Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Dukagjin Zefi ; kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 05.10.2018 ditë e premtë ora 12,00 , shqyrtoi procedurat e hapura disiplinore nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara nga ana e komisionit të garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit të zhvilluara me datë03-04.2018 dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve, konform Dispozitave të Rregullores disiplinore nxjerri këto;
V E N D I M E
ARDIAN BASHA ; ndihmëstrajnerënëklubin e futbollit “ BALLKANI “ nga Suhareka me numër tëID kartelës;003205M83, në procedurë të hapur disiplinore nga ana e komisionit për largim nga hapsira teknike ( minuta 55 – kundërshtim në vendimin e asistentit ) në ndeshjën e javës së ; VII-të të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DRENICA – BALLKANI e zhvilluar me 28.09.2018 në stadiumin “ Bajram Aliu “ në Skënderaj ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar )
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT në bazë të Rregullores disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 2
AFRIM TOVERLANI ; kryetrajner në klubin e futbollit “ FERIZAJ “ nga Ferizaj nëprocedurë të hpur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit për shkelje të kodit të etikës sportive ( komentimi Referimi) pas përfundimit të ndeshjës së javës së ; VII-të tëIPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; TREPÇA 89 – FERIZAJ e zhvilluar me datë 28.09.2018 në stadiumin “ Rizah Lushta “ në Mitrovicë ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar );
DENOHET
me të holla në shumë prej ; 150 euro ( njëqind e pesdhjetë ) në bazë të Rregullores disiplinore neni 59 pika 2 paragrafi 1 /2. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data e sjelljës së këtij vendimi datë 05.10.2018- publikimit të tij në faqën zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 ).
KF “ PRISHTINA “ nga Prishtina nëprocedurë të hapur disiplinore nga ana e komisionit për manifestim të sjelljeve të gabuara nga ana e spektatorëve të klubit ( ofendime të rënda drejtuar kryetrajnerit Mirel Josa) në ndeshjën e javës së ; VII-të tëIPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve PRISHTINA – FLAMURTARI e zhvilluar me datë 30.09.2018 në stadiumin “ Fadil Vokrri “ në Prishtinë ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar )
DENOHET
Me të holla në shumë prej ;1000 euro ( njëmijë ) në bazë të Rregullores disiplinore neni 59 pika 1 paragrafi 1//4 dhe neni 10 paragrafi 2 pika 1 . Afati I pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data e sjelljës së këtij vendimi datë 05.10.2018 – publikimit të tij në faqën zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 )
KF “ GJILANI “ nga Gjilani në ptrocedurë të hapur disiplinore nga ana e komisionit, për mënifestim të sjelljeve të gabuara nga ana e spektatorëve të klubit ( hudhje e gjasenndeve në fushë; shisheve PVC, minuta e 75 si dhe fyerje dhe ofendime në kor drejtuar ekipit rival ) në ndeshjën e javës së ; VII-të , tëIPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; GJILANI – DRITA e zhvilluar me datë 30.09.2018 në stadiumin e qytetit në Gjilan ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar ) ;
DENOHET
Me të holla në shumë prej ; 1000 euro ( njëmijë ) në bazë të Rregullores disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 2 pika 1. Afati I pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data e sjelljës së këtij vendimi datë 05.10.2018 – publikimit të tij në faqën zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 ).
KF “ DRITA “ Nga Gjilani nëprocedurë të hapur disiplinor nga ana e komisionit për sjellje të gabuara nga ana e spektatorëve të klubit të tyre ( hudhje e gjasendeve në fushë PVCpara dhe pas përfundimit të takimit ) në ndeshjën e javës së ; VII-të tëIPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; GJILANI – DRITA e zhvilluar me datë 30.09.2018 në stadiumin e qytetit në Gjilan ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar );
DENOHET
Me të holla në shumë prej ;1000 euro ( njëmijë ) në bazë të Rregullores disiplinore neni 51 paragrafi 1 pika 1 dhe neni 10 paragrafi 2 pika 1. Afati I pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data e sjelljës së këtij vendimi – publikimit të tij në faqën zyrtare të Federatës së Futbollit tëKosovës .( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 ).
KF “ BASHKIMI “ nga Koretini, nëprocedurë të hapur disiplinore nga ana e komisionit , për lëshime në organizimin e ndeshjës ( pas përfundimit të ndeshjes pati tentime për të sulmuar zyrtaret e takimit në veqanti gjyqtarin kryesor Bajram Gashi si dhe veprime tjera të gabuara; shpuarja e gomave dhe gërvishja e veturës së zyrtarëve ) së javës së ; VI-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; BASHKIMI – BESA e zhvilluar me 30.09.2018 në stadiumin e klubit në Koretin ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluarnë Koretin );
DENOHET
Me të holla në shumë prej ; 1000 euro ( njëmijë ) në bazë të rregullores disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 2 pika 2. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data e sjelljës së këtij vendimi, datë05.10.2018 – publikimit të tij në faqën zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 ).
LEOTRIM ARIFI ; lojtar i klubit të futbollit “ BASHKIMI “ nga Koretini me numër tëID kartelës; 000154M92 dhe licencuar në Federatëbn e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive 19, nëprocedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për ndëshkim me karton të kuq ( ndërhyrje e palejuarnë lojtarin kundërshtar ) në ndeshjën e javës së ; VII-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; ISTOGU – BASHKIMI e zhvilluar me datë 03.10.2018 në stadium “ Demush Maraj “ në Istog ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar )
DENOHET
Me ndalesë loje për ;2 ( dy ) ndeshje publike ( zyrtare ) të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 3.
PATRIOT FAZLIU ; lojtar i klubit të futbollit “ BASHKIMI “ nga Koretini me numër tëID kartelës;000967M95 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës 5, nëprocedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit, për paraqitje nga ana e delegatit : Gani Dautaj ( si nxitës i tifozerisë për të sulmuar gjyqtarin kryesor Bajram Gashi ) në ndeshjën e javës së ; VI-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; BASHKIMI – BESA e zhvilluar me datë 30.09.2018 në Koretin; në mungesë të provave valide ;
LIROHET
nga procedura e pezullimit dhe së i njejti ka të drejtë loje në ndeshjët publike vijuese të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.
KASTRIOT REXHA ; lojtar i klubit të futbollit “ FERONIKELI “ nga Drenasi me numër të ID karteles; 000281M88 dhe numrin e fanellës sportive; 24 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës; nëprocedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjën e javës së ; VIII-të të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; LLAPI – FERONIKELi e zhvilluar me datë 03.10.2018 në stadiumin “ Zahir Pajaziti “ në Drenas ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar )
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje publike ( zyrtare ) sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 3.
EDMOND TURKU ; lojtar i klubit të futbollit “ BESA “ nga Peja me numër tëID kartelës; 009479M89 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës ; 5, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq (ngacmim me lojtarin kundërshtar ) në ndeshjën e javës së ; VII-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; BESA –VUSHTRRIA e zhvilluar me datë 03.10.2018 në stadiumin “ ShahinHaxhiislami “ në Pejë ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar Edmond Turku );
DENOHET
Me ndalesë loje për; 2 ( dy ) ndeshje publike ( zyrtare ) sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 3.
BESART VESELI ; ; lojtar i klubit të futbollit “ VUSHTRRIA “ nga Vushtrria me numër tëID kartelës;003130M92 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive 7, nëprocedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për ndëshkim me karton të kuq ( ngacmim me lojtarin kundërshtar ) në ndeshjën e javës së ; VII-të të Ligës sëparë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; BESA – VUSHTRRIA e zhvilluar me datë 03.10.2018 në stadiumin “ Shahin Haxhiislami “ në Pejë ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar si dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar Besart Veseli );
DENOHET
Me ndalesë loje për; 2 ( dy ) ndeshje publike ( zyrtare ) sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 3.
KF “ LLAPI “ nga Podujeva në procedure të inicuar nga ana e komisionit të garave,për lëshime në orgnizim ( fyerje në korë nga ana e spectatorëve të klubit të tyre drejtuar ekipt mysafir minutat 34 dhe 83 si dhe hudhje e gjasendeve ; shisheve të PVC në fushë pas përfundimit të ndeshjës ) së javës së ; VIII-të tëIPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; LLAPI – FERONIKELI e zhvilluar më datë ; 03.10.2018 në stadiumin “ Zahir Pajaziti “ në Podujevë ( Raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar )
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës – provave . Kërkohet raport plotësuese nga klubi futbollistik “ Llapi “ nga Podujeva – zyrtarit të klubit për atë ndeshje ; Muhamet Rexhepi , lidhur me rastin, afati datë 08.10.2018 ( Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1 )
KF “ FERIZAJ : nga Ferizaj në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për lëshime në organizim ( hudhje e gjasendeve ; shportes – kantes me mbetyrina të bërllogut në drejtim të asistentit të dytë Artan Latifi ) në ndeshjen e javës së ; VIII-të tëIPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FERIZAJ – DRENICA e zhvilluar me datë 02.10.2018 në Ferizaj ( stadiumi – fusha me bari artificial ; raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar ) i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës – provave. Kërkohet raport plotësuese nga klubi futbollistik “ Ferizaj “ nga Ferizaj – zyrtari klubit për atë ndeshje ; Nadir Haxhimusa lidhur me rastin. Afati datë 08.10.2018 ( Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1 ).
ALBAN DRAGUSHA ; ndihmëstrajnerr në klubin e futbollit “ RAMIZ SADIKU “ nga Prishtina në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për largim nga hapsira teknike e bankinës së lojtarëve reserve ( sjellje jo korrekte ndaj gjyqtarit të takimit )në ndeshjën e javës së ; VII-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; KIKA – RAMIZ SADIKU e zhvilluar me datë10.2018 e zhvilluar në Hogosht ( raportet e zyrtarëve të ndeshjës );
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore tëQORTIMIT në bazë të Rregullores disiplinore neni 40 paragrafi
1 pika 2.
DEFRIM HOTI ; lojtar i klubit të futbollit “ DEJNI “ nga Dejni i Rahovecit me numër tëID kartelës ; 010733M97 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive 9, nëprocedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq ( ofendime drejtuar gjyqtarit kryesor ) në ndeshjën e javës së VI-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi; A; LUGU I BARANIT – DEJNI e zhvilluar me datë 30.09.2018 në L. Baran (raporttet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar ) ;
DENOHET
Me ndalesë loje për ;2 ( dy ) ndeshje publike ( zyrtare ) sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës , në bazë të Rregullores disiplinore neni 41 paragrafi 2 pika a/3
BESMIR SHALA ; lojtar i klubit të futbollit “ PASHTRIKU “ nga Rogova e Hasit me numër tëID kartelës;011538M97 dhe licencuarnë Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive 12, nëprocedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq ( ofendim dhe tentim sulmi në gjyqtarin kryesor të takimit ) në ndeshjën e javës së ; VI-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi A; VËLLAZËRIA – PASHTRIKU e zhvilluar me datë 30.09.2018 në Prizren ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar );
DENOHET
Me ndalesë loje për ;3 ( tri ) ndeshje publike ( zyrtare ) sipas radhës të otrganizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 41 paragrafi 2 pika c/1
GAZMEND BERISHA ; lojtar i klubit të futbollit “ PASHTRIKU “ nga Rogova e Hasit me numër tëID kartelës;011646M86 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës soportive 5, në procedure të inicuar disiplinorë nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq ( ofendim dhe tentim sulmi në gjyqtarin e takimit ) në ndeshjën e javës së ; VI-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; grupi A; VËLLAZËRIA – PASHTRIKU e zhvilluar me datë 30.09.2018 në Prizren ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar )
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 3( tri ) ndeshje publike ( zyrtare ) sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës , në bazë të Rregullores disiplinore neni 41 paragrafi 2 pika c/3
DRITON ELSHANI ; lojtar i klubit të futbollit “ PASHTRIKU “ nga Rogova e Hasit, me numër tëID kartelës; 011553M94 dhe licencuarnë Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës 14, nëprocedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq ( ndërhyrje e palejuar në lojtarin kundërshtar ) në ndeshjën e javës së ; VI-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; grupi A; VËLLAZËRIA – PASHTRIKU e zhvilluar me datë 30.09.2018 në Prizren ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar );
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje publike (zyrtare ) sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 42 paragrafi 1 pika 1.
KF “ BASHKIMI “ nga Gjilani nëprocedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për mosparaqitje në terren – fushë për të zhvilluar ndeshjen e javës së VI-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi B; RINIA – BASHKIMI e paraparë për tëu zhvilluar me datë 30.09.2018 në Miradi të Fushë Kosovës ( raportet e zyrtarëve të deleguar në ndeshje );
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT në bazë të Rregullores disiplinore neni 8 pika 4/b
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit për ankesa të shkallës së dytë në afatin kohor prej 8 ( tetë ) ditëve nga data e sjelljës së këtij vendimi – publikimit të tij në faqën zyrtare të Federatë së Futbollit të Kosovës datë 05.10.2018. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë 05.10.2018
Kryetari, Dukagjin Zefi