes dhe deklaratat shtesë – plotësuese  )
DENOHET;
Me shqiptimin e masës disiplinore; VËREJTJE E FUNDIT  në bazë të Rregullores Disiplinore neni 50  paragrafi 1 pika 1.
 
BLEND  REXHA; lojtar i klubit të futbollit “TREPÇA  ‘89“ nga Mitrovica, me numër të ID  kartelës sportive; 003782M01 dhe licencuar nëFederatën e Futbollit të Kosovës me numër 94 , në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar për manifestim të sjelljeve josportive  dhe identifikues kryesor bashkarisht me lojtarin mysafir me numër  66 për ndërprerje të takimit të Ligës së Kadetëve në nivel nacional, minuta e 33 e ndeshjës; TREPÇA 89 – PRISHTINA, e zhvilluar  me datë 01.04.2018 në Mitrovicë(raportet e zyrtarëve dhe deklaratat plotësuese)
DENOHET
Me ndalesë loje për;  3 (tre) muaj  për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara  nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës  në bazë të Rregullores Disiplinore neni  46 paragrafi 1 pika 1.
 
KUSHTRIM  RRMOKU; lojtar i klubit të futbollit “PRISHTINA“ nga Prishtina me numër të ID kartelës sportive;  009725M01  dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër  66, në procedurë të hapur disiplinore nga ana e Komisionit, për manifestim të sjelljeve josportive; identifikues dhe shkaktar për ndërprerje të ndeshjës së Ligës së Kadetëve në nivel nacional; TREPÇA ‘89 – PRISHTINA, në minutën e 33  (raportet e zyrtarëve dhe deklaratat plotësuese nga ndeshja)
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 3 (tre) muaj për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni  46 paragrafi 1 pika 1.
 
XHEVDET  RAMA; delegat i Federatës së Futbollit të Kosovës  për vëzhgimin e ndeshjeve të kategorive të reja, në procedurë të hapur disiplinore nga ana e Komisionit, për lëshime  në kryerjen e detyrës së delegatit në ndeshjen e Ligës së Kadetëve në nivel nacional; TREPÇA ‘89 – PRISHTINA,  e ndërprerë në minutën e 33-të për hyrje të spektatorëve – prindërve të lojtarëve nëfushë) raportet e zyrtarëve dhe deklaratat plotësuese  nga ndeshja e ndërprerë)
DENOHET
me ndalesë të kryerjes së punës së delegatit në kohëzgjatje për ; 3 (tre) muaj për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, nëbazë të Rregullores Disiplinore neni  78 paragrafi  1 pika 1.
 
KF “DUKAGJINI“ nga Novosella e Gjakovës në procedurë të hapur disiplinore nga ana e Komisionit, për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së; XXII–të të Ligës së Dytë të futbollit të Kosovës  për kategorinë e seniorëve Grupi A ; DUKAGJINI – UV  MALISHEVA e zhvilluar në Novosellë të Gjakovës  me datë 31.03.2018; (raportet plotësuese tëzyrtarëve të ndeshjes )
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore; VËREJTJE  E FUNDIT në bazë të Rregullores Disiplinore neni  50 paragrafi 1 pika 1.
 
PJETËR  GOJANI; lojtar i klubit të futbollit “DUKAGJINI“ nga Novosella e Gjakovës me numër të ID kartelës sportive; 004214M95, në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për manifestim të sjelljeve josportive  në ndeshjen  e javës së XXII-të  tëLigës së Dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi; B; DUKAGJINI – UV MALISHEVA e zhvilluar në Novosellë të Gjakovës  (raportet plotësuese të zyrtarëve të ndeshjes, klubeve dhe lojtarit)
DENOHET
Me ndalesë loje për; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës  në bazë të Rregullores Disiplinoreneni  39 paragrafi 3.
 
DEBATIK  SERTOLLI; lojtar i klubit të futbollit “UV MALISHEVA“ me numër të ID kartelës sportive; 001838M96, në procedurë të hapur disiplinore nga ana e Komisionit për manifestim  të sjelljeve josportive në ndeshjen e javës së XXII-të të Ligës së Dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve Grupi A; DUKAGJINI – UV MALISHEVA, e zhvilluar në Novosellë të Gjakovës (raportet plotësuese të zyrtarëve  të ndeshjes dhe deklaratat e klubeve dhe lojtarit);
DENOHET
Me ndalesë loje për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores Disiplinore neni 39 paragrafi 3.
 
NUHI  BAHTIRI; kryetrajner  i klubit  të futbollit “ARBERIA“ nga Dobraja  me numër të ID kartelës; 005491M96 në procedurë të inicuardisiplinore nga ana e komisionit të garave për manifestim të sjelljeve josportive  (largim nga pankina e hapsirës teknike) në ndeshjën e  javës së; XXIII-të të Ligës së dytë të  Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi B;  DARDANA – ARBERIA  e zhvilluar me datë 08.04.2018 në Koretin të Dardanës  (raportet e zyrtarëve të ndeshjes);
DENOHET
Me të holla në shumëprej; 200  euro (dyqind) nëbazë të Rregullores Disiplinore neni  40 paragrafi 1 pika  3. Afati i pagimit tëdënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data e sjelljes së këtij vendimi – publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 11.04.2018, respektivisht nga data e pranimit të tij.
 
ALTIK  MUHAXHIRI; lojtar (portier) i klubit të futbollit  “VËLLAZNIMI“ nga Gjakova me numër të ID kartelës 002276M92 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 31, në procedurë të inicuardisiplinore  nga ana e Komisionit të Garave  për ndëshkim me karton të kuq (start i palejuar si lojtar fundor – jashtë zonës së portierit) në ndeshjen e javës; XXVI-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve;  VËLLAZNIMI – DRENICA, e zhvilluar me datë 08.04.2018 në stadiumin e qytetit në Gjakovë (raportet e zyrtarëve të ndeshjes dhe  deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar)
DENOHET
Me ndalesë loje për; 2 (dy) ndeshjezyrtare sipas radhës  të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores Disiplinore neni 39 paragrafi  3.
 
KF “KIKA“ nga Hogoshti nëprocedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së; XXIV-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; KIKA – FERIZAJ, e zhvilluar në Hogosht me datë 08.04.2018 (raportet e zyrtare; hyrja e një grupi të tifozerisë nikoqire në fushë pas përfundimit të ndeshjes, por falë intervenimit të shpejtë të policisë së Kosovës, situata  u normailizua me të shpejtë)
DENOHET
Me të holla në shumë prej; 800 (tetëqind) euro  në bazë të Rregullores Disiplinore neni  50 paragrafi 1 pika 3. Afati i pagimnit të dënimit të shqiptuar në të holla është  25 ditë nga data e sjelljes së këtij vendimi  – publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës, datë 11.04.2018, respektivisht nga data e pranimit të tij.
 
BISLIM  AGAJ; mjeku i klubit të futbollit “KIKA“ nga Hogoshti  me numër të ID kartelës sportive;007095M65, në procedurë të iniciuar nga ana e Komisionit të Garave  për manifestim të sjelljeve josportive (largim nga pankina – hapësira teknike ) në ndeshjen e javës së ; XXIV-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; KIKA – FERIZAJ, e zhvilluar me datë 08.04.2018 në Hogosht (raportet e zyrtarëve)
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore; VËREJTJE  e FUNDIT  në bazë të Rregullores disiplinore, neni  39  paragrafi 1 pika 1.
 
 
KËSHILLA  JURIDIKE
 
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit për ankesa tëshkallës së dytë në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditëve, nga data e sjelljes së këtij vendimi – publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 11.04.2018, respektivisht nga data e pranimit të tij. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
 
 
Prishtinë, datë 11.04.2018                                                                         Kryetari, DukagjinZefi