Komisioni disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur me datë 10.05.2018 – ditë e enjte ora 12,00 shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar datë 08.05.2018 dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve konform Dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto
V E N D I M E
AVNI HASANI; trajner i portierëve “ FERONIKELI “ nga Drenasi me numër të ID kartelës; 008662M74 në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor , për largim nga hapësira teknike e lojtarëve rezervë ( manifestim të sjelljeve josportive; kundërshtim në vendimet e gjyqtarëve, dhe ofendime drejtuar asistentit Fatlum Berisha gjatë lëshimit të fushës ) në ndeshjen e javës së ; XXXI-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; DRENICA _ FERONIKELI e zhvilluar me datë 05.05.2018 në stadiumin “ Bajram Aliu “ në Skenderaj (raportet zyrtare dhe deklarata plotësuese e trajnerit Avni Hasani);
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore; VEREJTJE E FUNDIT në bazë të Rregullores disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 1.
KF “ PRISHTINA “ nga Prishtina në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor, për hedhje të mjeteve piroteknike nga ana e simpatizuesve të klubit të tyre si dhe hyrja e shikuesve në fushë , minuta e 76 në rastin e shënimit të golit për të festuar bashkërisht me lojtaret, në ndeshjen e javës së ; XXXI-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; PRISHTINA – GJILANI e zhvilluar me datë 06.05.2018 në stadiumin “Shahin Haxhiislami“ në Pejë (raportet e zyrtarëve të ndeshjes)
DENOHET
Me të holla në shumë prej ; 1000 euro (njëmijë) në bazë të Rregullores disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 3. Afati I pagimit të dënimit të shqiptuar është 15 ditë nga data e sjelljes – publikimit të vendimit në faqen zyrtare të FFK-së, respektivisht nga data e pranimit të tij.
SEVERIN ELEZAJ; kryetrajner në klubin e futbollit “DUKAGJINI“ nga Klina me numër të ID kartelës; 002579M81 në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor , për largim nga pankina – hapsira teknike e lojtarëve rezervë ( sjellje josportive; ofendime drejtuar gjyqtarit kryesor të takimit ) në ndeshjen e javës së ; XXVIII-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; KOSOVA – DUKAGJINI e zhvilluar në Prishtinë ( raportet zyrtare nga ndeshja dhe deklarata plotësues e kryetrajnerit të klubit: Severin Elezaj )
DENOHET
Me të holla në shumë prej ; 150 euro (njëqind e pesëdhjetë) në bazë të Rregullores disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 3. Afati I pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data e sjelljes së këtij vendimi – publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 10.05.2018, rrespektivisht nga data e pranimit të tij. ( rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 3.
SAMI GASHI; trajner i portierëve në klubin e futbollit “ DUKAGJINI “ nga Klina në procedure të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit për manifestim të sjelljeve josportive ndaj gjyqtarëve të takimit (ofendime drejtuar gjyqtarit kryesor si dhe organeve të FFK-së ) në ndeshjen e javës së ; XXVIII-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; KOSOVA – DUKAGJINI e zhvilluar me datë 05.05.2018 në Prishtinë ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e trajnerit Sami Gashi ) ;
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore VEREJTJE E FUNDIT ,në bazë të Rregullores disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 1.
MERDIN OSMANOVIQ ; lojtar i klubit të futbollit : “ BEHARI “ nga Vitomirica e Pejës me numër të ID kartelës 001830M91 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 1, në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit, për figurim – paraqitje e rrejshme në protokollin zyrtar si I pa qenë në ndeshjen e javës së ; XXX-të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi; A ; BEHARI – GRYKA e zhvilluar në Vitomiricë (raportet e zyrtareve nga ndeshja e zhvilluar)
LIROHET;
nga procedura disiplinore nga shkaku së lojtari I apostrofuar nuk ishte prezent në ditën e zhvillimit të ndeshjes , por së karta identifikuese e të njëjtit është keqpërdorur nga zyrtaret e klubit të futbollit “BEHARI “ nga Vitomirica e Pejës.
MIFTAR RAMA ; kryetrajner i klubit të futbollit “BEHARI“ nga Vitomirica e Pejës në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për mashtrim dhe sjellje në lajthitje të komisionit dhe personit zyrtar , në rastin e aktivizimit të lojtarit të pa identifikuar në emër të lojtarit të pa qenë prezent MERDIN OSMANOVIQ në protokollin zyrtar të ndeshjes së javës së ; XXX-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi A; BEHARI – GRYKA e zhvilluar në Vitomiricë të Pejës (raportet e zyrtarëve nga ndeshja si dhe fotografimi I lojtarit të aktivizuar në atë ndeshje) mbetet në
PROCEDURË TË HAPUR DISIPLINORE
Deri në kompletimin e provave ( vendimin përfundimtar të komisionit disiplinor) . Kërkohet deklarata plotësuese nga trajneri në procedure Miftar Rama, afati datë 14.05.2018 (Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 2. )
Komisioni disiplinor i shkallës së parë në rastin e shqyrtimit të procedurave të iniciuara nga ana e komisionit të garave, konstatoi së kundërvajtësit kryesor lidhur me rastin e evidentimit të lojtarit të pa qenë në protokollin zyrtar të ndeshjes si dhe aktivizimin e lojtarit të pa identifikuar në vend të tij është klubi futbollistik “ BEHARI “ nga Vitomirica dhe zyrtaret e klubit – konkretisht zyrtari i cili në ndeshjen e javës së; XXX-të të Ligës së dytë grupi; A ; kategoria e seniorëve ; BEHARI – GRYKA – e zhvilluar në Vitomiricë të Pejës , jep të dhëna të rreme dhe jo të sakta , në protokollin e ndeshjës dhe ashtu sjellë në lajthim organin e futbollit, lidhur me vërtetimin e gjendjes faktike. Duke iu referuar rastit të apostrofuar komisioni disiplinor sjelli vendim;
HAPPEN PROCEDURAT DISIPLINORE ndaj ;
- Klubit të Futbollit “ BEHARI “ nga Vitomirica e Pejës dhe
- ASMIR ZEKIQ ; përfaqësuesi zyrtari I klubit të futbollit “ Behari “ nga Vitomirica e Pejës për ndeshjen e javës së ; XXX-të ; BEHARI – GRYKA e zhvilluar me datë 05.2018
Obligohet klubi i futbollit “ BEHARI “ nga Vitomirica ( zyrtaret e klubit ) dhe përfaqësuesi zyrtar I përcaktuar nga ana e klubit për atë ndeshje z. Asmir Zekiq që të deponojnë deklarata plotësuese lidhur me rastin e kësaj kundërvajtje
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit për ankesa të shkallës së dytë në afatin kohor prej ; 8 (tetë) ditëve nga data e sjelljes së këtij vendimi – publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 10.05.2018, respektivisht nga data e pranimit të tij. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë 10.05.2018 Kryetari, Dukagjin Zefi d.v.