Komisioni disiplinor shkalla e parë në përbërje Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu dhe Avni Shala – anëtarë në mbledhjen e mbajtur me datë 13.09.2018 (ditë e enjte ora 10.00) shqyrtoi procedurat e inicuara disiplinore nga ana e Komesares së garave pas përfundimit të ndeshjes së javës së ; I (parë) të Superligës së Kosovës për futbollin e femrave; KOSOVA (Pr) – FERONIKELI e zhvilluar në Prishtinë , lidhur me shkeljet e evidentuara, dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve zyrtare dhe deklaratave plotësuese sjelli këto;
V E N D I M E
KFF “ FERONIKELI “ nga Drenasi , në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komesares së garave për shkelje të akteve normative neni 56 paragrafiu 1 pika7 dhe neni 60 (aktivizimit të lojtarës: Arbenita Curraj) në ndeshjen e javës së parë të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e femrave; KOSOVA (Pr) – FERONIKELI si dhe aktivizimit të lojtares në pezullim për shkak të katër kartonave të verdhë Bahtije Miftari po në të njëjtën ndeshje) i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës (vendimin përfundimtar të komisionit). Kërkohet deklarata plotësuese nga KFF “ Feronikeli“ nga Drenasi – zyrtari i saj për atë ndeshje Nezir Dervishi lidhur me rastet e shkëljes së akteve normative në këtë ndeshje. Afati datë 17.09.2018 (Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1)
BAHTIJE MIFTARI; lojtare e klubit të futbollit të femrave “FERONIKELI“ nga Drenasi për aktivizimim si lojtare e pezulluar (aktivizim pas kartonit të katërt të verdhë) në ndeshjen e javës së parë për futbollin e femrave; KOSOVA – FERONIKELI, e zhvilluar në Prishtinë, i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e provave (vendimin përfundimtar të komisionit). Kërkohet deklarata plotësuese e lojtares Bahtije Miftari lidhur me rastin. Afati datë 17.09.2018 (Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1)
ARBENITA CURRAJ; lojtare me regjistrime të dyfishta, për aktivizim pa të drejtë loje në ndeshjen e javës së parë të Superligës së Kosovës për futbollin e femrave; KOSOVA – FERONIKELI e zhvilluar në Prishtinë (shkellje e Rregullores disiplinore neni 56 paragrafi 1 pika7 dhe neni 60 paragrafi 1 pika7 dhe neni 60 paragrafi 1 pika 3)
PEZULLOHET
Pa të drejtë loje deri në kompletimin e lëndës – provave (deri në vendimin përfundimtar të komisionit disilpinor) për të gjitha ndeshjet zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbolit të Kosovës. Kërkohet deklarata plotësuese nga futbollistja e pëzulluar, Arbenita Curraj. Afati datë 17.09.2019 (Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1)
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit të shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afatin kohor prej 8 (tetë) ditëve nga data e sjelljes së këtij vendimi – publikimit të tij në Faqën zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 13.09.2018 . Ankesa e ushtuar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e këtij vendimi.
Prishtinë, datë 13.09.2018
Kryetari, Dukagjin Zefi