Komisioni Disiplinor i shkallës së parë, në përbërje; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 14.09.2018 ditë e premte ora 13,00, shqyrtoi procedurat e inicuara disiplinore nga ana e Komisioneve të Garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve zyrtare konform Dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto;
 
V E N D I M E
 
KF “ BALLKANI “ nga Suhareka në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për lëshime të pjesërishme në organizimin e ndeshjes (minuta e 70 grupi i tifozerisë së klubit nikoqir manifeston sjellje jo të lejuara duke ofenduar lojtarin e ekipit mysafir me numër 21 Argjend Mustafa) së javës së; IV ( katërt ) të IPKO-SUPERLIGËS së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; BALLKANI – PRISHTINA e zhvilluar me datë 11.09.2018 në stadiumin e qytetit në Suharekë (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar)
DENOHET
Me shqiptimine masës disiplinore të QORTIMIT, në bazë të Rregullores disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 2.
ARGJEND MUSTAFA; lojtar i klubit të futbollit “PRISHTINA“ nga Prishtina me numër të ID kartelës; 001045M93 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës 21 në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për manifestim të sjelljeve jo të lejuara drejtuar publikës nikoqire në ndeshjën e javës së ; IV-të (katërt) të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në Futboll për kategorinë e seniorëve; BALLKANI – PRISHTINA e zhvilluar me datë 11.09.2018 në stadiumin e qytetit në Suharekë (raportet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar);
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT, në bazë të Rregullores disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 2.
FETI MURSELI; drejtor në klubin e futbollit “ DRITA” nga Gjilani në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për sjellje josportive (ofendime drejtuar gjyqtarit të katërt ; Dardan Çaka) në ndeshjën e javës së ; IV (katërt) të IPKO SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; DRITA – LLAPI e zhvilluar me datë 12.09.2018 në stadiumin e qytetit në Gjilan (raportet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar)
DENOHET
Me të holla në shumë prej ; 150 euro (njëqind e pesëdhjetë) euro në bazë të Rregullores disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 3 dhe nenit 10 paragrafi 3.
Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data e sjelljës së këtij vendimi datë 14.09.2018 (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1)
KF “DRENICA” nga Skënderaj në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për lëshime të pjesërishme në organizimin e ndeshjes (minuta e 87 hedhja e dy shisheve të PVC në fushë gjatë ndërrimit të lojtarit) së javës së ; IV ( katërt ) të IPKO –SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DRENICA – GJILANI e zhvilluar me datë 11.09.2018 në stadiumin “Bajram Aliu“ në Skënderaj (raportet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar);
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT, në bazë të Rregullores disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 2.
ANJEZA REXHEPI; lojtare e klubit të Futbollit të Femrave “ VIZIONI 2015 “ nga Kaqaniku me numër përsonal ; 1240207733 (në mugesë të ID kartelës) dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës; 11, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komesares së Garave, për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e javës së; II-të të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e femrave – senioret); KFF BAZELI 2015 – KFF VIZIONI e zhvilluar me datë 13.09.2018 në Kaqanik (raportet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar)
DENOHET
Me ndalesë loje për; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 3.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit për ankesa të shkallës së dytë në afatin kohor prej 8 (tetë) ditëve nga data e sjelljës së këtij vendimi – publikimit të tij në faqën zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 14.09.2018. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë 14.09.2018
Kryetari, Dukagjin Zefi