Komisioni disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur me datë 16.05.2018 – ditë e mërkurë ora 12,00, shqyrtoi procedurat e hapura disiplinore nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara nga ana e komisioneve të garave pas përfundimit të ndeshjeve nga jave e fundit të zhvilluara me datë 12-13.05.2018 dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve zyrtare, konform Dispozitave të Rregullores Disiplinore sjelli këto;
V E N D I M E
KF “ BEHARI “ nga Vitomirica, në procedurë të hapur nga ana e komisionit disiplinor për shkelje të akteve normative të Federatës së Futbollit të Kosovës – Rregullores së garave dhe të disiplinës (për aktivizim të lojtarit të paidentifikuar në vend të lojtarit të paqenë) në ndeshjen e javës së; XXX-të të Ligës së Dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve, grupi A; BEHARI – GRYKA, e zhvilluar në Vitomiricë të Pejës (raportet e zyrtare dhe deklaratat plotësuese nga ana e klubit të futbollit “Behari“ nga Vitomirica);
DENOHET
Me të holla në shumë prej; 1000 euro (njëmijë) në bazë të rregullores disiplinore neni 63 paragrafi 1 pika 9. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data e sjelljes së këtij vendimi – publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 16.05.2018, respektivisht nga data e pranimit të tij.
MIFTAR RAMA; kryetrajner në klubin e futbollit “ BEHARI “ nga Vitomirica e Pejës në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar për mashtrim dhe sjellje në lajthitje të komisionit dhe personit zyrtar në rastin e aktivizimit të lojtarit të pa identifikuar në emër të lojtarit të paqenë në ndeshjen e javës së XXX-të të Ligës së Dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi; A; BEHARI – GRYKA, e zhvilluar në Vitomiricë të Pejës (raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e trajnerit në procedurë);
DENOHET
Me të holla në shumë prej; 200 euro (dyqind) në bazë të rregullores disiplinore, neni 63 paragrafi 1 pika 8. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data e sjelljes së këtij vendimi – publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës, respektivisht nga data e pranimit të tij.
ASMIR ZEKIQ; përfaqësues zyrtar i klubit të futbollit “BEHARI“ nga Vitomirica e Pejës në procedurë të hapur disiplinore nga ana e komisionit të garave për lëshim si përfaqësues zyrtar në aktivizimin dhe paraqitjen e lojtarëve me të drejtë loje në ndeshjen e javës së; XXX-të të Ligës së Dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi; A BEHARI – GRYKA, e zhvilluar në Vitomiricë të Pejës (raportet e zyrtarëve dhe deklaratat plotësuese)
DENOHET
Me ndalesë të kryerjes së funkcioneve zyrtare në klub në kohëzgjatje për; 1 (një) vit për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës si dhe funkcioneve tjera, në bazë të Rregullores Disiplinore neni 63 paragrafi 1 pika 8.
KF “ PRISHTINA“ nga Prishtina në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për manifestim të sjelljeve josportive nga ana e simpatizuesve të saj (fyerjet në kor drejtuar organeve të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe vet Federatës – minutat; 38 dhe 90+4) në ndeshjen e javës së; XXXII-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; LIRIA – PRISHTINA 0:1 e zhvilluar me 11.08.2018 në stadiumin “ Përparim Thaqi “ në Prizren (raportet e zyrtarëve)
DENOHET
Me të holla në shumë prej; 2000 euro (dymijë) në bazë të rregullores disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 3. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar është 15 ditë nga data e sjelljes së këtij vendimi – publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 16.05.2018, respektivisht nga data e pranimit të tij.
KF “LIRIA“ nga Prizreni në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për lëshime në organizimin e ndeshjes (hedhje e gjësendeve në fushë, shisheve plastike PVC pas shënimit të golit nga ana e mysafirëve – rasti recidiv) në ndeshjen e javës së; XXXII-të të Valasuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; LIRIA – PRISHTINA 0:1 e zhvilluar me datë 11.05.2018 në stadiumin “ Përparim Thaqi “ në Prizren (raportet zyrtare)
DENOHET
Me të holla në shumë prej; 1500 euro ( njëmijë e pesëqind) në bazë të Rregullores disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 3 . Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data e sjelljes së këtij vendimi – publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 16.05.2018 – respektivisht nga data e pranimit të tij.
KF “DRITA“ nga Gjilani në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së XXXII-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorimnë e seniorëve; DRITA – TREPÇA ’89 e zhvilluar me 11.05.2018 në stadiumin e qytetit në Gjilan (raportet e zyrtarëve; pas përfundimit të pjesëlojës së parë disa persona konfrontohen me lojtarët dhe shtabin teknik të ekipit mysafir njëherit edhe tentojnë ta sulmojnë përfaqësuesin zyrtar të klubit të futbollit “ Trepça 89 “ nga Mitrovica, z. Arsim Islami, por falë reagimit të shpejtë të policisë sulmi mbetet si tentativë)
DENOHET
Me të holla në shumë prej; 2000 euro (dymijë) në bazë të Rregullores disioplinore neni 40 paragrafi 1 pika 3. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data e sjelljes së këtij vendimi – publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 16.05.2018 , rrespektivisht nga data e pranimit të tij.
FAIK VUÇITERNA; trajner në klubin e futbollit “RAHOVECI“ nga Rahoveci , në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për manifestim të sjelljeve josportive (ofendime drejtuar treshes së gjyqtarëve, organeve të FFK-së dhe i njëjti pas përfundimit të takimit fyen rënd delegatin e zyrtar) në ndeshjen e javës së ; XXIX-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DUKAGJINI – RAHOVECI 3:3 e zhvilluar me datë 13.05.2018 në stadiumin e qytetit në Klinë (raportet zyrtare)
DENOHET
Me të holla në shumë prej; 100 euro (njëqind) në bazë të Rregullores disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 3. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data e sjelljes së këtij vendimi – publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 16.05.2018, respektivisht nga data e pranimit të tij.
EURON HYSENI; lojtar i klubit të futbollit “HAJVALIA“ nga Hajvalia me numër të ID kartelës 010718M98 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës 1, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për sjellje josportive (ofendime drejtuar gjyqtarit kryesor dhe organeve të FFK-së ) në ndeshjen e javës së ; XXIX-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; TREPÇA – HAJVALIA 4:0 e zhvilluar me datë 13.05.2018 në stadiumin olimpik “ Adem Jashari “ në Mitrovicë ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar )
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 2 ( dy ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.
FITIM HOTI; lojtar i klubit të futbollit “LUGU I BARANIT“ nga Lugi i Baranit me numër të ID kartelës 005890M90 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive; 14, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq ( kundërshtim në vendimin e gjyqtarit) në ndeshjen e javës së; XXXI-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; RATKOCI – LUGU I BARANIT e zhvilluar në Ratkocme datë 05.05.2018 ( raportet e zyrtarëve)
DENOHET
Me ndalesë loje për; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 3.
JASIN VEHBIU; lojtar i klubit të futbollit “OPOJA“ nga Opoja me numër të ID kartelës 001588M90 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive; 14 në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq (start i plaejuar në lojtarin kundërshtar) në ndeshjen e javës së; XXXI-të Ligës së Dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi; A; DARDANËT – OPOJA, e zhvilluar me datë 09.05.2018 në Gjakovë (raportet e zyrtare)
DENOHET
Me ndalesë loje për; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 3.
SHKËLZEN BYTYQI; lojtar i klubit të futbollit “DEJNI“ nga Dejni me numër të ID kartelës; 003444M98 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës 1, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për ndëshkim me karton të kuq (sjellje josportive) në ndeshjen e javës së ; XXXI-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi; A; DEJNI – DEQANI, e zhvilluar me datë 09.05.2018 në Ratkoc (raportet zyrtare)
DENOHET
Me ndalesë loje për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 3.
KF “RINIA“ nga Miradia e Fushë Kosovës në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për tërheqje të ekipit nga loja në ndeshjen e rregullt të javës së ; XXVII-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorve; LEPENCI – RINIA e zhvilluar me datë 10.05.2018 në Kaçanik ( raportet zyrtare ) i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës ( grumbullimin e provave dhe vendimin përfundimtar të komisionit). Kërkohet deklarata plotësuese nga zyrtaret e klubit të futbollit “ RINIA “ për tërheqje të ekipit nga ndeshje. Afati datë 18.05.2018 (Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1).
ISMET REÇICA; zyrtar i klubit të futbollit “RINIA” nga Miradia e Fushë Kosovës në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për tërheqje të ekipit – lojtarëve nga loja gjatë zhvillimit të ndeshjes së javës së; XXVII-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë seniorëve; LEPENCI – RINIA e zhvilluar më datë 10.05.2018 në Kaçanik ( raportet zyrtare )
DENOHET
Me ndalesë të kryerjes së funkcioneve në klub në kohëzgjatje për; 1 (një) vit për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 53 paragfai 1 pika 1.
ISA BREZNICA; kryetrajner në klubin e futbollit “RINIA“ në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, si pjesëmarrës në tërheqjen e lojtarëve nga fusha e lojës gjatë zhvillimit të ndeshjes së javës së; XXVII-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorimnë e seniorëve; LEPENCI – RINIA e zhvilluar me datë 10.05.2018 në Kaçanik (raportet zyrtare) i
DENOHET
Me të holla në shumë prej; 200 euro (dyqind) në bazë të Rregullores disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 3. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data e sjelljes së këtij vendimi – publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 16.05.2018, rrespektivisht nga data e pranimit të tij.
KF “ LUFTETARI “ nga Brekoci, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për mosparaqitje në fushë për të zhvilluar ndeshjet ne javën e; XXIX-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve LUFTETARI – DEJNI dhe ndeshjen e javës së ; XXX-të ISTOGU – LUFTETARI (pa arsye nuk është paraqitur në dy ndeshje të garave të përhershme kampionale në vitin e njejtë garues 2017-2018 dhe me këtë ka shkelur nenin 54 të Rregullores disiplinore ;
DENOHET
Me të holla në shumë prej; 1000 euro (njëmijë) në bazë të Rregullores disiplinore neni 54 paragrafi 1 pika .1. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuarnë të holla është 15 ditë nga data e sjelljes së këtij vendimi – publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës , rrespektivisht nga data e pranimit të tij.
SABRI DERMAKU; delegat i Federatës së Futbollit të Kosovës për vëzhgimin e ndeshjeve të Ligës së dytë dhe kategorive të reja, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për lëshime në kryerjen e detyrës së delegatit në ndeshjën e javës së ; së XXVIII-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; ULPIANA – TEFIK ÇANGA e zhvilluar me datë 13.05.2018 në Kaqanik raportet zyrtare)
DENOHET
Me ndalesë në kryerjen e detyrës së delegatit në kohëzgjatje për; 3 (tre) muaj për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 78 paragrafi 1 pika 1.
BEDRI BRAHIMI ; lojtar i klubit të futbollit “TEFIK ÇANGA“ nga Tërni me numër të ID kartelës 005877M87 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive 87 në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për ndëshkim me karton të kuq ( fyerje e gjyqtarit kryesor ) në ndeshjën e javës së XXVIII-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorimnë e seniorëve; ULPIANA – TEFIK ÇANGA e zhvilluar me datë 13.05.2018 në Lipjan ( raportet zyrtare )
DENOHET
Me ndalesë loje për; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizura nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës , në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 3.
SADAT BUNJKAU; trajner në klubin e futbollit të femrave “BAZELI 2015“ nga Kaqaniku, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për manifestim të sjelljeve josportive (ofendime dhe tentim për sulm fizik ndaj gjyqtarit kryesor DRITON PRENIQI) në ndeshjen e javës së ; XI-të të Ligës së futbollit të femrave për grupmoshat e reja U-16; KFF “BAZELI“ – KFF “MITROVICA“ e zhvilluar me datë 13.05.2018 në Kaçanik (raportet zyrtare)
DENOHET;
Me të holla në shumë prej; 100 euro (njëqind) në bazë të rregullores disiplinore nenin 40 paragrafi 1 pika 3. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data e sjelljës së këtij vendimi – publikimit të tij në faqën zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 16.05.2018, respektivisht nga data e pranimit të tij ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafiu 3)
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar Komisionit për ankesa të shkallës së dytë në afatin kohpr prej 8 ( tetë ) ditëve nga data e sjelljes së këtij vendimi – publikimit në faqën zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 16.05.2018, rrespektivisht nga data e pranimit të tij. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë 16.05.2018 Kryetari, Dukagjin Zefi